• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

“Wom Travel”: Shqipëria me plazhet fantastike, çmimet nuk rëndojnë xhepin

Editor Nga Editor
21 Shtator, 2025
në Turizëm
A A
“Wom Travel”: Shqipëria me plazhet fantastike, çmimet nuk rëndojnë xhepin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po kthehet në një nga destinacionet më të veçanta dhe autentike për pushime në Evropë, duke ofruar bukuri natyrore të paprekura, mikpritje të ngrohtë dhe çmime të përballueshme. Në një artikull të publikuar në të përditshmen italiane “wom Travel”, gazetarja Rosanna Carrizzo e përshkruan Shqipërinë si një vend të magjepsës, ku ende mund të gjesh plazhe të qeta dhe të virgjëra, larg turizmit masiv.

Me një vijë bregdetare prej 363 kilometrash, e lagur nga detet Adriatik dhe Jon, Shqipëria ofron një shumëllojshmëri peizazhesh që i përshtaten çdo lloj pushimi. Bregdeti Adriatik, që shtrihet nga kufiri me Malin e Zi deri në Vlorë, është i njohur për plazhet me rërë të artë dhe ujërat e cekëta, ideale për familje dhe fëmijë. Durrësi, Golemi dhe Velipoja janë ndër vendet më të frekuentuara në këtë zonë, të cilat ofrojnë gjithashtu dhe bukuri natyrore si laguna e rezervate.

Në momentin që kalon Qafën e Llogorasë, peizazhi ndryshon rrënjësisht. Riviera Shqiptare në detin Jon shfaq një bukuri më të egër, me gjire të fshehura, shkëmbinj, plazhe me guralecë të bardhë dhe ujëra të kristalta që ngjajnë me ato të Karaibeve. Kjo zonë është perfekte për ata që kërkojnë një përvojë më intime me natyrën, zhytje me maskë apo thjesht qetësi larg zhurmës.

Ndër plazhet më të njohura në jug të vendit është Ksamil, i quajtur shpesh “perla e Rivierës”. Me rërën e bardhë dhe ishujt përballë që mund të arrihen me not ose varkë, ai ofron një pamje tropikale dhe një atmosferë relaksuese. Pranë ndodhet edhe Plazhi i Pasqyrave, i emërtuar për shkak të qartësisë së jashtëzakonshme të ujërave të tij. Një tjetër plazh që nuk duhet humbur është Gjipeja, i vendosur në fund të një kanioni dhe i arritshëm vetëm me ecje ose me varkë, ky është një nga vendet më të virgjëra dhe spektakolare të bregdetit shqiptar.

Po ashtu, Dhërmiu dhe Himara mbeten destinacione të dashura për pushuesit që kërkojnë kombinimin mes relaksit dhe jetës së natës, ndërsa Borshi ofron hapësira më të gjera dhe më pak të frekuentuara, të rrethuara nga ullishte të pafundme. Livadhi, Porto Palermo, Kakome dhe Krorëza janë gjithashtu disa nga perlat e tjera të bregdetit Jonian, që ofrojnë përvoja unike, shpesh të arritshme vetëm me varkë ose rrugë të izoluara.

Në qendër të këtij rajoni ndodhet Saranda, një qytet bregdetar i gjallë dhe modern që përballë ka ishullin grek të Korfuzit. Saranda, e njohur edhe si “Qyteti i Bardhë”, është një pikënisje e shkëlqyer për të eksploruar plazhet përreth, vendet arkeologjike si Butrinti, një trashëgimi botërore e UNESCO-s  apo mrekullinë natyrore të Syrit të Kaltër. Nga Kështjella e Lëkurësit, vizitorët mund të shijojnë një pamje panoramike mahnitëse të gjithë gjirit.

Në tërësi, Shqipëria mbetet një nga destinacionet më tërheqëse dhe ende të pazbuluara të Mesdheut. Me ujëra të kristalta, peizazhe të larmishme, kuzhinë të shijshme dhe njerëz të mikpritës, ajo ofron gjithçka që një udhëtar kërkon, me çmime që nuk e rëndojnë portofolin. Një vend që, dikur i harruar nga turistët evropianë, po fiton me të drejtë vëmendjen që meriton. /Skyweb.al

Etiketat: plazhetturizem
Artikulli para

Anija “Silver Whisper” ankorohet në portin e Vlorës, sjell turistë amerikanë e kanadezë

Artikulli pas

I ka përdorur dikur edhe Albanian Airlines, pse këta avionë të vegjël kanë 4 motorë?

Editor

Editor

Nga Kategoria

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z
Turizëm

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

9 Nëntor, 2026
Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë
Turizëm

Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë

9 Nëntor, 2026
Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida
Ekonomi

Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

8 Nëntor, 2026
”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike
Turizëm

”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike

8 Nëntor, 2026
Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm
Ekonomi

Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm

6 Nëntor, 2026
“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet
Turizëm

“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
I ka përdorur dikur edhe Albanian Airlines, pse këta avionë të vegjël kanë 4 motorë?

I ka përdorur dikur edhe Albanian Airlines, pse këta avionë të vegjël kanë 4 motorë?

Të Përzgjedhura

“Washington Post”: Udhëtimi në Shqipëri që zbuloi magjinë e një vendi autentik, përtej famës së rrjeteve sociale
Turizëm

“Washington Post”: Udhëtimi në Shqipëri që zbuloi magjinë e një vendi autentik, përtej famës së rrjeteve sociale

Nga Editor
6 Gusht, 2026
0

Prej vitesh, Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet më të përfolura të Evropës, e promovuar në rrjetet sociale si...

Lexo të plotë
Pse përplasja Indi-Pakistan ka ngjallur shqetësime serioze në sektorin e turizmit në Turqi

Pse përplasja Indi-Pakistan ka ngjallur shqetësime serioze në sektorin e turizmit në Turqi

23 Maj, 2025
REKORDI/ Shqiptarët u “ngopën” me mish Brazili gjatë prillit

REKORDI/ Shqiptarët u “ngopën” me mish Brazili gjatë prillit

21 Maj, 2026
Me grip gjatë festave? Çfarë duhet të bësh

Me grip gjatë festave? Çfarë duhet të bësh

25 Dhjetor, 2025
Netët e nxehta po u “vjedhin” gjumin njerëzve

Netët e nxehta po u “vjedhin” gjumin njerëzve

16 Korrik, 2026

Të Fundit

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

9 Nëntor, 2026
Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet

Ministrja gjen fajtorin për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë: Protestuesit!

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr