• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 9 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqipëria bëhet pjesë e rrjetit global të Vodafone Foundation për reagimin e menjëhershëm në rastet e emergjencave civile! Aset për sigurinë kombëtare  

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Shqipëria bëhet pjesë e rrjetit global të Vodafone Foundation për reagimin e menjëhershëm në rastet e emergjencave civile! Aset për sigurinë kombëtare  
Share on FacebookShare on WhatsApp

Fondacioni Vodafone në Shqipëri ka nisur zyrtarisht zbatimin e programit Instant Network Emergency Response (INER), duke e renditur Shqipërinë mes shtatë qendrave të reja lokale pjesë e rrjetit global të reagimit të menjëhershëm në raste emergjencash, të Vodafone Group Foundation.

Lajmi u bë me dije pas një trajnimi tre-ditor (2-4 mars), gjatë të cilit ekipet teknike shqiptare u trajnuan në ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe operacionale për ndërhyrje të menjëhershme në vendosjen e lidhjes/konektivitetit në kohë krizash dhe emergjencash civile.

Kjo qendër, e para në Shqipëri e këtij lloji, disponon mjetet dhe bazën e nevojshme materiale në gatishmëri të plotë 24 orë në 7 ditë për të mundësuar dhe realizuar ndërhyrjen e menjëhershme dhe efektive me ekipe të specializuara gjatë krizave apo rasteve të katastrofave natyrore.

Zgjerimi i rrjetit global përfshin gjithashtu Çekinë, Republikën Demokratike të Kongos, Egjiptin, Irlandën, Mozambikun dhe Portugalinë, duke iu shtuar katër qendrave ekzistuese në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Gjermani dhe Greqi. Sipas Vodafone Group Foundation, ky zgjerim synon të rrisë gatishmërinë globale dhe të përshpejtojë reagimin ndaj krizave.

Ngritja e kësaj qendëre në Shqipëri, përmes aktivizimit të menjëhershëm të infrastrukturës së rrjetit dhe përdorimit të zgjidhjeve alternative të lidhjes, përfshirë teknologjitë satelitore, bën të mundur që Rrjeti numër 1 në Shqipëri të jetë partner i domosdoshëm ndaj institucioneve dhe autoriteteve publike kombëtare, shërbimeve të emergjencës dhe komuniteteve të prekura, duke siguruar aksesin në komunikim, si shërbim jetik.

Pajisjet e vendosura në Shqipëri në kuadër të programit INER përfshijnë një sërë zgjidhjesh teknologjike për rivendosjen e komunikimit në fazat e para të emergjencave, më konkretisht në:

  1. njësi Wi-Fi të sigurta
  2. stacione karikimi
  3. gjeneratorë me energji diellore
  4. mjete të shpejta për rikthimin e lidhjes

Këto pajisje janë projektuar për të rikthyer komunikimin brenda 72 orëve të para, një periudhë kritike për koordinimin e operacioneve të shpëtimit dhe ndihmës. Qendëra në Shqipëri do të funksionojë si një aset kombëtar në mbështetje të institucioneve si Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Ministria e Brendshme, Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit, si dhe shërbimi i emergjencës 112.

Qendra lokale synon të përmirësojë shpejtësinë e ndërhyrjes në raste emergjente, të rrisë efikasitetin e kostos dhe përdorimit të energjisë, të forcojë kapacitetet vendase përmes trajnimit të inxhinerëve shqiptarë dhe të mundësojë aksesin në zona të thella apo vështira.

Justin Waller, drejtues i programit INER në Vodafone Group Foundation, theksoi se modeli i ri me qendra lokale “mundëson reagim më të shpejtë dhe më efektiv, duke u bazuar edhe në përvojat nga operacionet e mëparshme emergjente.”

Ndërsa Lisa Felton, drejtuese e Vodafone Group Foundation, u shpreh se krijimi i qendrave të reja “dëshmon angazhimin për të përmirësuar përgatitjen dhe reagimin ndaj emergjencave përmes përdorimit të burimeve dhe ekspertizës lokale.”

Programi përfshin gjithashtu trajnime të specializuara, teknike për inxhinierët dhe vullneraët e Vodafone Albania, si dhe trajnime në kushte të rrezikshme (HEAT) që mundësojnë gatishmërinë dhe përballimin e situatave gjatë kohës së krizave.

Qendra në Shqipëri do të financohet bashkërisht nga Vodafone Group Foundation dhe Vodafone Albania, në kuadër të bashkëpunimit afatgjatë për forcimin e kapaciteteve të reagimit ndaj emergjencave.

Ky zhvillim e pozicionon Shqipërinë si një nyje të rëndësishme në rrjetin ndërkombëtar të reagimit ndaj krizave, duke rritur kapacitetin e vendit për të përballuar situata emergjente dhe për të mbështetur komunitetet e prekura./skyweb.al 

Etiketat: fondacioni vodafoneVodafonevodafone albaniavodafone foundation
Artikulli para

“Islands”: Vizitoni Shqipërinë, perlën e Ballkanit! Ksamili si “Karaibet e Evropës”

Artikulli pas

Studimi zbulon kush përfiton më shumë nga injeksionet për dobësim

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Chair Airlines nis fluturimet direkte mes Zyrih dhe Tiranës
Aviacion

Chair Airlines nis fluturimet direkte mes Zyrih dhe Tiranës

9 Korrik, 2026
Sulm online ndaj bizneseve, Hita: Po verifikojmë 10 mijë llogari
Kryesore

Sulm online ndaj bizneseve, Hita: Po verifikojmë 10 mijë llogari

9 Korrik, 2026
Kriza e prodhuesve të makinave dhe një mësim për Europën: Volkswagen përballet me rënien e modelit që e bëri gjigant
Ekonomi

Kriza e prodhuesve të makinave dhe një mësim për Europën: Volkswagen përballet me rënien e modelit që e bëri gjigant

9 Korrik, 2026
Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve: Operatorët e përjashtuar s’mund të marrin pjesë në gar
Ekonomi

Tenderët me një ofertues, Kuvendi i kërkon llogari “Gjykatës së Tenderave”

9 Korrik, 2026
Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat për kontributet, ISSH ka një njoftim të rendësishëm për fermerët
Ekonomi

Kompesimi i TVSH-së për fermerët/ 258 aplikime në një javë, kërkesa e kompensimit arrin 735 mijë euro

9 Korrik, 2026
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare
Ekonomi

Çmimet bëhen të papërballueshme, ushqimet dhe qiratë zbrazin xhepat e shqiptarëve

9 Korrik, 2026
Artikulli pas
Studimi zbulon kush përfiton më shumë nga injeksionet për dobësim

Studimi zbulon kush përfiton më shumë nga injeksionet për dobësim

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

TikTok u rihap: AKSK, AKEP dhe qeveria i detyrohen publikut përgjigje
OP-ED

TikTok u rihap: AKSK, AKEP dhe qeveria i detyrohen publikut përgjigje

Nga SkyWeb
8 Shkurt, 2026
0

Besmir Semanaj Pas rreth një viti bllokimi, TikTok ësht ë rikthyer në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama deklaron se ky vendim...

Lexo të plotë
Shqipëria prezantohet si destinacion unik mesdhetar në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin

Shqipëria prezantohet si destinacion unik mesdhetar në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin

2 Mars, 2026
Trump thotë se lufta mbaroi, 14 bombat që mund të ndryshojnë Lindjen e Mesme

Trump ashpërson sërish tonet ndaj Evropës për migracionin dhe energjinë

10 Dhjetor, 2025
Çeku që “nuk sjell” bebe

Çeku që “nuk sjell” bebe

10 Qershor, 2025
Media italiane: Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime

Media italiane: Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime

9 Qershor, 2026

Të Fundit

Chair Airlines nis fluturimet direkte mes Zyrih dhe Tiranës

Chair Airlines nis fluturimet direkte mes Zyrih dhe Tiranës

9 Korrik, 2026
Sulm online ndaj bizneseve, Hita: Po verifikojmë 10 mijë llogari

Sulm online ndaj bizneseve, Hita: Po verifikojmë 10 mijë llogari

9 Korrik, 2026
Detaje nga dosja SPAK për “Aruba”-n, emri i Vis Martinajt del në bisedat e SkyECC: Qenka punë e tij…

Detaje nga dosja SPAK për “Aruba”-n, emri i Vis Martinajt del në bisedat e SkyECC: Qenka punë e tij…

9 Korrik, 2026
Nga “Gjykata e Tenderëve”, Jonaid Myzyri kalon në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara

GJKKO pushon çështjen ndaj ish-kreut të KPP-së, Jonaid Myzyraj

9 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr