• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 2 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

AKU zbarkon te Premium Beach Hotel në Golem pas pas helmimit të turistëve polakë, bakteri i rrezikshëm që u zbulua

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Shtator, 2026
në Aktualitet
A A
AKU zbarkon te Premium Beach Hotel në Golem pas pas helmimit të turistëve polakë, bakteri i rrezikshëm që u zbulua
Share on FacebookShare on WhatsApp

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontroll në ambientet e Premium Beach Hotel në Golem, pas ankesës së një grupi turistësh të huaj që shfaqën shenja helmimi. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, pasi turistët kishin konsumuar ushqim në restorantin e hotelit.

Burime të Skyweb.al bëjnë të ditur se turistët janë ndier keq dhe kanë marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas u është konfirmuar se simptomat lidheshin me helmim ushqimor.

Pas këtij konstatimi, ata i janë drejtuar Autoritetit Kombëtar të Ushqimit përmes një ankese të dërguar në adresën zyrtare info@aku.gov.al.

Skyweb.al është njohur me ekzistencën dhe përmbajtjen e këtij komunikimi pak ditë pas paraqitjes së ankesës.

Menjëherë pas denoncimit, AKU ka dërguar një grup inspektimi në Premium Hotel.

Gjatë kontrollit janë marrë mostra nga produktet ushqimore të përdorura në restorantin e hotelit, të cilat janë dërguar për analiza laboratorike. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për bakterin Escherichia Coli.

Skyweb.al ka parë edhe procesverbalin e mbajtur nga inspektorët gjatë kontrollit.

Iinspektorët dyshojnë se helmimi mund të jetë shkaktuar nga prania e këtij bakteri në djathin e konsumuar nga turistët.

REAGIMI I KOMPANISË

Ndërkohë, në një reagim për redaksinë, kompania Premier Group, e cila zotëron Premium Beach Resort, ka vënë në dispozicion një përgjigje zyrtare të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, i cili ka kryer një kontroll tjetër, por për ushqimin, por për kushtet higjenosanitare.

Sipas Inspektoratit, gjatë kontrollit u konstatua se subjekti furnizohej me ujë higjienikisht të pastër, bazuar në raport-analizën e ujit nr. 65, të datës 4 maj 2026.

Premier Group dispononte gjithashtu akt-miratimin higjieno-sanitar nr. 1498, të datës 22 korrik 2016.

Sipas dokumentacionit të paraqitur, shërbimi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit ishte kryer nga kompania “Bioned” më 5 maj 2026.

Inspektorët kanë konstatuar gjithashtu se personeli ishte i pajisur me libreza shëndetësore dhe se produktet ushqimore ruheshin në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare.

“Nga kontrolli dhe verifikimi i dokumentacionit dhe kushteve higjieno-sanitare të subjektit, nuk u konstatuan shkelje të kërkesave ligjore dhe higjieno-sanitare në momentin e inspektimit”, thuhet në përgjigjen e ISHSH-së.

Vlen për t’u theksuar se kontrolli i ISHSH ka qenë i një natyre tjetër, s’ka të bëjë me ushqimin e konsumuar nga turistët dhe nuk zëvendëson përgjigjen e analizave nga mostrat e marra prej AKU-së. /skyweb.al 

Etiketat: Escherichia Colihotel preiumhotel premiumPremium beach resortpremium resort
Artikulli para

Pronat shtetërore në shitje për 1 EURO, qeveria vendos kushtet dhe penalitetet

Artikulli pas

Presidenti Begaj, vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, kërkon zgjerimin e investimeve në Shqipëri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Dosje për SPAK, tre raste kontrabande nuk u referuan në Prokurori nga Dogana e Shkodrës
Aktualitet

Dosje për SPAK, tre raste kontrabande nuk u referuan në Prokurori nga Dogana e Shkodrës

2 Nëntor, 2026
Gjoba nga kolltuku! Në janar instalohen radarët inteligjent, 14 akset ku policia s’do të falë shpejtësinë!
Aktualitet

Gjoba nga kolltuku! Në janar instalohen radarët inteligjent, 14 akset ku policia s’do të falë shpejtësinë!

2 Nëntor, 2026
DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së
Aktualitet

DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së

1 Nëntor, 2026
Pjerin Ndreu ia bën fakt të krye Ramës: Rikandidoj për Lezhën! A do ta tolerojë kryeministri ultimatumin?
Aktualitet

Pjerin Ndreu ia bën fakt të krye Ramës: Rikandidoj për Lezhën! A do ta tolerojë kryeministri ultimatumin?

1 Nëntor, 2026
DËSHMIA/ “S’kam parë kuti me euro dhe as kam bërë foto”. Çfarë tha pastruesja për vilën e Igli Tares në SPAK
Aktualitet

DËSHMIA/ “S’kam parë kuti me euro dhe as kam bërë foto”. Çfarë tha pastruesja për vilën e Igli Tares në SPAK

1 Nëntor, 2026
Nga ndotja te gjelbërimi: Si po kthehet Milano në shembull për qytetet evropiane
Aktualitet

Nga ndotja te gjelbërimi: Si po kthehet Milano në shembull për qytetet evropiane

1 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Presidenti Begaj, vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, kërkon zgjerimin e investimeve në Shqipëri

Presidenti Begaj, vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, kërkon zgjerimin e investimeve në Shqipëri

Të Përzgjedhura

Më shumë proteina apo më pak? Ushqimet që ndihmojnë për të përballuar ditët e nxehta
Shëndet

Më shumë proteina apo më pak? Ushqimet që ndihmojnë për të përballuar ditët e nxehta

Nga Editor
15 Korrik, 2026
0

Kur temperaturat rriten, shumë njerëz humbasin oreksin dhe shmangin gatimin. Megjithatë, ekspertët e ushqyerjes thonë se nuk ka nevojë të...

Lexo të plotë
Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, çfarë duhet të dini

Plakja e popullsisë nuk do të thotë domosdoshmërisht ekonomi më e dobët

21 Gusht, 2026
Kuvendi do të miratojë amnisti penale: Sa lirohen nga burgu dhe kategoritë që përfitojnë

Kuvendi do të miratojë amnisti penale: Sa lirohen nga burgu dhe kategoritë që përfitojnë

28 Dhjetor, 2025
“Wom Travel”: Shqipëria me plazhet fantastike, çmimet nuk rëndojnë xhepin

“Wom Travel”: Shqipëria me plazhet fantastike, çmimet nuk rëndojnë xhepin

21 Shtator, 2025
Komisioni Europian akuzon Meta dhe Tik Tok për shkelje, rrezikojnë gjobë

Komisioni Europian akuzon Meta dhe Tik Tok për shkelje, rrezikojnë gjobë

24 Tetor, 2025

Të Fundit

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?

Nis disheza e ndërtimit! Bie aktiviteti dhe porositë, çmimet mbeten në “qiell”

2 Nëntor, 2026
Dosje për SPAK, tre raste kontrabande nuk u referuan në Prokurori nga Dogana e Shkodrës

Dosje për SPAK, tre raste kontrabande nuk u referuan në Prokurori nga Dogana e Shkodrës

2 Nëntor, 2026
Gjoba nga kolltuku! Në janar instalohen radarët inteligjent, 14 akset ku policia s’do të falë shpejtësinë!

Gjoba nga kolltuku! Në janar instalohen radarët inteligjent, 14 akset ku policia s’do të falë shpejtësinë!

2 Nëntor, 2026
“Gropë” 2 mln euro në Bashkinë Dibër, KLSH kap probleme të mëdha me menaxhimin e parave

“Gropë” 2 mln euro në Bashkinë Dibër, KLSH kap probleme të mëdha me menaxhimin e parave

2 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr