• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 3 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Çfarë duhet të dini para se të merrni ilaçe për humbje peshe

Editor Nga Editor
2 Prill, 2026
në Shëndet
A A
0
Çfarë duhet të dini para se të merrni ilaçe për humbje peshe
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ilaçet për humbje peshe nuk janë zgjidhja e shpejtë që shumë njerëz besojnë, sidomos nëse synimi është të ruhet pesha e humbur në afatgjatë.

Sarah Le Brocq ka përjetuar vetë efektet transformuese të këtyre ilaçeve. Ajo ka jetuar me obezitet për pjesën më të madhe të jetës së saj të rritur dhe ka provuar dieta të shumta. “Çdo gjë e re që dilte, mendoja: ‘Do ta provoj, ndoshta funksionon për mua’.” Fatkeqësisht, pesha gjithmonë i rikthehej, siç i tha ajo BBC-së në emisionin Inside Health.

Pas më shumë se dy vitesh përdorimi të ilaçeve për dobësim, ajo ka humbur pothuajse tetë stone (rreth 51 kg). “Papritur nuk po mendoja më për ushqimin,” thotë ajo. “Kam më shumë energji, bëj gjëra që nuk i bëja dot më parë… më ka dhënë një lloj lirie të re në jetë.”

Miliona njerëz si Sarah po përdorin tashmë medikamente si semaglutidi dhe tirzepatidi, të njohura më mirë me emrat tregtarë Ozempic dhe Mounjaro. Numri i përdoruesve pritet të rritet edhe më shumë, pasi në treg po dalin ilaçe të reja, përfshirë edhe në formë tabletash dhe jo vetëm injeksionesh.

Është e qartë se këto ilaçe po hapin një epokë të re në trajtimin e obezitetit. Kjo gjendje tashmë konsiderohet “e menaxhueshme”, sipas David Cummings, profesor i mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit. “Janë gjëja më e afërt që kam parë me ilaçet mrekulli.” Megjithatë, disa studiues paralajmërojnë se ekziston rreziku që të neglizhohet nevoja për ndryshime në sjellje, sidomos duke qenë se pesha rikthehet shpejt pasi ndërpriten ilaçet.

Pra, çfarë duhet të kenë parasysh njerëzit para se të fillojnë përdorimin e këtyre ilaçeve?

Si funksionojnë
Ilaçet për dobësim veprojnë duke ulur oreksin, duke imituar hormonet që i tregojnë trupit kur është ngopur. Më të zakonshmet janë GLP-1 dhe GIP.

Këto ilaçe lidhen me receptorë të veçantë në sipërfaqen e qelizave, të cilët luajnë rol kyç në sinjalizimin e ngopjes.

Zakonisht, personat që i marrin fillojnë të humbin peshë brenda javëve të para. Edhe pse janë të aprovuara për persona me obezitet, ekziston një treg në rritje edhe për ata që nuk klasifikohen klinikisht si obezë.

Popullariteti i tyre është rritur për shkak të efektivitetit të lartë, me humbje peshe nga 14% deri në 20% brenda 72 javësh. Megjithatë, rreth 10–15% e njerëzve humbin shumë pak peshë.

GLP-1 vepron si një “mburojë kimike” kundër mjedisit modern që nxit obezitetin, të mbushur me ushqime të lira dhe me shumë kalori, thotë Naveed Sattar, profesor në Universitetin e Glasgow. “Ushqimi është kudo,” thotë ai dhe brenda pak minutash mund të porosisësh sasi të mëdha kalorish.

Nëse i ndërpret, pesha rikthehet
Personat që fillojnë këto ilaçe duhet të kenë parasysh se mund t’i përdorin për një kohë të gjatë, sipas Cummings.

Shumë pacientë pyesin sa kohë duhet t’i përdorin. Zakonisht, ata i ndërpresin pas rreth një viti. Një analizë tregoi se mesatarja e trajtimit ishte 39 javë.

Shumë besojnë se mund ta vazhdojnë humbjen e peshës vetëm me vullnet, por provat tregojnë të kundërtën.

Arsyet për ndërprerje janë të ndryshme: kostoja e lartë, mungesa e mbulimit nga sigurimet ose dëshira për të mos përdorur ilaçe për një kohë të gjatë.

Kur ilaçet ndërpriten, pesha zakonisht rikthehet. Një studim tregoi se rikthimi i peshës ndodh deri katër herë më shpejt krahasuar me programet që fokusohen në ndryshimin e sjelljes.

Një tjetër studim zbuloi se njerëzit shtuan rreth 1.5 kg vetëm tetë javë pas ndërprerjes, dhe pesha vazhdon të rritet me kalimin e kohës. Gjithashtu, rikthehen edhe probleme të tjera shëndetësore, si tensioni i lartë.

Hulumtime të reja tregojnë se një vit pas ndërprerjes, njerëzit rikthejnë rreth 60% të peshës së humbur.

Kjo ndodh për shkak të asaj që studiuesit e quajnë “zhurma e ushqimit”, mendime të vazhdueshme dhe ndërhyrëse për ushqimin.

Përshtati Skyweb.al
Etiketat: humbje peshe
Artikulli para

Kullat mbërrijnë në TEG, kush fshihet pas biznesmenes Yllka Sula

Artikulli pas

Rama ndalon sërish te Legalizimet dhe shpalos PLANIN e ri: Janë bërë 300 mijë procedura, por disa kanë ngecur

Editor

Editor

Nga Kategoria

Mënyra si flisni mund të zbulojë shenjat e hershme të plakjes së trurit
Shëndet

Mënyra si flisni mund të zbulojë shenjat e hershme të plakjes së trurit

3 Tetor, 2026
Makinat elektrike mund të shkaktojnë më shumë të përziera te disa pasagjerë
Shëndet

Makinat elektrike mund të shkaktojnë më shumë të përziera te disa pasagjerë

3 Tetor, 2026
Jo vetëm shenjë e plakjes, flokët e thinjur lidhen edhe me mbrojtjen nga kanceri
Shëndet

Jo vetëm shenjë e plakjes, flokët e thinjur lidhen edhe me mbrojtjen nga kanceri

3 Tetor, 2026
“Gjërat mund të përkeqësohen”: AI i ri i Meta-s mund ta bëjë internetin edhe më kaotik
Shëndet

“Gjërat mund të përkeqësohen”: AI i ri i Meta-s mund ta bëjë internetin edhe më kaotik

2 Tetor, 2026
E vërteta pas videove virale të masazhit limfatik për fryrjen e barkut
Shëndet

E vërteta pas videove virale të masazhit limfatik për fryrjen e barkut

2 Tetor, 2026
A është turp të thuash se e përdor inteligjencën artificiale?
Shëndet

A është turp të thuash se e përdor inteligjencën artificiale?

2 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rama ndalon sërish te Legalizimet dhe shpalos PLANIN e ri: Janë bërë 300 mijë procedura, por disa kanë ngecur

Rama ndalon sërish te Legalizimet dhe shpalos PLANIN e ri: Janë bërë 300 mijë procedura, por disa kanë ngecur

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Lufta në Lindjen e Mesme mund të ndryshojë njëherë e mirë industrinë e aviacionit
Aviacion

Lufta në Lindjen e Mesme mund të ndryshojë njëherë e mirë industrinë e aviacionit

Nga SkyWeb
25 Mars, 2026
0

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme po rrezikon të sjellë ndryshime afatgjata në industrinë globale të aviacionit, duke goditur...

Lexo të plotë
Daily Express: Shqipëria po fiton vëmendjen e britanikëve duke u promovuar si “Maldivet e Evropës”

“Travel Off Path”: Ksamili kryeson mes 5 destinacioneve bregdetare më të mira në Europë

4 Shtator, 2026
Sigurimet ose sistemi Malus-Malus

AMF: Skema bonus-malus uli primin mesatar të sigurimit në tremujorin e parë

18 Prill, 2026
Kadastra tregon hapat për regjistrimin e banesave para ’91 dhe oborreve përmes e-Albania

Kadastra tregon hapat për regjistrimin e banesave para ’91 dhe oborreve përmes e-Albania

19 Gusht, 2026
Bloomberg: Në Shqipëri, vala më e madhe e protestave në 30 vjet

Bloomberg: Në Shqipëri, vala më e madhe e protestave në 30 vjet

11 Qershor, 2026

Të Fundit

Skemë kriminale, SPAK dërgon për gjykim skandalin e mikrokredive

Ligji i ri kufizon gjobat dhe kostot ekstra për kreditë e këqija

3 Tetor, 2026
Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb

3 Tetor, 2026
G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë  nga rezerva në treg pas presionit të SHBA

G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë nga rezerva në treg pas presionit të SHBA

3 Tetor, 2026
Mënyra si flisni mund të zbulojë shenjat e hershme të plakjes së trurit

Mënyra si flisni mund të zbulojë shenjat e hershme të plakjes së trurit

3 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr