• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Më shumë se 1 në 3 makina ngelin në kolaudim prej gazrave në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Mars, 2026
në Ekonomi
A A
Siguria teknike, një në katër makina në Shqipëri nuk e kalon kolaudimin në herën e parë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Më shumë se një në tre automjete që nuk kalojnë kontrollin teknik në Shqipëri dështojnë për shkak të problemeve me sistemin e gazrave, duke treguar se ndotja dhe gjendja e dobët e motorëve dhe sistemi i shkarkimit mbetet një nga problemet më të përhapura të flotës së makinave në vend.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë dy muajve të parë të vitit 2026, në periudhën janar-shkurt, plot 16.301 automjete nuk kanë arritur të kalojnë kolaudimin.

Shifrat tregojnë se shkaku kryesor i dështimit lidhet me sistemin e shkarkimit të gazrave. Rreth 34.5 për qind e automjeteve që nuk kalojnë kontrollin teknik rezultojnë me probleme pikërisht në këtë sistem. Defektet në shkarkimin e gazrave ndikojnë drejtpërdrejt jo vetëm në funksionimin e motorit, por edhe në rritjen e ndotjes së ajrit.

Një pjesë tjetër e konsiderueshme e mjeteve rezultojnë me mangësi vizuale dhe funksionale, që përbëjnë rreth 30 për qind të rasteve të automjeteve që nuk kalojnë kontrollin teknik.

Ndërkohë rreth 20 për qind e mjeteve kanë probleme në sistemin e drejtimit dhe të amortizimit, elementë thelbësorë për stabilitetin e automjetit gjatë lëvizjes.

Po ashtu rreth 15.5 për qind e automjeteve dështojnë në kolaudim për shkak të problemeve në sistemin e frenimit, një nga komponentët më kritikë për sigurinë rrugore.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të kontrollojnë rregullisht gjendjen teknike të automjeteve dhe të kryejnë mirëmbajtjen e nevojshme, pasi një automjet në gjendje të mirë teknike është një faktor kyç për sigurinë në rrugë dhe për mbrojtjen e mjedisit. /skyweb.al

Artikulli para

Autoriteti i Konkurrencës nis verifikimet në Korçë pas njoftimeve për shtrenjtim të bukës

Artikulli pas

ERE ruan tarifat preferenciale për energjinë e ujësjellësave

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP
Ekonomi

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut
Ekonomi

Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut

21 Tetor, 2026
Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve
Ekonomi

Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
ERE ruan tarifat preferenciale për energjinë e ujësjellësave

ERE ruan tarifat preferenciale për energjinë e ujësjellësave

Të Përzgjedhura

“Oh sa mirë me qenë administratë!” Paga mesatare në Shqipëri kalon 840 euro, kush ka rrogë më të lartë!
Ekonomi

SKEMA E PENSIONEVE/ Qeveria pritet të rrisë pagën minimale (për efekt të deklarimit) dhe kjo nuk është çudi të rrisë edhe më tepër çmimet

Nga SkyWeb
14 Nëntor, 2025
0

nga Skyweb.al Skema e pensioneve është kthyer në një gropë të thellë dhe ky është realiteti i të paktën 20...

Lexo të plotë
Si u zhdukën nën hundën e doganave verërat 100-vjeçare të Ergys Agasit, Dorian Doka i doganave hesht

IRONIA/Qeveria shpall regjistrin e verës pas “avullimit” të kantinës luksoze të Ergys Agasit nën hundën e doganave

6 Janar, 2026
Biznesi i kërkon qeverisë masa lehtësuese urgjente për karburantet

Biznesi i kërkon qeverisë masa lehtësuese urgjente për karburantet

22 Prill, 2026
Pse duhet t’i ndërroni çarçafët më shpesh?

Pse duhet t’i ndërroni çarçafët më shpesh?

8 Janar, 2026
Nën presion nga Kina, prodhuesit europian të makinave janë të kënaqur me marrëveshjen BE-Indi, por mund të ishte edhe më mirë

Nën presion nga Kina, prodhuesit europian të makinave janë të kënaqur me marrëveshjen BE-Indi, por mund të ishte edhe më mirë

30 Janar, 2026

Të Fundit

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

22 Tetor, 2026
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr