• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 6 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të Dionis Teqjas

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Maj, 2026
në Aktualitet
A A
0
Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të Dionis Teqjas
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një letër e çuditshme, e paprecedentë më parë, është shpërndarë sot në redaksitë e disa mediave, kryesisht online.

Një gjyqtar i quajtur Flamur Kapllani kërkon heqjen e një lajmi për llogari të biznesmenit Dionis Teqja.

Me një vendim unik, që meriton të hyjë në historinë e korrupsionit të hapur ose të absurdit juridik, gjyqtari e quan këtë “sigurim padie”.

Historia është kjo: Dionis Teqja, një biznesmen i njohur, jo fort për mirë kohët e fundit, është paditur nga ortakët e tij në gjykatë.

Procesi gjyqësor nuk zhvillohet, pasi Teqja nuk paraqitet. Gjykata detyrohet të afishojë shpalljen për të paditurin. Gazetarët që ndjekin informacionet nga gjykata e shohin këtë shpallje dhe raportojnë lajmin.

Ai përhapet shpejt me tituj pak a shumë të ngjashëm: “Shpallet në kërkim biznesmeni Teqja”.

Profesionalisht, dikush mund të argumentojë se titulli është abuziv. Por, përpara se ta bëjë këtë, duhet të gjejë termin e saktë juridik për shpalljen e gjykatës.

Ky është një debat profesional, që nuk prek vërtetësinë e lajmit dhe aq më pak nuk mund ta rrëzojë atë.

Nga pikëpamja ligjore, askush nuk mund të guxojë ta konsiderojë lajmin të pavërtetë.

Aq më tepër një gjyqtar, i cili nuk mund as ta mendojë të hedhë poshtë një lajm që është afishuar nga vetë gjykata ku ai punon.

Dhe një biznesmen duhet të jetë tejet i pacipë që, ndërsa injoron gjykatën në procesin ku është i paditur, gjen derën e saj kur kërkon të padisë mediat.

Këtu lindin disa probleme serioze. I pari dhe më thelbësori lidhet me lirinë e medias.

A mund të ndodhë që një lajm të hiqet nga të gjitha mediat me vendim gjykate, jo sepse është i pavërtetë, jo sepse ekziston një vendim përfundimtar për shpifje, por thjesht “për sigurim padie”?

Çfarë do të ndodhte nëse precedenti i Flamur Kapllanit do të kthehej në normë?

A do të ekzistonin më lajmet, apo do të hiqeshin të gjitha me “sigurim padie”?

Nëse nesër ndodh një vrasje dhe autori dërgon avokatin në gjykatë për të bllokuar çdo raportim mediatik, çfarë mbetet nga e drejta e publikut për t’u informuar?

Pyetje të tjera lindin për ekspertizën që Flamur Kapllani ka në këtë fushë.

A i njeh gjyqtari kriteret që duhet të përmbushë një lajm?

A u konsultua ai me ndonjë ekspert të medias?

A dëgjoi palën e paditur apo i besoi verbërisht paditësit?

Nëse i besoi vetëm paditësit dhe, pa dijeninë e të paditurve, nxori një vendim të tillë, për çfarë arsyesh e bëri?

Në fakt, këto janë pyetje retorike, që lindin kur një gjyqtar, i cili fatkeqësisht ka kaluar edhe vettingun, guxon të dalë kundër medias në shërbim të një biznesmeni, duke cenuar lirinë e fjalës dhe duke kërkuar heqjen e lajmeve të vërteta në interes të një pale private.

Nuk është ky momenti për t’u marrë as me Kapllanin dhe as me Teqjen.

Historitë e tyre janë një turp për drejtësinë dhe nuk do të bëhen objekt i këtij reagimi, i cili nuk synon hakmarrjen, por mbrojtjen e fjalës së lirë.

Si përfundim, mediat tona kanë vendosur të mos e heqin lajmin.

Të njoftojnë organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare të medias për këtë skandal.

T’i kërkojnë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të hetojë vendimmarrjen e gjyqtarit Flamur Kapllani.

Dhe në fund, ta ftojnë Dionis Teqjen të reflektojë dy herë: së pari për procesin gjyqësor ku është paditur nga ortakët e tij dhe që po e bllokon me mungesën e tij; së dyti, të sjellë një përgënjeshtrim publik në media, nëse pretendon se lajmi është i pavërtetë.

Për të parën nuk jemi palë.

Por për të dytën e dimë shumë mirë pse nuk ka sjellë përgënjeshtrim dhe pse ka zgjedhur të përdorë gjyqtar Flamurin si polic mediatik./Zeri.ai

Etiketat: Dionis teqjesFlamur Kapllanimegatek
Artikulli para

“RestLess”: Shqipëria, xhevahiri ballkanik, mes destinacioneve evropiane më ekonomike për pushime

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Call Centerat mashtrues pushtojnë vendin, gazetari: Kush është italiani që zhvati bashkëkombasit e tij nga Tirana
Aktualitet

Pse është shumë e vështirë të zhduken Call Center-at mashtrues

5 Maj, 2026
Ky është autobusi pa destinacion që po sfidon transportin tradicional
Aktualitet

Ky është autobusi pa destinacion që po sfidon transportin tradicional

5 Maj, 2026
Alarmi nga Tirana: Rajoni përballë klimës, fatura 37 miliardë dollarë
Aktualitet

Alarmi nga Tirana: Rajoni përballë klimës, fatura 37 miliardë dollarë

5 Maj, 2026
Video e Ramës për Lanën, e krijuar me Inteligjencë Artificiale
Aktualitet

Video e Ramës për Lanën, e krijuar me Inteligjencë Artificiale

5 Maj, 2026
Lingota ari dhe vila, askush s’i prek pronat e ngrira të klanit Çopja
Aktualitet

Lingota ari dhe vila, askush s’i prek pronat e ngrira të klanit Çopja

5 Maj, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore
Aktualitet

PE miratoi raportin për Shqipërinë, Presidenti Begaj: Konfirmim i rrugës europiane të vendit tonë

5 Maj, 2026

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tatimet, në gjurmët e 33 milionë eurove të fituara nga rrjetet sociale në Shqipëri
Aktualitet

Tatimet, në gjurmët e 33 milionë eurove të fituara nga rrjetet sociale në Shqipëri

Nga SkyWeb
25 Qershor, 2025
0

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka nisur hetimet ndaj 100 individëve dhe subjekteve të dyshuara për të ardhura të padeklaruara të...

Lexo të plotë
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Kursi i këmbimit, si paraqiten valutat kryesore

5 Nëntor, 2025
Zgjerohet skandali AKSHI, dëshmia tronditëse e Daniel Shimës zbulon dimensionet e frikshme të grupit kriminal

DËSHMIA/ “Igli Tafa, njeri i Ermal Beqirit”, si Daniel Shima “fundosi” Mirlinda Karçanajn, roli i Andis Papës, Gëzim Hoxhës dhe Alban Kokalarit

11 Prill, 2026
MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

MIE plan për tjetër ankand të energjisë së rinovueshme, detajet

28 Mars, 2026
Peptidet injektuese për energji dhe imunitet bëhen trend në TikTok, mjekët ngrenë shqetësimin për rreziqe

Peptidet injektuese për energji dhe imunitet bëhen trend në TikTok, mjekët ngrenë shqetësimin për rreziqe

21 Prill, 2026

Të Fundit

Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të Dionis Teqjas

Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të Dionis Teqjas

6 Maj, 2026
“RestLess”: Shqipëria, xhevahiri ballkanik, mes destinacioneve evropiane më ekonomike për pushime

“RestLess”: Shqipëria, xhevahiri ballkanik, mes destinacioneve evropiane më ekonomike për pushime

6 Maj, 2026
Biznesi do paqe dhe jo luftë, pse Trump pezulloi operacionin për hapjen me forcë të Gjirit të Hormuzit

Biznesi do paqe dhe jo luftë, pse Trump pezulloi operacionin për hapjen me forcë të Gjirit të Hormuzit

6 Maj, 2026
Stresi në punë po shton dhimbjet e kokës dhe migrenën, si të shpëtoni prej tyre

Stresi në punë po shton dhimbjet e kokës dhe migrenën, si të shpëtoni prej tyre

6 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr