• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 24 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rritje çmimesh jo vetëm te karburantet: Sa do të na kushtojë KRIZA E NAFTËS

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Mars, 2026
në Ekonomi, Kryesore, OP-ED
A A
0
Rritet me mbi 7 lekë çmimi i naftës, nga 182 lekë/litër deri në 189 lekë/litër
Share on FacebookShare on WhatsApp

Çmimi  i produkteve kryesore të naftës të konsumuara në Shqipëri, benzina dhe gazoili, është rritur në tregun ndërkombëtar nga rreth 750 dollarë për ton para nisjes së luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, në 1430 dollarë të hënën më 23 mars.

Me një rritje prej 48%, kostoja e karburatit është bërë një kokëçarje e madhe shtesë për të gjitha bizneset dhe konsumatorët. Duke marrë parasysh se Shqipëria importoi 741 mijë tonë karburante gjatë vitit 2025, të cilat, para lufte kushtonin afërsisht 555 milionë dollarë ndërsa me çmimin aktual mund të kushtojnë pothuajse 1.1 miliardë dollarë, kostoja e përgjithshme e krizës për ekonominë shqiptare mundet të arrijë lehtësisht në gjysmë miliardi dollarë ose rreth 400 milionë euro, në rast se kriza zgjat një vit të tërë.

Kjo është një shifër e barazvlefshme me afërsisht 1.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe, nëse ky do të jetë realiteti, rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit nuk do të jetë 3.6 për qind siç është parashikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, por do të bjerë në 2.2 për qind.

Në një skenar të tillë, jo vetëm konsumatorëve dhe bizneseve, por edhe qeverisë do t’i duhet të marrë masa shtesë për të menaxhuar deficitin e papritur buxhetor, ose do të detyrohet të rrisë borxhin publik. Qeveria ka parashikuar deficit buxhetor prej 64 miliardë lekësh, ose 2.3% të PBB-së dhe, nëse do të duhet të respektojë këtë përballë të ardhurave në rënia e rimit të rritjes ekonomike, atëherë do të duhet të kryejë shkurtime shpenzimesh. Alternativa, mbajtja e shpenzimeve të larta përkundrejt të ardhurave më të pakta, do të thotë që qeveria do të duhet të marrë më shumë borxh publik, gjë që përkthehet në interesa më të larta dhe kosto më të lartë gjithashtu.

Gjithsesi, kjo është një llogaritje shumë e përciptë dhe nuk merr parasysh se ekonomia ndikohet nga shumë faktorë. Një prej faktorëve, fjala vjen, është që, në varësi të rreshjeve të shiut dhe rrjedhimisht, prodhimit të energjisë nga hidrocentralet gjatë këtij viti, Shqipërisë mund t’i duhet të importojë sasi më të mëdha energjie për të mbuluar konsumin, me pasoja më të larta ekonomike, ose mundet që, nëse shirat janë të bollshëm, të përfitojë diçka nga shitja e tepricave të energjisë elektrike.

Për më tepër, kostoja më e lartë e naftës me gjasa do të shoqërohet me kosto më të larta të të gjitha çmimeve dhe me ngadalësim të përgjithshëm të ekonomisë, pra me efekte indirekte shtesë.

Nga ana tjetër, rritja e çmimit të karburanteve do të thotë njëkohësisht rënie e konsumit, sepse kërkesa nuk është tërësisht inelastike dhe shumë qytetarë mund të zgjedhin të udhëtojnë më pak ose të përdorin transportin publik, gjë që konvertohet në rënie të konsumit, rënie të importeve dhe rënie të kostos shtesë të krizës.

Lajmi kryesor është që kriza me gjasa nuk do të zgjasë shumë dhe tregjet e lëndëve të para dhe të aksioneve po vënë bast se ajo mund të zgjidhet brenda pak javësh me pakësimin e bombardimeve amerikane dhe me rikthimin gradual të sigurisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Lajmi tjetër i vlefshëm për shqiptarët është që, ndërsa kriza e naftës ka një kosto reale dhe të prekshme, kjo nuk ngjan aq e lartë se sa kostoja e zakonshme e keqqeverisjes.

Buxheti i shtetit parashikon të shpenzojë 887 miliardë lekë këtë vit, shifër kjo e barabartë me gati 8.9 miliardë euro. Afro 1.4 miliardë euro do të shkojnë për pagat dhe sigurimet shoqërore të 185 mijë të të punësuarve në sektorin publik, eficenca e të cilëve në punë me siguri shumë të lartë mund të thuhet se është negative.

Numri i të punësuarve është rritur gjatë viteve të fundit, dukshëm për efekt elektoral, me kosto të konsiderueshme. Po kështu, pagat në sektorin publik u rritën para zgjedhjeve me një normë më të lartë se sa rritja ekonomike. Për shembull, në vitin 2023, pagat në sektorin publik kushtuan 100 miliardë lekë ose 4.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa këtë vit pritet të kushtojnë 140 miliardë lekë ose 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Me pak fjalë, kostoja e shtimit të patronazhistëve për efekt elektoral na kushton çdo vit shumë më tepër nga sa na kushton kriza e naftës. Pa folur më tutje për koston e manipulimit sistemik të prokurimeve publike në rrugë, që u pa te dosja e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku tenderë me vlerë qindramilionë euro rezultuan të manipuluar në kurriz të taksapaguesve. Në këtë kontekst, ndërsa kriza e naftës është diçka përballë së cilës shqiptari nuk ka çfarë të bëjë veçse të paguajë koston që i bie detyrimisht të paguajë, koston e keqqeverisjes e ka vetë në dorë ta luftojë./BIRN

*titulli është i redaksisë

Etiketat: cmimetkarburantetnafta
Artikulli para

REKORD/ 22 orë në ajër, ky do të jetë fluturimi më i gjatë në botë

Artikulli pas

“Më shumë turistë nga lufta”! Anuluan planet në Lindjen e Mesme, Shqipëria destinacioni surprizë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Volkswagen kalon nga makinat te raketat tokë-ajër, marrëveshje me izraelitët
Ekonomi

Volkswagen kalon nga makinat te raketat tokë-ajër, marrëveshje me izraelitët

24 Mars, 2026
Lëshimi i apartamenteve me qira ditore nuk kërkon NIPT, por tatimi do të paguhet te DIVA
Ekonomi

Mbi 40 mln euro të ardhura nga Air BNB në Shqipëri, tatimet po gjurmojnë paratë

24 Mars, 2026
Rritja e çmimit të karburantit, Shoqata e Transportit Publik kërcënon shqiptarët: Subvencione nga shteti ose ju lamë në këmbë
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburantit, Shoqata e Transportit Publik kërcënon shqiptarët: Subvencione nga shteti ose ju lamë në këmbë

24 Mars, 2026
50 mijë euro nuk e nxjerrin Ilir Metën nga qelia, GJKKO jep vendimin
Aktualitet

50 mijë euro nuk e nxjerrin Ilir Metën nga qelia, GJKKO jep vendimin

24 Mars, 2026
Mbi 30 000 shqiptarë dorëzojnë DIVA 2025, Tatimet presin rritje të numrit për shkak të kompensimeve
Ekonomi

Mbi 89 mijë deklarime për DIVA 2025, Tatimet presin rreth 200 mijë individë deri më 31 mars

24 Mars, 2026
LIGJI/ Qeveria imponon më shumë transparencë për emetuesit e titujve: Forcohet roli i AMF
Ekonomi

LIGJI/ Qeveria imponon më shumë transparencë për emetuesit e titujve: Forcohet roli i AMF

24 Mars, 2026
Artikulli pas
Shifrat e turizmit, hyrjet e të huajve në gusht u rritën me 9.9%

"Më shumë turistë nga lufta"! Anuluan planet në Lindjen e Mesme, Shqipëria destinacioni surprizë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rritet me mbi 7 lekë çmimi i naftës, nga 182 lekë/litër deri në 189 lekë/litër
Ekonomi

Nafta drejt çmimit 250 lekë/ litri nëse lufta përshkallëzohet dhe qeveria mban këtë nivel taksimi

Nga SkyWeb
18 Mars, 2026
0

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo të plotë
Trump shpall fentanilin “armë të shkatërrimit në masë”: Asnjë bombë nuk shkakton aq dëme

Trump shpall fentanilin “armë të shkatërrimit në masë”: Asnjë bombë nuk shkakton aq dëme

16 Dhjetor, 2025
Trump përshkallëzon betejën tregtare me Kinën, Bitcoin bie ndjeshëm

Trump përshkallëzon betejën tregtare me Kinën, Bitcoin bie ndjeshëm

11 Tetor, 2025
Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor

Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor

21 Nëntor, 2025
“Ta lëmë 10 ditë që të duket sikur po vlerësojmë.” Dosja e SPAK: Si u paracaktua fituesi i tunelit të Llogarasë

“Ta lëmë 10 ditë që të duket sikur po vlerësojmë.” Dosja e SPAK: Si u paracaktua fituesi i tunelit të Llogarasë

5 Nëntor, 2025

Të Fundit

Volkswagen kalon nga makinat te raketat tokë-ajër, marrëveshje me izraelitët

Volkswagen kalon nga makinat te raketat tokë-ajër, marrëveshje me izraelitët

24 Mars, 2026
Shqiptarët ndër më të gatshmit për të luftuar për vendin brenda NATO-s

Shqiptarët ndër më të gatshmit për të luftuar për vendin brenda NATO-s

24 Mars, 2026
Këto janë frutat dhe perimet me më shumë pesticide!

Këto janë frutat dhe perimet me më shumë pesticide!

24 Mars, 2026
Qatar Airways parkon “gjigantët” e ajrit në Spanjë

Qatar Airways parkon “gjigantët” e ajrit në Spanjë

24 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr