• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 8 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kappa Oil përfaqëson Shqipërinë në panairin ndërkombëtar “Autopromotec 2025” në Bolonja

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Qershor, 2025
në Ekonomi
A A
0
Kappa Oil përfaqëson Shqipërinë në panairin ndërkombëtar “Autopromotec 2025” në Bolonja
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kompania shqiptare “Kappa Oil” ishte pjesë e panairit më të rëndësishëm ndërkombëtar për industrinë automobilistike, “Autopromotec 2025”, i mbajtur në Bolonja të Italisë nga 21 deri më 24 maj. Me afro 98 mijë pjesëmarrës nga 130 vende, ky edicion i 30-të shënoi një rekord të ri dhe u konfirmua si një ngjarje qendrore për sektorin.

E themeluar në Shqipëri në vitin 1992 nga z. Krenar Lasko, “Kappa Oil” ishte një nga kompanitë përfaqësuese shqiptare në këtë panair, me stendën e saj që tërhoqi vëmendjen e qindra vizitorëve çdo ditë. Si kompania e parë në vend për vajra lubrifikantë dhe aksesorë automjetesh, “Kappa Oil” është tashmë një emër i njohur me eksperiencë 33-vjeçare dhe bashkëpunime të zgjeruara në tregje ndërkombëtare.

Presidenti i kompanisë, Krenar Lasko, deklaroi se pjesëmarrja në panaire si Autopromotec është thelbësore për zhvillimin dhe hapjen e tregjeve të reja: “Përmes këtyre eventeve kemi lidhur kontrata të rëndësishme në Angli, Portugali, Slloveni, Itali, Bjellorusi, Marok dhe Egjipt. 87 për qind e prodhimit të kompanisë sonë në sektorin e tapeteve dhe moketeve eksportohet jashtë Shqipërisë.”

Sipas organizatorëve të panairit, “Autopromotec 2025” regjistroi 97,348 pjesëmarrës gjatë katër ditëve të zhvillimit, me një mesatare ditore prej mbi 24 mijë vizitorësh profesionistë. Përfaqësimi ndërkombëtar ishte i lartë, me 1692 kompani nga 46 vende, ku 49 për qind ishin të huaja.

Krahas ekspozimit të produkteve, panairi përfshiu edhe forume dhe diskutime mbi të ardhmen e industrisë, me fokus te qëndrueshmëria, dixhitalizimi dhe risitë teknologjike. Organizatorët njoftuan se panairi mori certifikatën ISO 20121 për menaxhimin e qëndrueshëm të eventit, duke reflektuar përkushtimin për standarde të larta mjedisore dhe sociale.

Pas këtij suksesi, edicioni i ardhshëm i panairit “Autopromotec” është parashikuar të mbahet në vitin 2027. “Kappa Oil” ka paralajmëruar tashmë pjesëmarrjen e saj, me objektivin për të rritur më tej praninë dhe ndikimin e saj në tregun global të produkteve automobilistike. /skyweb.al

Etiketat: kappa oilpanair
Artikulli para

Rritja e komisioneve jep efekt, shqiptarët po i largohen sporteleve në banka dhe i drejtohen aplikacioneve dhe bankomateve

Artikulli pas

Bankat, të gatshme për të financuar PPP-të, por duan lehtësira nga BSH

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

AKSIDENTET/ Të rinj dhe të “pamatur” në timon? Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm
Ekonomi

Rrugët bëhen më të rrezikshme, rritet fatura: 175 mijë lekë dëmi mesatar për automjetet

7 Shtator, 2026
Huawei dhe Xiaomi sfidojnë Apple, hedhin në treg telefonat e rinj palosshëm
Ekonomi

Huawei dhe Xiaomi sfidojnë Apple, hedhin në treg telefonat e rinj palosshëm

7 Shtator, 2026
Nafta e shtrenjtë dhe tensionet gjeopolitike godasin tregjet e aksioneve
Ekonomi

Nafta e shtrenjtë dhe tensionet gjeopolitike godasin tregjet e aksioneve

7 Shtator, 2026
Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim
Ekonomi

Shqiptarët paguan 70 mln euro për të rivlerësuar pronat

7 Shtator, 2026
Një në pesë banorë, nën 18-të vjeç/ Si renditet Shqipëria krahasuar me rajonin dhe botën?
Ekonomi

Një në pesë banorë, nën 18-të vjeç/ Si renditet Shqipëria krahasuar me rajonin dhe botën?

7 Shtator, 2026
Vështirësohet blerja e banesave në Greqi nga shqiptarët
Ekonomi

Vështirësohet blerja e banesave në Greqi nga shqiptarët

7 Shtator, 2026
Artikulli pas
Bankat, të gatshme për të financuar PPP-të, por duan lehtësira nga BSH

Bankat, të gatshme për të financuar PPP-të, por duan lehtësira nga BSH

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Po i hamë vaktet në orarin e gabuar, kur është koha më e mirë për darkë
Shëndet

Po i hamë vaktet në orarin e gabuar, kur është koha më e mirë për darkë

Nga Editor
10 Gusht, 2026
0

Nuk ka rëndësi vetëm çfarë hani – ora biologjike e trupit tuaj luan një rol të rëndësishëm në mënyrën se...

Lexo të plotë
A do ta rrisë Euroja digjitale pavarësinë financiare të Europës?

A do ta rrisë Euroja digjitale pavarësinë financiare të Europës?

25 Prill, 2026
Spiropali në kafe pranë Parlamentit, takimi i saj me personazhin Indrit Aliu Kolleshi që po “çmend” socialistët pas thirrjes për reflektim ndaj protestave

“Maxhorancës i duhet vetëpastrim” dhe një sqarim i nevojshëm nga Elisa Spiropali për takimin me një personazh si Indrit Aliu Kolleshi

4 Korrik, 2026
Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të Dionis Teqjas

Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të Dionis Teqjas

6 Maj, 2026
Avionë dhe jahte, “fiksime” e shtrenjta të Ermal Beqirit, një ndër kokat e skandalit AKSHI krahas Ergys Agasit

Jo vetëm avioni, SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Ermal Beqirajt në Francë

30 Korrik, 2026

Të Fundit

PËRGJIMI BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika

PËRGJIMI BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika

7 Shtator, 2026
Ahmetaj: Ditën që doli urdhërarresti im, Veliaj festoi me uiski! Do të hapte shishe tjetër kur unë të vdisja në burg

Ahmetaj: Ditën që doli urdhërarresti im, Veliaj festoi me uiski! Do të hapte shishe tjetër kur unë të vdisja në burg

7 Shtator, 2026
AKSIDENTET/ Të rinj dhe të “pamatur” në timon? Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm

Rrugët bëhen më të rrezikshme, rritet fatura: 175 mijë lekë dëmi mesatar për automjetet

7 Shtator, 2026
Pse pacientët nga vendet e zhvilluara po fluturojnë drejt Kinës për të trajtuar kancerin

Pse pacientët nga vendet e zhvilluara po fluturojnë drejt Kinës për të trajtuar kancerin

7 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr