• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 30 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Presidenti Begaj, vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, kërkon zgjerimin e investimeve në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Shtator, 2026
në Aktualitet
A A
Presidenti Begaj, vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, kërkon zgjerimin e investimeve në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u prit nga Presidenti i vendit, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Sipas njoftimit të Presidencës, kjo është vizita e parë e një Presidenti të Republikës së Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe synon forcimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit, dy presidentët shprehën vullnetin për të avancuar bashkëpunimin politik dhe ekonomik, duke shfrytëzuar mundësitë për zgjerimin e tij në fusha me interes të përbashkët. Begaj vlerësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve do të marrin një shtysë të re edhe me hapjen e Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Tiranë.

Një pjesë e rëndësishme e bisedimeve iu kushtua investimeve. Presidenti shqiptar kërkoi rritjen e angazhimit të investitorëve emiratas në Shqipëri, veçanërisht në infrastrukturë, energji, inovacion, turizëm dhe sektorë të tjerë strategjikë.

Begaj falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në momente të vështira. Ai veçoi ndihmën e dhënë gjatë luftës në Kosovë, pas tërmetit të vitit 2019 dhe pas sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë në vitin 2022.

Në takim u diskutua gjithashtu për bashkëpunimin shumëpalësh dhe zhvillimet ndërkombëtare. Sipas Presidencës, Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndajnë prioritete të përbashkëta në drejtim të paqes, sigurisë dhe zhvillimit.

Në shenjë të mirënjohjes së shtetit shqiptar për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, Presidenti i Republikës i dorëzoi Lartësisë së Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, dekoratën “Urdhri Suprem i Shqiponjës”.

Gjatë qëndrimit në Abu Dhabi, Presidenti Begaj zhvilloi takime edhe me Princin e Kurorës, Sheikh Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nahyan, si dhe me Zëvendëspresidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kryetarin e Gjykatës Presidenciale, Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan. /skyweb.al

Etiketat: presidenti bajram begaj
Artikulli para

AKU zbarkon te Premium Beach Hotel në Golem pas pas helmimit të turistëve polakë, bakteri i rrezikshëm që u zbulua

Artikulli pas

Shqipëria kryeson për numrin rekord të fluturimeve, u zgjodh nga europianët si destinacion për pushime

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”
Aktualitet

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve vendore

30 Tetor, 2026
Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn
Aktualitet

Veliaj shkarkon dy nënkryetatët e bashkisë, emëron një tjetër

30 Tetor, 2026
Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor
Aktualitet

Vijon përplasja, Veliaj shkarkon dy nënkryetarët e bashkisë dhe emëron Etleva Bishën

30 Tetor, 2026
Kujt do t’i bëhen peshqesh toka, pyje e burime ujore? 59 Monumente Natyre drejt heqjes nga lista e mbrojtjes
Aktualitet

Kujt do t’i bëhen peshqesh toka, pyje e burime ujore? 59 Monumente Natyre drejt heqjes nga lista e mbrojtjes

30 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

29 Tetor, 2026
OBSH thotë se Shqipëria po boshatiset nga mjekët: Çdo vit ikën një brez i diplomuar
Aktualitet

Një shqiptar po rri sot më pak në spital se sa 5 vjet më parë

29 Tetor, 2026
Artikulli pas
Më shumë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë nëntorit, dominojnë europianët

Shqipëria kryeson për numrin rekord të fluturimeve, u zgjodh nga europianët si destinacion për pushime

Të Përzgjedhura

Shqipëria dhe Kosova do të prodhojnë armë bashkë
Aktualitet

Shqipëria dhe Kosova do të prodhojnë armë bashkë

Nga SkyWeb
17 Prill, 2026
0

Shqipëria dhe Kosova pritet të thellojnë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, duke përfshirë bashkëprodhimin dhe blerjet e përbashkëta të pajisjeve...

Lexo të plotë
Ermal Beqiri “kafshon” Gerond Meçen edhe te KLGJ, merr tenderin 10 mln euro me vëllanë e Gjiknurit

Ermal Beqiri “kafshon” Gerond Meçen edhe te KLGJ, merr tenderin 10 mln euro me vëllanë e Gjiknurit

20 Gusht, 2025
Shqipëria “udhëheq” fluturimet komerciale, të parët në Europë me rreth 160% më shumë se para pandemisë

Drejtori i TIA zbulon planet për fluturimet direkte Tiranë-New York

4 Tetor, 2025
Rikthimi i bujshëm i agjentëve turistik, por kësaj radhe me një rol tjetër: Plotësimi i tekave të miliarderëve

Rikthimi i bujshëm i agjentëve turistik, por kësaj radhe me një rol tjetër: Plotësimi i tekave të miliarderëve

29 Gusht, 2026
DOKUMENTET/ Tenderi i mushkonjave çoi Myzyrin e KPP-së në SPAK: Nuk zbatoi vendimin e Apelit!

DOKUMENTET/ Tenderi i mushkonjave çoi Myzyrin e KPP-së në SPAK: Nuk zbatoi vendimin e Apelit!

23 Prill, 2025

Të Fundit

Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve vendore

30 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime

Qeveria përgatit rritje tjetër të taksës së pronës në 2027

30 Tetor, 2026
Zhduken 6.3 mld USD asete nga Binance, kontrolloni llogarinë tuaj!

Zhduken 6.3 mld USD asete nga Binance, kontrolloni llogarinë tuaj!

30 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës

Kërcet çmimi i naftës, Bordi miraton vlerat e reja: Hyn në fuqi në orën 15:00

30 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr