• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqiptarët rritën konsumin e naftës pavarësisht shtrenjtimit

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Çmimi i naftës rritet me 12 lekë brenda 24 orëve, arrin deri në 214 lekë/litër në Tiranë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rritja e fortë e çmimit të naftës gjatë muajit mars nuk ka ndikuar në uljen e konsumit në vend. Përkundrazi, të dhënat tregojnë se shqiptarët kanë përdorur më shumë karburant, duke konfirmuar varësinë e lartë nga automjetet private.

Muaji mars nisi me një rritje të menjëhershme të çmimit, nga 175 lekë për litër në 179 lekë, pas gati dy vitesh stabilitet. Por në ditët në vijim, situata u përkeqësua ndjeshëm si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe ndikimit në tregjet globale të naftës.

Në 17 mars, çmimi arriti në 200 lekë për litër dhe vetëm dy ditë më pas u ngjit në 214 lekë.

Ndërhyrja e përkohshme e Bordit të Transparencës solli një ulje të lehtë në 203 lekë, por në fund të muajit nafta arriti në 218 lekë për litër.

Mesatarisht, një litër naftë kushtoi rreth 200 lekë, ose 14% më shumë se më parë.

Megjithatë, sipas Monitor kërkesa për karburant jo vetëm që nuk ra, por u rrit. Sipas të dhënave zyrtare nga Doganat, në mars u konsumuan 35.8 mijë ton naftë, nga 33.8 mijë ton një vit më parë, me një rritje prej rreth 6%.

Operatorët e tregut konfirmojnë se nuk kanë vërejtur rënie të konsumit, duke theksuar se nafta mbetet një produkt i domosdoshëm. Mungesa e alternativave efikase të transportit publik dhe varësia nga makinat personale për lëvizjet e përditshme dhe fundjavat mbajnë kërkesën në nivele të larta.

E njëjta tendencë reflektohet edhe në tregun e automjeteve. Në mars u regjistruan për herë të parë 7,891 mjete, një rritje prej 15% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, duke shënuar rekord historik për këtë periudhë.

Për tremujorin e parë të vitit, numri i mjeteve të reja arriti në rreth 22 mijë, me një rritje prej 8.4% në bazë vjetore. Rreth 60% e tyre janë automjete me naftë, çka tregon dominimin e këtij karburanti në treg.

Rritja e çmimeve ka sjellë edhe një kosto më të lartë për konsumatorët. Në mars, për rreth 42.4 milionë litra naftë të konsumuar, u shpenzuan afërsisht 8.5 miliardë lekë, ose 87 milionë euro. Nëse çmimi do të kishte mbetur në 175 lekë për litër, shpenzimet do të ishin rreth 1.05 miliardë lekë më të ulëta, ose rreth 11 milionë euro më pak.

Struktura e flotës së automjeteve në vend tregon qartë këtë varësi. Nga rreth 1.06 milionë mjete aktive, afro 70% përdorin naftë, ndërsa vetëm një pjesë shumë e vogël janë elektrike, rreth 1.3% e totalit.

Të dhënat konfirmojnë se, pavarësisht krizave dhe rritjes së çmimeve, konsumi i naftës në Shqipëri mbetet i lartë dhe i pandikuar ndjeshëm nga kostoja, duke reflektuar mungesën e alternativave reale për transportin dhe varësinë e fortë nga karburantet fosile. /skyweb.al

Artikulli para

Menopauza kthehet në treg fitimprurës, mjekët ngrenë alarmin për medikamentet në shitje

Artikulli pas

Plas sherri te Aeroporti i Vlorës, njerëzit e Valon Ademit nxjerrin jashtë të dërguarit e Behgjet Pacollit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit
Ekonomi

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

14 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Euro në minimum historik, këmbehet më pak se 91.30 lekë

14 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Kryesore

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

14 Tetor, 2026
Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani
Ekonomi

Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani

14 Tetor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Ekonomi

Italia do 165 mijë punonjës nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

14 Tetor, 2026
Katari ndërpret prodhimin, rritet me 45% çmimi i gazit në tregjet europiane
Ekonomi

Gazi në Europë shtrenjtohet mbi 150%, çmimet në kulmin e gati katër viteve. Alarm për rezervat para dimrit

14 Tetor, 2026
Artikulli pas
Sherri i “golave” mes Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit në Aeroportin e Vlorës transferohet te dyqanet Duty Free, si po sabotohet një investim strategjik

Plas sherri te Aeroporti i Vlorës, njerëzit e Valon Ademit nxjerrin jashtë të dërguarit e Behgjet Pacollit

Të Përzgjedhura

Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Ekonomi

Bumi i kredive, bankat e huaja të kënaqura me fitimet e filialeve në Shqipëri

Nga SkyWeb
19 Gusht, 2025
0

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve...

Lexo të plotë
Europa prodhon akullore më shumë se kurrë, cili shtet kryeson

Europa prodhon akullore më shumë se kurrë, cili shtet kryeson

23 Gusht, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

Pas dorëheqjeve me detyrim të drejtorëve, qeveria u merr në shumë terren bashkive: S’ka leje ndërtimi mbi 6 kate, eksperimenti i Tiranës shtrihet dhe në rrethe

24 Korrik, 2025
Ndryshimet në Qeveri, Rama: I kisha paraparë që në Asamble, Ballukun s’e shkarkoja në një situatë tjetër

Rama shpjegon pse bëri ndryshime të mëdha në kabinet: Në kushte të tjera nuk e kisha zëvendësuar…

1 Mars, 2026
Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e telefonisë celulare në vend: Qytetarë, raportoni!

Më shumë telefona dhe rrjete sociale se banorë! Paralelisht u rrit edhe audienca e reklamave në Facebook

15 Prill, 2026

Të Fundit

Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut

Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut

14 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Presidenti thirrje protestuesve dhe policisë: Kushtetuta dhe ligji janë kufiri për të gjithë

14 Tetor, 2026
Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

14 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Euro në minimum historik, këmbehet më pak se 91.30 lekë

14 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr