• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 5 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Kroçera e parë kalon përmes Gjirit të Hormuzit pas rihapjes

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Prill, 2026
në Kryesore, Turizëm
A A
0
Kroçera e parë kalon përmes Gjirit të Hormuzit pas rihapjes
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ngushtica strategjike e Hormuzit po rikthehet gradualisht në funksion normal, pasi Irani dhe Shtetet e Bashkuara konfirmuan se rruga detare do të jetë plotësisht e hapur për trafikun tregtar gjatë periudhës së armëpushimit.

Zhvillimi vjen pas gati dy muajsh bllokadë pothuajse totale, që nga nisja e konfliktit më 28 shkurt, një situatë që paralizoi një nga arteriet më të rëndësishme të tregtisë globale, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz të lëngshëm.

Sinjalet e para konkrete të rihapjes janë reflektuar menjëherë në terren. Anija me flamur maltez “Celestyal Discovery”, e cila kishte qëndruar e bllokuar për 47 ditë në portin e Dubait, është nisur drejt Omanit dhe ka kaluar me sukses Ngushticën e Hormuzit, sipas të dhënave të gjurmimit detar. Anija, që udhëtonte vetëm me ekuipazh, pritet të mbërrijë në destinacion brenda ditës së shtunë.

Në të njëjtën kohë, edhe anije të tjera turistike që ishin bllokuar në portet e Gjirit Persik kanë nisur lëvizjen. Dy kroçera të ndodhura në Doha, njëra prej tyre në pronësi të kompanisë gjermane TUI, si dhe një tjetër në Abu Dhabi, janë përgatitur për nisje ose kanë lënë tashmë portet, duke konfirmuar rifillimin e qarkullimit detar.

Të dhënat nga aplikacionet e monitorimit detar tregojnë se edhe anije të tjera janë vënë në lëvizje, përfshirë “Celestyal Journey”, që u largua nga porti i Dohas, në një valë të parë trafiku që po kalon përmes ngushticës pas njoftimit për rihapjen.

Vendimi për rihapjen e plotë të korridorit detar lidhet me armëpushimin dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit, i cili pritet të zgjasë deri më 22 prill. Megjithatë, presidenti amerikan Donald Trump ka sinjalizuar se mund të ketë një zgjatje të tij, nëse progresi në negociata vijon në drejtimin aktual.

Situata mbetet megjithatë e ndjeshme. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur paralelisht një bllokadë detare ndaj porteve iraniane, ndërsa Trump ka paralajmëruar se çdo anije që do të tentojë ta thyejë atë mund të përballet me ndërhyrje ushtarake.

Pas një periudhe të gjatë pasigurie dhe tensioni që tronditi tregjet globale të energjisë dhe transportit, rifillimi i trafikut në Ngushticën e Hormuzit përbën zhvillimin e parë konkret drejt normalizimit, por mbetet i varur nga qëndrueshmëria e armëpushimit dhe ecuria e negociatave në vijim. /skyweb.al

Etiketat: krocere
Artikulli para

Jeleku i një të mbijetuare nga Titaniku del në ankand, çmimi arrin deri në 500 mijë euro

Artikulli pas

Nga deklaratat publike te praktika, Hormuzi nuk është hapur plotësisht: Pronarët e anijeve kërkojnë garanci ndaj minave

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!
Aktualitet

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!

5 Shtator, 2026
Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve 
Ekonomi

“Kamikazët” e rrugëve, vetëm 1 në 7 të testuar e kanë rimarrë patetën pas heqjes nga policia

5 Shtator, 2026
Pas vitit 2029, këtë markë të njohur makinash mund të mos e shihni më në rrugë
Ekonomi

Pas vitit 2029, këtë markë të njohur makinash mund të mos e shihni më në rrugë

5 Shtator, 2026
Krahasimi “bombë” i Bloomberg: Pse India nuk ka suksesin e Shqipërisë në turizëm
Fokus

Krahasimi “bombë” i Bloomberg: Pse India nuk ka suksesin e Shqipërisë në turizëm

5 Shtator, 2026
Tatimet vendosën “kufi” për pagat, por bregdeti sërish pa punonjës
Turizëm

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

5 Shtator, 2026
Përplasja për tokën në Palasë mes Luan Muçës dhe Vasil Bedinajt, ndërhyn Rama: Tokën do ta bëjmë ullishte!
Aktualitet

Përplasja për tokën në Palasë mes Luan Muçës dhe Vasil Bedinajt, ndërhyn Rama: Tokën do ta bëjmë ullishte!

4 Shtator, 2026
Artikulli pas
Nga deklaratat publike te praktika, Hormuzi nuk është hapur plotësisht: Pronarët e anijeve kërkojnë garanci ndaj minave

Nga deklaratat publike te praktika, Hormuzi nuk është hapur plotësisht: Pronarët e anijeve kërkojnë garanci ndaj minave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dolën nga xhepat e shqiptarëve, Identitek fitoi 17 milionë euro vitin e kaluar nga çmimet e kripura të pasaportave
Aktualitet

Dolën nga xhepat e shqiptarëve, Identitek fitoi 17 milionë euro vitin e kaluar nga çmimet e kripura të pasaportave

Nga SkyWeb
16 Shtator, 2025
0

Qeveria fitoi rreth 17 milionë euro vitin e kaluar nga shitja e dokumentave të identifikimit tek qytetarët shqiptarë. Të dhënat...

Lexo të plotë
Gjykata rrëzon padinë SLAPP të HEC-it Shpërdhaza-Energji ndaj banorëve të Mirditës, Mezan Malaj dhe Artur Kadareja po “marrin ujin e Kaçinarit”

Gjykata rrëzon padinë SLAPP të HEC-it Shpërdhaza-Energji ndaj banorëve të Mirditës, Mezan Malaj dhe Artur Kadareja po “marrin ujin e Kaçinarit”

23 Dhjetor, 2025
Pse nuk duhet të konsumoni ushqim pas orës 22.00?

Pse nuk duhet të konsumoni ushqim pas orës 22.00?

5 Mars, 2026
Mësimi i një gjuhe të huaj mund të ngadalësojë plakjen e trurit

Mësimi i një gjuhe të huaj mund të ngadalësojë plakjen e trurit

7 Korrik, 2026
EKSKLUZIVE/ Instalimi i DPI-ve te Vodafone dhe One, flet AKSK: S’po ju përgjojmë, pajisjet i morëm BORXH në Izrael

TIK TOK, AKSK, AKEP dhe SPAK, si dështoi instalimi i DPI

26 Qershor, 2025

Të Fundit

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!

5 Shtator, 2026
Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë

Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë

5 Shtator, 2026
Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

5 Shtator, 2026
Rama nga Italia:  Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

Rama nga Italia: Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

5 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr