• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Jeni në rrezik nëse konsultoheni me “Doktor Chat-in” për problemet tuaja shëndetësore

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Mars, 2026
në Kryesore, Shëndet
A A
Jeni në rrezik nëse konsultoheni me “Doktor Chat-in” për problemet tuaja shëndetësore
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një studim i ri shkencor ka ngritur pikëpyetje mbi besueshmërinë e inteligjencës artificiale kur përdoret për këshilla mjekësore urgjente.

Sipas një kërkimi të publikuar në revistën shkencore Nature, sistemi ChatGPT Health shpesh nuk arrin të identifikojë saktë situatat kur një pacient duhet të kërkojë ndihmë urgjente mjekësore.

Studimi tregon se ndërsa sistemi performon mirë në raste tipike dhe të qarta, ai nënvlerëson më shumë se gjysmën e rasteve që në realitet kërkojnë trajtim emergjent.

ChatGPT përdoret gjerësisht për këshilla shëndetësore. Sipas OpenAI, më shumë se 230 milionë njerëz çdo javë i drejtohen këtij sistemi për pyetje që variojnë nga siguria e ushqimeve deri tek menaxhimi i alergjive apo trajtimi i simptomave të zakonshme si ftohja.

Por studiuesit paralajmërojnë se në situata ku rreziku nuk është menjëherë i dukshëm, sistemi mund të japë rekomandime të pasakta.

Autorët e studimit krijuan 60 skenarë klinikë nga 21 specialitete të ndryshme mjekësore, duke përfshirë raste nga probleme të lehta që mund të trajtohen në shtëpi deri tek emergjenca të vërteta mjekësore. Për çdo skenar, tre mjekë të pavarur përcaktuan nivelin e duhur të urgjencës sipas udhëzimeve të 56 shoqatave mjekësore.

Rezultatet treguan se ChatGPT Health identifikon mirë emergjencat klasike, si goditja në tru apo reaksionet e rënda alergjike. Megjithatë, në disa raste më të ndërlikuara sistemi nuk rekomandoi ndihmë urgjente edhe kur rreziku ishte i lartë.

Në një nga skenarët e analizuar, sistemi arriti të dallojë shenjat e hershme të dështimit të frymëmarrjes tek një pacient me astmë, por megjithatë sugjeroi pritje në vend të një vizite urgjente në spital.

Studimi analizoi gjithashtu mënyrën se si sistemi reagon kur përdoruesit shprehin mendime për vetëdëmtim apo vetëvrasje. Edhe në këtë rast u konstatuan mospërputhje. Sistemi duhet të sugjerojë menjëherë kërkimin e ndihmës dhe kontaktimin e linjave të krizës, por gjatë testimeve ky mesazh u shfaq në mënyrë jo të qëndrueshme.

ChatGPT Health u prezantua nga OpenAI në janar të vitit 2026 dhe lejon përdoruesit të lidhin të dhënat e tyre shëndetësore, si kartelat mjekësore apo aplikacionet e mirëqenies, për të marrë përgjigje më të personalizuara.

Megjithatë, autorët e studimit nuk rekomandojnë që përdoruesit të heqin dorë nga këto mjete teknologjike. Sipas tyre, inteligjenca artificiale mund të jetë një ndihmë e dobishme në sistemin shëndetësor, por nuk duhet të zëvendësojë gjykimin klinik të mjekëve.

Ekspertët këshillojnë që në rast simptomash serioze si dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje, reaksione të forta alergjike apo ndryshime në gjendjen mendore, pacientët duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore dhe të mos mbështeten vetëm tek përgjigjet e një chatboti.

Sipas studiuesve, zhvillimi i inteligjencës artificiale është i shpejtë dhe performanca e këtyre sistemeve mund të përmirësohet me përditësime të vazhdueshme, por përdorimi i tyre kërkon ende kujdes dhe mbikëqyrje profesionale. /euronews.com

Etiketat: chat gpt
Artikulli para

Si lindi 8 Marsi, historia, simbolika dhe rëndësia e Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Artikulli pas

Kompania ANK e Agim Kolës akuzohet për nxjerrje inertesh dhe shkatërrim të lumenjve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP
Ekonomi

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kompania ANK e Agim Kolës akuzohet për nxjerrje inertesh dhe shkatërrim të lumenjve

Kompania ANK e Agim Kolës akuzohet për nxjerrje inertesh dhe shkatërrim të lumenjve

Të Përzgjedhura

Një familje e madhe, simboli i ri pasurisë
Ekonomi

Një familje e madhe, simboli i ri pasurisë

Nga SkyWeb
25 Gusht, 2025
0

Dikur simbolet e statusit për të pasurit identifikoheshin me çanta luksoze, makina sportive apo orë të shtrenjta. Por sipas një...

Lexo të plotë
Ndryshimet klimatike kërcënojë Venecian, a do t’i mbijetojë shekullit XXI qyteti historik

Ndryshimet klimatike kërcënojë Venecian, a do t’i mbijetojë shekullit XXI qyteti historik

18 Shkurt, 2026
Europa një hap më pranë: One Albania prezanton planet risi të Roaming me BE

Europa një hap më pranë: One Albania prezanton planet risi të Roaming me BE

20 Maj, 2026
Rama: “Shumica nuk na voton se jemi më të mirët, por të tjerët janë kashtë e ko*e që s’i duhen as dreqit”

Rama: “Shumica nuk na voton se jemi më të mirët, por të tjerët janë kashtë e ko*e që s’i duhen as dreqit”

15 Nëntor, 2025
Harrojeni implantin! Shkencëtarët po përpiqen të rigjenerojnë dhëmbin

Harrojeni implantin! Shkencëtarët po përpiqen të rigjenerojnë dhëmbin

20 Korrik, 2026

Të Fundit

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr