• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 18 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Kokërr e plotë, lëngje apo smoothie, si është më mirë të konsumohen frutat?

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Prill, 2026
në Shëndet
A A
Kokërr e plotë, lëngje apo smoothie, si është më mirë të konsumohen frutat?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Frutat mbeten një nga elementët kryesorë të një diete të shëndetshme, por mënyra se si konsumohen ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndet. Një studim i ri ka nxjerrë në pah se konsumimi i frutave në formë lëngu mund të jetë dukshëm më pak i dobishëm krahasuar me konsumimin e tyre të plotë.

Në një kohë kur sëmundjet jo të transmetueshme dhe obeziteti janë në rritje globale, ekspertët po fokusohen gjithnjë e më shumë te faktorët e stilit të jetesës, veçanërisht dieta. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që çdo person mbi 10 vjeç të konsumojë të paktën 400 gram fruta dhe perime në ditë.

Studimi i publikuar në revistën “Frontiers in Nutrition”, që analizoi mbi 400 persona, i ndau pjesëmarrësit në katër grupe: ata që konsumojnë pak fruta, ata që pijnë lëngje frutash, ata që konsumojnë smoothie dhe ata që hanë fruta të plota.

Rezultatet tregojnë se grupi me konsumin më të ulët të frutave kishte gjendjen më të dobët shëndetësore, ndërsa menjëherë pas tij renditen konsumuesit e lëngjeve të frutave. Këta të fundit rezultuan me nivelet më të larta të kolesterolit dhe diabetit, ndërsa ata që hanin pak fruta kishin më shumë raste të hipertensionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Në të njëjtën linjë, indeksi i masës trupore ishte më i lartë te konsumuesit e lëngjeve dhe te ata që hanin pak fruta, krahasuar me ata që preferonin fruta të plota apo smoothie.

Studimi evidenton gjithashtu ndikim edhe në shëndetin mendor. Personat që konsumonin pak fruta ose që preferonin lëngjet raportuan më shumë probleme psikologjike gjatë vitit të fundit, ndërsa grupet që konsumonin fruta të plota dhe smoothie kishin rezultate më të mira.

Një tjetër gjetje lidhet me energjinë dhe gjumin. Konsumuesit e lëngjeve raportuan nivelet më të ulëta të energjisë dhe cilësinë më të dobët të gjumit, çka sipas studiuesve lidhet me faktin se lëngjet japin më pak ndjesi ngopjeje dhe energji krahasuar me format e tjera.

Diferenca kryesore qëndron te përpunimi. Frutat e plota përmbajnë fibra, antioksidantë dhe lëndë ushqyese që ndihmojnë tretjen, forcojnë sistemin imunitar dhe mbrojnë nga sëmundjet kronike. Këto elemente humbasin pjesërisht gjatë përpunimit në lëng.

Ndërsa smoothie-t ruajnë një pjesë të mirë të fibrave dhe mund të rrisin përthithjen e disa vitaminave, si vitamina C dhe folati, duke u konsideruar më të shëndetshme se lëngjet.

Ekspertët theksojnë se përveç mënyrës së konsumimit, rëndësi ka edhe sasia. Shërbimi Kombëtar Shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar rekomandon që lëngjet e frutave të mos kalojnë 150 ml në ditë.

Në përfundim, studimi nënvizon se jo vetëm sasia, por edhe forma e konsumimit të frutave është vendimtare për shëndetin, duke favorizuar qartë konsumimin e tyre në formë të plotë. /euronews.com

Etiketat: frutafrutat
Artikulli para

Çfarë ndodh me trupin nëse heq dorë 6 muaj nga sheqeri?

Artikulli pas

Pesë arsyet përse veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elitar i Evropës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Fenomeni që po përhapet më shumë në botë: Fëmijët ndërpresin marrëdhëniet me prindërit
Shëndet

Fenomeni që po përhapet më shumë në botë: Fëmijët ndërpresin marrëdhëniet me prindërit

18 Tetor, 2026
Pse po bëhen të varur nga vape edhe ata që nuk kanë pirë kurrë duhan?
Shëndet

Pse po bëhen të varur nga vape edhe ata që nuk kanë pirë kurrë duhan?

18 Tetor, 2026
Meshkujt po shpenzojnë më shumë se femrat për Botox
Shëndet

Meshkujt po shpenzojnë më shumë se femrat për Botox

17 Tetor, 2026
Pse dieta mesdhetare është aleate e zemrës
Shëndet

Pse dieta mesdhetare është aleate e zemrës

17 Tetor, 2026
Salmoni në Europë ushqehet me nënprodukte pule, prodhuesit kërkojnë alternativa më të lira
Shëndet

Salmoni në Europë ushqehet me nënprodukte pule, prodhuesit kërkojnë alternativa më të lira

16 Tetor, 2026
A janë të sigurta suplementet e proteinave për adoleshentët? Çfarë thonë ekspertët
Shëndet

A janë të sigurta suplementet e proteinave për adoleshentët? Çfarë thonë ekspertët

16 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pesë arsyet përse veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elitar i Evropës

Pesë arsyet përse veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elitar i Evropës

Të Përzgjedhura

Policia, thirrje prindërve: Ruani fëmijët nga dhuna!
Aktualitet

Policia, thirrje prindërve: Ruani fëmijët nga dhuna!

Nga SkyWeb
15 Tetor, 2026
0

Policia e Shtetit u ka drejtuar një apel nxënësve dhe prindërve për të ruajtur qetësinë dhe për t’u distancuar nga...

Lexo të plotë
Lufta rrezikon ta fusë botën në një spirale të rrezikshme inflacioni për shkak të çmimeve të karburanteve

Lufta rrezikon ta fusë botën në një spirale të rrezikshme inflacioni për shkak të çmimeve të karburanteve

4 Mars, 2026
VIDEO/ Çfarë ka pirë Vangjel Tavo?! Të qeshura dhe reagime të çuditshme teksa fliste për dëmet e zjarrit në Himarë

VIDEO/ Çfarë ka pirë Vangjel Tavo?! Të qeshura dhe reagime të çuditshme teksa fliste për dëmet e zjarrit në Himarë

10 Shtator, 2026
Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?

Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?

27 Korrik, 2026
Udhëzimet spanjolle për menopauzën bazohen në të dhëna nga studime te burrat, autoritetet kërkojnë rishikim

Udhëzimet spanjolle për menopauzën bazohen në të dhëna nga studime te burrat, autoritetet kërkojnë rishikim

27 Gusht, 2026

Të Fundit

Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?

Marksi përballë Fridmanit, kush na e kufizon lirinë: Shteti apo kapitali?

18 Tetor, 2026
Fenomeni që po përhapet më shumë në botë: Fëmijët ndërpresin marrëdhëniet me prindërit

Fenomeni që po përhapet më shumë në botë: Fëmijët ndërpresin marrëdhëniet me prindërit

18 Tetor, 2026
Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm

Pse gjithnjë e më shumë njerëz po jetojnë vetëm

18 Tetor, 2026
Kompania e njohur e modës do të shpërblejë drejtuesit bazuar te përdorimi i inteligjencës artificiale

Kompania e njohur e modës do të shpërblejë drejtuesit bazuar te përdorimi i inteligjencës artificiale

18 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr