• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 29 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Rikthimi i bujshëm i agjentëve turistik, por kësaj radhe me një rol tjetër: Plotësimi i tekave të miliarderëve

SkyWeb SkyWeb
29 Gusht, 2026
në Kryesore, Turizëm
A A
Rikthimi i bujshëm i agjentëve turistik, por kësaj radhe me një rol tjetër: Plotësimi i tekave të miliarderëve
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Profesioni i agjentit të udhëtimeve, që dikur konsiderohej në zhdukje, po rikthehet fuqishëm në tregun e luksit, por tashmë me një rol krejtësisht të ri.

Konsulentët modernë nuk rezervojnë vetëm bileta dhe hotele. Ata funksionojnë si asistentë personalë, ndërmjetës me lidhje të fuqishme dhe zgjidhës problemesh, për të cilët “jo” rrallëherë është përgjigjja përfundimtare.

Një konsulente udhëtoi deri në Paris për të blerë kroasantin më të madh të qytetit dhe për t’ia dërguar në Miami vajzës së një miliarderi. Një kliente tjetër kërkoi që frigoriferi i saj të mbushej vetëm me ushqime të bardha, për të mos i “prishur energjinë”.

Të dhënat e rrjetit ndërkombëtar Virtuoso tregojnë se shitjet gjatë vitit 2026 pritet të rriten me 21%. Rezervimet e hoteleve që kushtojnë mbi 1,500 dollarë nata janë rritur me 37%, ndërsa udhëtimet me vlerë mbi 50 mijë dollarë me 47%.

Në këtë treg, luksi nuk është më vetëm suita me pesë yje, por sigurimi i një tavoline në një restorant të rezervuar prej muajsh, një vizitë private, ndryshimi i itinerarit brenda pak orësh dhe garantimi i privatësisë së plotë.

Një kompani organizoi një propozim martese në Toskanë, ku unaza u gropos në një pronë private dhe u “zbulua” nga një qen gjatë kërkimit për tartuf. Udhëtimi treditor kushtoi rreth 50 mijë dollarë.

Në një rast tjetër, një udhëtim nga shkretëtira Atacama drejt Antarktidës, me jaht luksoz, helikopter, nëndetëse dhe vizitë te pinguinët perandorë, kushtoi 300 mijë dollarë.

Për njerëzit që mund të blejnë pothuajse gjithçka, luksi i vërtetë është koha, aksesi dhe mungesa e çdo shqetësimi. Konsulentët njohin çdo preferencë të klientëve dhe janë në dispozicion 24 orë në ditë.

Disa prej tyre fitojnë shuma me pesë apo gjashtë shifra në vit, duke e shndërruar çdo kërkesë, sado e pazakontë, nga “e dua” në “u realizua”. /skyweb.al

Etiketa: agjent udhetimi
Artikulli para

Nepali kërkon nga Meta dhe TikTok të heqin përmbajtjet grafike dhe mashtruese të krijuara me IA për përmbytjet

Artikulli pas

Bllokohet Danubi, 70 anije në radhë për grurin ukrainas: Deri në 8 mijë dollarë kosto çdo ditë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

MedAL, reforma që nuk zgjidh nënfinancimin e shëndetësisë, deformon tregun e barnave dhe rrezikon pacientët 
Kryesore

MedAL, reforma që nuk zgjidh nënfinancimin e shëndetësisë, deformon tregun e barnave dhe rrezikon pacientët 

28 Nëntor, 2026
Ndalohet reklamimi i ilaçeve përmes personazheve të famshme, mjekëve dhe influencerëve
Fokus

Ndalohet reklamimi i ilaçeve përmes personazheve të famshme, mjekëve dhe influencerëve

28 Nëntor, 2026
Erion Isai dha 170 hektarë për panele diellore, KLSH zbulon “gropën” me qiratë në Kolonjë. Çfarë fshihet pas Kail Energy ? Projekti 60 mln euro u shit për një iPhone 17 Pro
Ekonomi

Erion Isai dha 170 hektarë për panele diellore, KLSH zbulon “gropën” me qiratë në Kolonjë. Çfarë fshihet pas Kail Energy ? Projekti 60 mln euro u shit për një iPhone 17 Pro

28 Nëntor, 2026
30% e stafit shëndetësor shqiptar ka emigruar në Gjermani
Ekonomi

Ndalohen dhuratat dhe shpërblimet për mjekët nga kompanitë farmaceutike, kufizohet sponsorizimi i aktiviteteve

28 Nëntor, 2026
Si do të funksionojë “KAYO” e shëndetësisë, shteti blen ilaçe, lidh marrëveshje me privatët dhe hyn në biznesin farmaceutik
Kryesore

Si do të funksionojë “KAYO” e shëndetësisë, shteti blen ilaçe, lidh marrëveshje me privatët dhe hyn në biznesin farmaceutik

28 Nëntor, 2026
Turkish Airlines paralajmëron anulimin e mega-porosisë për 150 Boeing Max pas përplasjeve për motorët
Aviacion

Pas Norse Atlantic, probleme edhe te Turkish Airlines: Çmimet e karburantin shkundin aviacionin

28 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Bllokohet Danubi, 70 anije në radhë për grurin ukrainas: Deri në 8 mijë dollarë kosto çdo ditë

Bllokohet Danubi, 70 anije në radhë për grurin ukrainas: Deri në 8 mijë dollarë kosto çdo ditë

Të Përzgjedhura

Pasi përpinë miliardat e energjisë, Agron Shapllo dhe Serafin Orgocka helmuan Elbasanin dhe policia nuk i gjen dot
Aktualitet

Pasi përpinë miliardat e energjisë, Agron Shapllo dhe Serafin Orgocka helmuan Elbasanin dhe policia nuk i gjen dot

SkyWeb
17 Dhjetor, 2025
0

Një operacion i gjerë i policisë i zhvilluar tre ditë më parë zbuloi një skemë të rëndë ndotjeje në Elbasan,...

Lexo të plotë
Sa më shumë para kam, aq më keq jam në menaxhimin e tyre

Sa më shumë para kam, aq më keq jam në menaxhimin e tyre

18 Tetor, 2025
Po sikur “boom-i” investimeve 3 trilionë dollarë në AI të dështojë?!

Po sikur “boom-i” investimeve 3 trilionë dollarë në AI të dështojë?!

2 Janar, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

23 Qershor, 2025
Fëmijët, “luks” në Gjirokastër? Ku e ndiejnë familjet më shumë barrën financiare?

Fëmijët, “luks” në Gjirokastër? Ku e ndiejnë familjet më shumë barrën financiare?

24 Shtator, 2026

Të Fundit

Presidenti Begaj: 28 Nëntori nuk është vetëm festë, por edhe përgjegjësi. Drejt BE-së me institucione të forta dhe shtet të së drejtës

Presidenti Begaj: 28 Nëntori nuk është vetëm festë, por edhe përgjegjësi. Drejt BE-së me institucione të forta dhe shtet të së drejtës

28 Nëntor, 2026
MedAL, reforma që nuk zgjidh nënfinancimin e shëndetësisë, deformon tregun e barnave dhe rrezikon pacientët 

MedAL, reforma që nuk zgjidh nënfinancimin e shëndetësisë, deformon tregun e barnave dhe rrezikon pacientët 

28 Nëntor, 2026
IUTE Credit mbahet në këmbë prej interesave galopante që u merr shqiptarëve, bilanci zbulon miliardat që vilen në Shqipëri

IUTE Credit mbahet në këmbë prej interesave galopante që u merr shqiptarëve, bilanci zbulon miliardat që vilen në Shqipëri

28 Nëntor, 2026
Çdo dy vjet, avionët “zhduken” nga qielli për disa javë: Çfarë ndodh brenda hangarëve

Çdo dy vjet, avionët “zhduken” nga qielli për disa javë: Çfarë ndodh brenda hangarëve

28 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In