• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

Editor Nga Editor
14 Tetor, 2026
në Ekonomi
A A
Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Konsumatorët shqiptarë do të kenë më shumë të drejta në treg kur  blejnë produkte të ndryshme, qoftë fizikisht por edhe online.

Projektligji “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, i depozituar për diskutim në komisionet parlamentare,  vendos detyrime më të qarta për marrëdhëniet tregtare ndërmjet bizneseve dhe konsumatorëve, edhe në tregtinë online dhe platformat digjitale, duke përafruar legjislacionin shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian.

Qëllimi është të garantohet një treg më transparent dhe i drejtë, ku konsumatorët të kenë informacion të plotë dhe të mund të marrin vendime ekonomike të informuara.

Një nga risitë kryesore lidhet me transparencën e çmimeve dhe ofertave promocionale. Projektligji parashikon që çmimi i shitjes të jetë i shënuar qartë për çdo produkt, ndërsa uljet e çmimeve të shoqërohen me çmimin pararendës më të ulët të aplikuar gjatë 30 ditëve të fundit. Ky mekanizëm synon të parandalojë ofertat mashtruese dhe paraqitjen artificiale të uljeve të çmimeve.

Risi të tjera lidhen me zgjerimin e detyrimeve për informimin e konsumatorit. Bizneset duhet të ofrojnë informacion të qartë për karakteristikat, origjinën, cilësinë, çmimin, afatin e përdorimit, mënyrën e përdorimit dhe garancinë e produkteve. Informacioni tregtar në gjuhën shqipe parashikohet si kërkesë bazë, ndërsa përgjegjësia për sigurinë shtrihet edhe te shërbimet.

Sa i takon shitjeve online, me telefon apo jashtë dyqanit, tregtari do të jetë i detyruar të ofrojë disa të dhëna në lidhje me identitetin, çmimin e plotë, kostot shtesë dhe kujtesë për garancinë ligjore dhe tregtare etj.

Ndërsa nga ana tjetër konsumatori ka të drejtë të heqë dorë nga kontratat e lidhura në distancë ose jashtë qendrave të tregtimit brenda 14 ditëve, pa dhënë arsye dhe pa kosto shtesë, përveç kostove të kthimit të mallrave, kur ato nuk mbulohen nga tregtari. Nëse konsumatori nuk informohet për këtë të drejtë, afati mund të zgjatet deri në 12 muaj.

Një tjetër risi është forcimi i mekanizmave për trajtimin e ankesave. Tregtarët do të duhet të pranojnë ankesa me shkrim, fizikisht ose elektronikisht, të konfirmojnë marrjen e tyre dhe t’u përgjigjen brenda 15 ditëve kalendarike. Gjithashtu, ata do të detyrohen të mbajnë regjistrin e ankesave për një vit nga data e marrjes.

Për çdo shitje parashikohet detyrimi i tregtarit për të lëshuar kuponin ose faturën tatimore, ndërsa mallrat duhet të ambalazhohen ose paketohen në mënyrë të rregullt dhe të sigurt. Këto masa synojnë të rrisin përgjegjshmërinë e bizneseve dhe të përmirësojnë zbatimin praktik të të drejtave të konsumatorëve./scan.tv

Etiketat: blerjet online
Artikulli para

Euro në minimum historik, këmbehet më pak se 91.30 lekë

Artikulli pas

Presidenti thirrje protestuesve dhe policisë: Kushtetuta dhe ligji janë kufiri për të gjithë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Euro në minimum historik, këmbehet më pak se 91.30 lekë

14 Tetor, 2026
Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani
Ekonomi

Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani

14 Tetor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Ekonomi

Italia do 165 mijë punonjës nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

14 Tetor, 2026
Katari ndërpret prodhimin, rritet me 45% çmimi i gazit në tregjet europiane
Ekonomi

Gazi në Europë shtrenjtohet mbi 150%, çmimet në kulmin e gati katër viteve. Alarm për rezervat para dimrit

14 Tetor, 2026
Pse një domain në internet mund të kushtojë dhjetëra milionë euro
Ekonomi

Pse një domain në internet mund të kushtojë dhjetëra milionë euro

14 Tetor, 2026
Rritja ekonomike penalizon të varfrit: numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike ra 21% në 3 vjet
Ekonomi

Rritja ekonomike penalizon të varfrit: numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike ra 21% në 3 vjet

14 Tetor, 2026
Artikulli pas
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Presidenti thirrje protestuesve dhe policisë: Kushtetuta dhe ligji janë kufiri për të gjithë

Të Përzgjedhura

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!
Aktualitet

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

Nga SkyWeb
3 Shkurt, 2026
0

Sarajevë – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Theoharis Theoharis, zhvilloi një vizitë zyrtare në selinë e Këshilli për...

Lexo të plotë
Pensioni nuk mjafton, rritet numri i të personave mbi 65 vjeç që vijojnë të punojnë

Pensioni nuk mjafton, rritet numri i të personave mbi 65 vjeç që vijojnë të punojnë

24 Qershor, 2026
Rama: Siguria ushqimore, sfida më e vështirë e procesit të anëtarësimit

Rama: Siguria ushqimore, sfida më e vështirë e procesit të anëtarësimit

21 Prill, 2026
RAPORTI SEKRET/ Ekonomia ruse nuk po “lulëzon” siç thonë treguesit e manipuluar të Moskës

RAPORTI SEKRET/ Ekonomia ruse nuk po “lulëzon” siç thonë treguesit e manipuluar të Moskës

20 Prill, 2026
Kalendari me festat zyrtare, sa ditë pushime do të kemi gjatë 2026

Kalendari me festat zyrtare, sa ditë pushime do të kemi gjatë 2026

25 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Presidenti thirrje protestuesve dhe policisë: Kushtetuta dhe ligji janë kufiri për të gjithë

14 Tetor, 2026
Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

14 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Euro në minimum historik, këmbehet më pak se 91.30 lekë

14 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

14 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr