• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 15 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

BE-ja nuk ka shumë oreks të përzihet me llogaritë e Trumpit dhe Netanyahut në Gjirin Persik

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Mars, 2026
në Aktualitet
A A
0
BE-ja nuk ka shumë oreks të përzihet me llogaritë e Trumpit dhe Netanyahut në Gjirin Persik
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, të mbledhur në Bruksel, nuk kanë mbështetur zgjerimin e misionit detar europian në Ngushticën e Hormuzit, pavarësisht presionit të shtuar nga Shtetet e Bashkuara për të garantuar sigurinë e këtij korridori strategjik të naftës.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, deklaroi se vendet anëtare nuk kanë shfaqur gatishmëri për të zgjeruar mandatin e misionit detar “Aspides” drejt Hormuzit, edhe pse ka diskutime për forcimin e kapaciteteve të tij.

Sipas saj, ministrat ranë dakord se operacioni duhet të përforcohet pasi aktualisht ka pak mjete detare në dispozicion, por nuk ka mbështetje për një përfshirje më të thellë në zonën ku po përshkallëzohet konflikti.

“Diskutuam që misioni duhet të forcohet sepse nuk ka shumë mjete detare. Por për zgjerimin e mandatit për të mbuluar Ngushticën e Hormuzit nuk pati gatishmëri nga shtetet anëtare. Askush nuk dëshiron të hyjë aktivisht në këtë luftë”, u shpreh Kallas.

Takimi i ministrave të jashtëm u zhvillua një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se NATO mund të përballet me një “të ardhme shumë të keqe” nëse aleatët nuk ndihmojnë SHBA për të mbrojtur lundrimin në Ngushticën e Hormuzit.

Konflikti me Iranin ka shkaktuar një nga goditjet më të mëdha në furnizimin global me naftë, duke çuar çmimet mbi 100 dollarë për fuçi dhe duke rritur shqetësimet për stabilitetin e tregjeve energjetike.

Misioni europian “Aspides”, i krijuar në shkurt të vitit 2024, është një operacion mbrojtës që synon të mbrojë anijet tregtare dhe lirinë e lundrimit pas sulmeve të përsëritura ndaj transportit detar nga rebelët Houthi të mbështetur nga Irani.

Operacioni monitoron një zonë të gjerë që përfshin Detin e Kuq, Gjirin e Adenit, Detin Arabik, Gjirin e Omanit, Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit.

Megjithatë, kërkesa e fundit e Uashingtonit nuk ka gjetur mbështetje të gjerë në Europë. Para takimit, ministri i Jashtëm i Gjermanisë përjashtoi pjesëmarrjen e vendit të tij në këtë operacion, ndërsa Rumania theksoi se duhet të përqendrohet në kapacitetet detare në Detin e Zi.

Edhe Luksemburgu shprehu rezerva për përfshirjen ushtarake në rajon. Ministri i Jashtëm Xavier Bettel deklaroi se Bashkimi Europian mund të ofrojë ndihmë përmes satelitëve dhe komunikimeve, por jo me trupa apo mjete ushtarake në terren. /euronews.com

Artikulli para

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Raketat kineze të Serbisë janë për të sulmuar vendet tona, Ballkani është në rrezik

Artikulli pas

Pse ishulli Kharg është shumë i rendësishëm për Iranin dhe ekonominë botërore

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Çelësi i fikjes” për IA të bëhet i detyrueshëm, propozimi i themeluesit të Anthropic
Aktualitet

“Çelësi i fikjes” për IA të bëhet i detyrueshëm, propozimi i themeluesit të Anthropic

15 Shtator, 2026
Nisin punimet për bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: Lidh korridoret kryesore rrugore
Aktualitet

Nisin punimet për bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: Lidh korridoret kryesore rrugore

15 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

15 Shtator, 2026
“Po shkatërron njerëzimin”, rregullimi i inteligjencës artificiale sjell ngërç politik në SHBA
Aktualitet

“Po shkatërron njerëzimin”, rregullimi i inteligjencës artificiale sjell ngërç politik në SHBA

15 Shtator, 2026
FLUTURIMET/ BE drejt rregullores strikte për mbrojtjen e të drejtave të pasagjerëve
Aktualitet

Sistemi EES sjell vonesa, nëntë vende të BE-së kërkojnë shtyrjen e kontrolleve të reja

14 Shtator, 2026
Presidenti Begaj, vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, kërkon zgjerimin e investimeve në Shqipëri
Aktualitet

Presidenti Begaj, vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, kërkon zgjerimin e investimeve në Shqipëri

14 Shtator, 2026
Artikulli pas
Pse ishulli Kharg është shumë i rendësishëm për Iranin dhe ekonominë botërore

Pse ishulli Kharg është shumë i rendësishëm për Iranin dhe ekonominë botërore

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tatimet zbulojnë 5.4 mln euro evazion fiskal te agjencitë imobiliare
Ekonomi

Tatimet zbulojnë 5.4 mln euro evazion fiskal te agjencitë imobiliare

Nga SkyWeb
23 Maj, 2026
0

Administrata Tatimore ka finalizuar rastin e dytë me rezultate konkrete nga hetimet ndaj agjencive imobiliare, në kuadër të aksionit kundër...

Lexo të plotë
OKB: Rritja e çmimeve mund të shkaktojë krizë urie në vendet arabe

OKB: Rritja e çmimeve mund të shkaktojë krizë urie në vendet arabe

2 Prill, 2026
Tërbuni i Pukës dël në shitje, me një apartament 1+1 në Tiranë mund të bëheni pronar i klubit

Tërbuni i Pukës dël në shitje, me një apartament 1+1 në Tiranë mund të bëheni pronar i klubit

16 Qershor, 2025
Maji muaji i grevave, çfarë duhet të dini para se të merrni avionin për në Itali që të mos mbeteni në rrugë

Maji muaji i grevave, çfarë duhet të dini para se të merrni avionin për në Itali që të mos mbeteni në rrugë

4 Maj, 2026
Qershia kthehet në ushqim luksi, 36 euro 1 kilogram në Tiranë

Qershia kthehet në ushqim luksi, 36 euro 1 kilogram në Tiranë

28 Prill, 2026

Të Fundit

“Çelësi i fikjes” për IA të bëhet i detyrueshëm, propozimi i themeluesit të Anthropic

“Çelësi i fikjes” për IA të bëhet i detyrueshëm, propozimi i themeluesit të Anthropic

15 Shtator, 2026
Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë

Nga 1 janari dyfishohet bonusi mujor për pensionistët, sa do të jenë pensionet

15 Shtator, 2026
Si prodhohet një kartëmonedhë euro dhe sa kushton ajo?

Si prodhohet një kartëmonedhë euro dhe sa kushton ajo?

15 Shtator, 2026
Raporti i ISHSH pas kontrollit te Premier Beach Hotel në Golem: Nuk u konstatuan probleme!

Raporti i ISHSH pas kontrollit te Premier Beach Hotel në Golem: Nuk u konstatuan probleme!

15 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr