• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shoferi “fundos” Mirlinda Karçanajn, apartament mbi 200 m2 në zonën më të shtrenjtë të Tiranës

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Prill, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
AKSHI “shkundet” në SPAK, KPP zhbllokon tenderin e radhës 7.7 milionë euro
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, rezulton të jetë pronare e të paktën 3 shtëpive me vlera marramendëse në Tiranë. Por ndryshe deklaroi para disa javësh kryeministri Edi Rama, i cili tha publikisht se Karcanaj jetonte me qira! Mbetet te sqarohet nëse Rama ka mbashtruar shqiptarët, apo Linda Karcanaj ka mashtruar kryeministrin Edi Rama.

SPAK ka zbuluar se pasuritë e paluajtshme, Karçanaj i ka regjistruar në emër të personave të tjerë, por në realitet ajo rezulton të jetë pronarja reale.

Emisioni “Në Shënjestër” publikoi dëshminë e shoferit të Karçanaj, dhënë në SPAK, ku tregon sesi e zbuloi që shtëpia ku ai e merrte çdo ditë ishte e shefes së tij.

Bëhet fjalë për një apartament në rrugën “Dervish Hima” në Tiranë.

Apartamenti është me sipërfaqe 203.3 metër katrorë dhe është blerë në shumën prej 370 mijë eurosh. Aktualisht në këtë apartament banon Mirlinda Karcanaj.

Florjan Bylyku, shoferi i ish-drejtoreshës së AKSHI-t, zbuloi se pas kësaj pasurie në të vërtetë fshihej shefja e tij.

“Nga viti 2019 ajo ka banuar në një shtëpi përballë bankës së Shqipërisë në rrugën e Kavajës. Ajo lëvizi me qira pranë Stadiumit Air Albania. Do ketë qenë fillimi i janarit 2025 kur kam filluar ta marr me makinë te shtëpia e re te Air Albania.

Mirlinda Karcanaj në fundit të dhjetorit 2024, më ka thënë që t’i çoja rrobat atje dhe i kam dërguar unë”, thuhet në dëshminë e shoferit të Karçanaj.

Sipas SPAK, nga hetimet rezulton se e hetuara Mirlinda Karcanaj e ka poseduar efektivisht apartamentin që përpara se të nënshkruante kontratën e qirasë, duke nënkuptuar se kontrata është fiktive dhe është kryer në mashtrim të ligjit, me qëllim fshehjen e faktit që kjo banesë është blerë me qëllimin e vetëm për tu p[përdorur nga e hetuara Mirlinda Karçanaj.

Lidhur me një apartament më rrugën e Kavajës rezulton nga hetimet rezulton se Rafael Bistri ka e ka blerë këtë apartament në shumën prej 78 mijë e 380 euro nga shtetasi Bledar Likaj.

Me 7 mars 2017 ai ka lidhur dy kontrata huaje me shoqërinë Forensic Lac dhe Fasttech e Andis Papa, ky i fundit nën hetim nga SPAK. Në total shuma e huave është 80 mijë euro.

Një vit më vonë, në 2018 ai e ka shitur këtë pasuri motrës së Daniel Shimës, ish -zv drejtorit të AKSHIT që u zhduk në mënyrë të mistershshme vjeshtën e 2025 për më shumë se 10 orë.

Në 2019 motra e Daniel Shimës ia shet këtë pasuri nënës së Mirlinda Karcanaj, Gjinovefa Karcanaj për 50 mijë euro. Pra rreth 3 milionë lekë më lirë se çmimi fillestar i blerjes.

Kur u pyet nga SPAK Rafael Bistri tha se nuk mbante mend asgjë, sesi e ka nënshkruar kontratën.

Por kur iu vu në dispozicion dokumentacioni lidhur me marrjen e shumës prej 80 mijë eurosh hua nga Erisa Mallellari dhe Andis Papa, tha se i ka dëgjuar këto emra në tavolina ku kishte qëndruar me shtetasi Ermal Beqiri.

“Nga hetimet rezulton se vlera reale e transaksionit të kryer, për blerjen e këtij apartamenti është rreth 60 mijë euro dhe jo sa është deklaruar në aktet noteriale, ku vlera prej 80 mijë euro është paguar cash nga Mirlinda Karcanaj me të ardhura që rrjedhin nga aktiviteti kriminal”, thotë SPAK.

Sipas prokurorisë së posaçme, konkludohet se kjo pasuri është produkt i veprës penale të korrupsionit prej të hetuarës Mirlinda Karcanaj me të ardhura që rrjedhin nga aktiviteti kriminal, si rezultat i veprimeve të saj në cilësinë e drejtueses së AKSHI-t.

Artikulli para

SPAK sekuestron pasuritë milionëshe të Agasit dhe Beqirit, goditet edhe Mirlinda Karçanaj

Artikulli pas

SPAK sekuestron pronat e Ergys Agasit, “beu” i Durrësit me prona luksoze në Tiranë dhe Dhërmi, mes tyre edhe pylli i një resorti turistik

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP
Ekonomi

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
SPAK zbardh skemën si u zhvatën tenderët e AKSHI-t, urdhër arresti për Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn

SPAK sekuestron pronat e Ergys Agasit, "beu" i Durrësit me prona luksoze në Tiranë dhe Dhërmi, mes tyre edhe pylli i një resorti turistik

Të Përzgjedhura

E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër
Ekonomi

E paralajmëroi Skyweb.al dje, nafta shkon në 200 lekë për litër

Nga SkyWeb
17 Mars, 2026
0

Ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë skyweb.al, çmimi i karburanteve në Shqipëri është rritur sot ndjeshëm, duke e çuar...

Lexo të plotë
Trendi i proteinave vihet në pikëpyetje, kufizimi i tyre mund të jenë çelësi i plakjes së shëndetshme

Trendi i proteinave vihet në pikëpyetje, kufizimi i tyre mund të jenë çelësi i plakjes së shëndetshme

3 Gusht, 2026
Blogu spanjoll i udhëtimeve: Shqipëria, destinacion për t’u vizituar gjatë gjithë vitit

Blogu spanjoll i udhëtimeve: Shqipëria, destinacion për t’u vizituar gjatë gjithë vitit

5 Gusht, 2026
Skandali i mikrokredive shumë shpejt me fajtor, “kioskat” MCA, Final, Kredo Finance, IUTE Credit etj., që u morën shpirtin shqiptarëve me bekimin e BSH

Skandali i mikrokredive shumë shpejt me fajtor, “kioskat” MCA, Final, Kredo Finance, IUTE Credit etj., që u morën shpirtin shqiptarëve me bekimin e BSH

16 Qershor, 2025
Vendimi i ri, çfarë ndodh me pronën nëse Kadastra nuk gjen poseduesin

Vendimi i ri, çfarë ndodh me pronën nëse Kadastra nuk gjen poseduesin

18 Shtator, 2026

Të Fundit

Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

22 Tetor, 2026
Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes

Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes

22 Tetor, 2026
Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

22 Tetor, 2026
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr