• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 23 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

WOLT shkel ligjin, pas korrierëve të drogës u dërgon VAPE fëmijëve: Institucionet heshtin, ekspertët japin alarmin

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Mars, 2026
në Aktualitet
A A
0
WOLT shkel ligjin, pas korrierëve të drogës u dërgon VAPE fëmijëve: Institucionet heshtin, ekspertët japin alarmin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një 11-vjeçar hyn në një tabakino në zonën e “Ali Demit” në Tiranë dhe i kërkon shitëses të blejë një “Vape”.

I mituri, pjesë e këtij investigimi, largohet pa mundur ta marrë atë, me këshillën e shitëses se është i vogël dhe nuk mund të konsumojë këtë produkt.

Edhe në një tjetër tabakino, në “Rrugën Bardhyl”, 11-vjeçari del pa sukses, pavarësisht se tentoi ta bindë shitësen duke i thënë se e kërkon “Vape” për motrën e tij në moshë madhore.

EMRAT/ Motoristi i Wolt Albania shpërndan drogë nëpër Tiranë me logon e kompanisë, super operacion anti-drogë në kryeqytet

Pajisjen me bateri e cila ngroh lëngun me përmbajtje të nikotinës dhe krijon avull që thithet në mushkëri, i mituri arrin ta marrë në një tjetër pikë shitje. Nga kjo kioskë në qendër të Tiranës, fëmija largohet me “Vape” në dorë, të cilën e bleu për 1 mijë lekë të rinj, pa faturë tatimore.

Mes vështirësive për ta siguruar këtë pajisje elektronike shpesh edhe me shije të ndryshme, të miturit kanë zbuluar të tjera metoda për ta pasur atë.

Një vëzhgim i Report Tv nxjerr në pah se të rinjtë, nën moshën 18 vjeç, po përdorin platformave të porosive online.

Bashkëpunëtori ynë, fëmija 11-vjeçar porosit një Vape në një nga tabakinot që gjendet të reklamuara në aplikacionin Delivery, Wolt. Pajisja kushton gjithashtu 1 mijë lekë, por bashkë me transportin arrin në 1230 lekë.

E vetmja pyetje që shfaqet në aplikacionin e Wolt, është nëse porositësi është mbi 18 vjeç. Por mjaftoi një përgjigje po, dhe motoristi mbërriti pa vonesë në adresë.

11-vjecari i afrohet dhe motoristi i jep në dorë “Vape”, duke i marrë edhe pagesën cash, pa i dhënë as faturë tatimore.

Edhe në këtë rast, vetëm një këshillë, pirja e vape në këtë moshë, nuk është e shëndetshme. Motoristi nuk i kërkon asnjë mjet identifikimi të voglit.

Por pse të miturit po konsumojnë në masë Vape?

“Në këtë rast fëmijët janë viktima. Janë viktima të tregut, të një presioni të modës, të imitimeve që i bëjnë njëri-tjetrit dhe të faktit që niveli i pjekurisë së tyre është i pamjaftueshëm për të  kuptuar rrezikshmërinë e këtyre veseve sociale, të veseve individuale që ndikojnë jashtëzakonisht Shumë në zhvillimin e tyre fizik dhe në zhvillimin e personalitetit të tyre.”, shpjegon sociologu Gëzim Tushi.

Që Vape është kthyer në një trend gjithnjë e më shqetësues, reflektohet edhe nga vëzhgimi në disa lokale në Tiranë, ku sheh fëmijë në moshë shumë të vogël që e konsumojnë hapur atë.

Pasojat që kjo pajisje lë në shëndet janë serioze.

“Sidomos në moshat e vogla. Varësia, ajo fizike dhe medikamentoze , është po e njëjtë. Pra duke qenë se ka nikotinë, nikotina krijon varësi. Shto dhe përzierjen me këto elementë konservonte  të cilat shkaktojnë deri dhe efekte kancerogjene më shumë sesa vetë nikotina. Kjo bëhet tepër e rrezikshme. Kollë, vështirësi në frymëmarrje, fishkëllima dhe rrahje të shpeshta të zemrës që mund të shoqërohen deri dhe me dhimbje të gjoksit.”, thotë pneumologu Serxho Golgota.

Fenomeni nuk kalon pa u vënë re edhe nga qytetarët.

“Që nga klasa e katërt, thjesht mësojnë shoku-shokun” deklaroi një zonjë.

“Ves i keq, më i keqi dhe më i dëmshmi.” tha një zotëri

“Duhet të Ndalohet, kaq!” u shpreh një zotëri.

Etiketat: wolt
Artikulli para

FDA ndalon testimet mbi kafshët, rrugë alternative për zhvillimin e barnave

Artikulli pas

OKB publikon listën: Peshqit që rrezikojnë të zhduken

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës
Aktualitet

Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

22 Shtator, 2026
Një histori që sapo ka nisur! Urdhër arresti ndaj kryespiunes shqiptare ngjall shumë kureshtje kudo
Aktualitet

Një histori që sapo ka nisur! Urdhër arresti ndaj kryespiunes shqiptare ngjall shumë kureshtje kudo

22 Shtator, 2026
Favorizoi Ergys Agasin, Rama shkarkon nga detyra Vlora Hysenin
Aktualitet

Favorizoi Ergys Agasin, Rama shkarkon nga detyra Vlora Hysenin

22 Shtator, 2026
Si kërceu mosha mesatare e shqiptarëve nga 33 në 44 vjeç në pak vite
Aktualitet

Në Shqipëri ka më shumë gra se burra, pavarësisht se lindin më shumë djem

22 Shtator, 2026
VIDEO/ Kokën ulur dhe me cigare, Ilir Proda del nga SPAK-u pas operacionit të bujshëm
Aktualitet

VIDEO/ Kokën ulur dhe me cigare, Ilir Proda del nga SPAK-u pas operacionit të bujshëm

22 Shtator, 2026
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Aktualitet

Bordi i Transaparencës publikon çmimet e reja për karburantet

22 Shtator, 2026
Artikulli pas
OKB publikon listën: Peshqit që rrezikojnë të zhduken

OKB publikon listën: Peshqit që rrezikojnë të zhduken

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Sistemi që duhej të rriste sigurinë bllokon aeroportet e Europës: Kaos me fluturimet, kërkohet pezullimi i EES
Kryesore

Skadon afati për sistemin EES, udhëtarët drejt BE-së mund të përballen sërish me radhë të gjata

Nga SkyWeb
7 Shtator, 2026
0

Udhëtarët që hyjnë në Bashkimin Europian mund të përballen sërish me pritje të gjata në kufi, pas përfundimit më 6...

Lexo të plotë
Kredia për shtëpi frenon, por ajo konsumatore po rritet përsëri këtë vit

Kredia për shtëpi frenon, por ajo konsumatore po rritet përsëri këtë vit

15 Maj, 2026
Na prek të gjithëve, pse teknologjia po bëhet më e shtrenjtë

Na prek të gjithëve, pse teknologjia po bëhet më e shtrenjtë

16 Shkurt, 2026
SHBA-ja i thotë “JO” naftës saudite gjatë Korrikut, herë të parë në mbi 40 vjet

Nafta qëndron mbi 92 dollarë, tregjet peshojnë sanksionet ndaj Iranit

25 Gusht, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton

Euro drejt rënies historike

10 Qershor, 2026

Të Fundit

Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

22 Shtator, 2026
Një histori që sapo ka nisur! Urdhër arresti ndaj kryespiunes shqiptare ngjall shumë kureshtje kudo

Një histori që sapo ka nisur! Urdhër arresti ndaj kryespiunes shqiptare ngjall shumë kureshtje kudo

22 Shtator, 2026
Si të minimizoni sasinë e ajrit të ndotur që thithni gjatë aktivitetit fizik

Si të minimizoni sasinë e ajrit të ndotur që thithni gjatë aktivitetit fizik

22 Shtator, 2026
Shkencëtarët zbulojnë pse shpërthimi i meningjitit në Britani ishte shumë i rëndë

Shkencëtarët zbulojnë pse shpërthimi i meningjitit në Britani ishte shumë i rëndë

22 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr