• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 3 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama ndalon sërish te Legalizimet dhe shpalos PLANIN e ri: Janë bërë 300 mijë procedura, por disa kanë ngecur

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Prill, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Rama ndalon sërish te Legalizimet dhe shpalos PLANIN e ri: Janë bërë 300 mijë procedura, por disa kanë ngecur
Share on FacebookShare on WhatsApp
Kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i legalizimeve në Shqipëri ka avancuar, por një pjesë e ndërtimeve mbeten të pamundura për t’u legalizuar me ligjin aktual.

Gjatë një takimi me qytetarët në Kashar, Rama tha se deri tani janë realizuar rreth 300 mijë legalizime, ndërsa një kategori ndërtimesh nuk mund të përfitojnë për shkak të kufizimeve ligjore. “Janë bërë shumë legalizime, janë bërë rreth 300 mijë. Një pjesë e tyre janë të pamundura me ligjin aktual, jo është mbi kolektor, jo është mbi rrugë”, u shpreh ai.

Kryeministri theksoi se puna do të vijojë për pjesën tjetër të ndërtimeve që mund të legalizohen, ndërsa ngriti shqetësimin për mungesën e drejtësisë në renditjen e aplikimeve. Sipas tij, ka raste kur qytetarë që kanë aplikuar në vitin 2010 vijojnë të presin, ndërsa të tjerë që kanë aplikuar në 2018 e kanë përfituar më shpejt.

“Do bëhet një sistem tani me kritere të qarta, me vite dhe njerëzve do u thuhet prit se jemi në vitin X. Kjo do krijojë më shumë qartësi për njerëzit”, deklaroi Rama, duke shtuar se procesi i legalizimeve do të vijojë çdo vit.

Ai bëri me dije se paralelisht po vijon edhe procesi i dixhitalizimit të hartave kadastrale, duke theksuar përmasat e punës së kryer. “Deri më tani janë skanuar 54 milionë fletë. Llogariteni vetë sa punë e madhe është bërë”, tha kryeministri.

Në të njëjtin takim, Rama foli edhe për zhvillimet ekonomike dhe turizmin, duke theksuar rritjen e ndjeshme të numrit të vizitorëve dhe investimeve të huaja.

“Kur kemi filluar këtë punë, Shqipëria kishte 2 milionë e ca turistë. Sot kemi arritur në 12 milionë me pasaportë të huaj”, u shpreh ai, duke shtuar se edhe investimet e huaja janë rritur nga 300-400 milionë euro në vit në mbi 1.5 miliardë euro.

Megjithatë, Rama pranoi se rritja ekonomike ka sjellë edhe sfida, veçanërisht në raport me infrastrukturën dhe shërbimet publike. “Rritet ekonomia, ndërtohen më shumë apartamente, por kjo rritje nuk ecën në të njëjtin ritëm me infrastrukturën dhe shërbimet”, tha ai, duke përmendur si problematikë nevojën për më shumë shkolla dhe përmirësim të shërbimit shëndetësor.

Sipas tij, megjithë progresin e bërë, vendi përballet ende me sfida që kërkojnë zgjidhje afatgjata.

Artikulli para

Çfarë duhet të dini para se të merrni ilaçe për humbje peshe

Artikulli pas

OKB: Rritja e çmimeve mund të shkaktojë krizë urie në vendet arabe

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SHBA godet “përfituesit falas” të sigurisë, vihet në dyshim organizimi i samitit të NATO-s në Shqipëri
Aktualitet

SHBA godet “përfituesit falas” të sigurisë, vihet në dyshim organizimi i samitit të NATO-s në Shqipëri

2 Korrik, 2026
Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit: Rregulla të reja, zgjaten afatet për objektet e papërfunduara
Ekonomi

Besimi në ekonomi bie në qershor, “frenojnë” shërbimet dhe ndërtimi

2 Korrik, 2026
Skema korruptive me inceneratorin lë Elbasanin përballë krizës së mbetjeve, kërkohet një landfill i ri
Ekonomi

Çdo shqiptar prodhoi 383 kg mbetje në vit, shumica groposen ose hidhen përrenjve dhe lumenjve

2 Korrik, 2026
Shteti në kolaps: Goditjet e SPAK në tre javë paralizojnë AKSHI-n, MIE-n, KESH-n, ARRSH-në….
Aktualitet

Dikush vjen të troket te dera në mesnatë! Veprimi i pazakontë i BKH-së që tronditi elitën politike të Tiranës

2 Korrik, 2026
Krerët e bankave të shqetësuar nga AI: Mund të krijojë flluska financiare dhe kriza të reja
Ekonomi

Krerët e bankave të shqetësuar nga AI: Mund të krijojë flluska financiare dhe kriza të reja

2 Korrik, 2026
Rama: Dyfishojmë ndihmën për personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët me aftësi të veçanta
Aktualitet

Rama: Dyfishojmë ndihmën për personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët me aftësi të veçanta

2 Korrik, 2026
Artikulli pas
OKB: Rritja e çmimeve mund të shkaktojë krizë urie në vendet arabe

OKB: Rritja e çmimeve mund të shkaktojë krizë urie në vendet arabe

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Sot nisi shkolla, por Shqipërisë i mungojnë 112 mijë nxënës 9-vjeçareje nga 2014
Ekonomi

Të paguar jo sa duhet, por shumica e mësuesve në Shqipëri janë të kënaqur me kushtet e punës

Nga SkyWeb
9 Tetor, 2025
0

Shumica e mësuesve në Shqipëri janë të kënaqur me kushtet e tyre të punësimit, duke tejkaluar edhe mesataren e vendeve...

Lexo të plotë
Moti i keq, mbyllen aeroportet e Vjenës dhe Mynihut

Moti i keq, mbyllen aeroportet e Vjenës dhe Mynihut

20 Shkurt, 2026
Trump thotë se SHBA-ja ka gjetur kurën për autizmin

Trump vendos tarifa të reja globale 10% pas vendimit të Gjykatës së Lartë

21 Shkurt, 2026
21 Janari, atë ditë dhe pas: Protesta që vrau protestën

21 Janari, atë ditë dhe pas: Protesta që vrau protestën

21 Janar, 2026
Goditja më e madhe në histori, SHBA sekuestron mbi 14 miliardë dollarë në Bitcoin

Bitcoin shënon humbjen e parë mujore që nga viti 2018

1 Nëntor, 2025

Të Fundit

Një jetë me notën 10

Një jetë me notën 10

2 Korrik, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

Temperaturat e larta rrisin konsumin e energjisë në Shqipëri

2 Korrik, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Tatimet publikojnë udhëzuesin: Procedurat e aplikimit për kompensimin e TVSH-së te fermeri

2 Korrik, 2026
Qindra te helmuar nga salmonela ne Evropë, zbulohet burimi

Qindra te helmuar nga salmonela ne Evropë, zbulohet burimi

2 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr