• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pagat më të ulëta, ushqimet më të shtrenjta se Europa: Kostoja e korrupsionit dhe e kapjes së tregut që i paguajmë çdo ditë

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Qershor, 2025
në Ekonomi, Aktualitet, Kryesore
A A
Pagat më të ulëta, ushqimet më të shtrenjta se Europa: Kostoja e korrupsionit dhe e kapjes së tregut që i paguajmë çdo ditë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qytetarët shqiptarë, ndonëse paguhen më pak në Europë, me rreth 41% të mesatares europiane, sipas fuqisë blerëse, shumë grup mallra i blejnë deri në 50% shtrenjtë se në Europë në vitin 2024, sipas indeksit krahasues të Çmimeve të Konsumit të publikuar nga Eurostat.

Grupi i parë i produkteve parë janë pijet alkoolike, që kushtojnë gati 53% më shumë sesa mesatarja europiane (152.8%). Kjo do të thotë që për të njëjtat produkte që në Europë shpenzohen mesatarisht 100 euro, në Shqipëri do të duheshin 152.8 euro, ose gati 53 euro më shumë, e matur sipas barazisë së fuqisë blerëse.

Grupi i dytë janë “Pajisje audio-vizuale, fotografike dhe për përpunimin e informacionit”, ku përfshihen Televizorë, radio, aparatura audio, pajisje DVD/Blu-ray, etj., Kamera fotografike/digjitale, kamera video,     Kompjuterë personalë, laptopë, tabletë, printerë, skanera, etj. Këto produkte mesatarisht kushtojnë gati 50% më shumë sesa mesatarja europiane (149.5%). Një vit më parë këto produkte kushtonin sa 135.7% e mesatares europiane.

Nuk janë më lirë as pajisjet elektroshtëpiake. (frigoriferë, lavatriçe, sobe, kondicionerë, aspiratorë, mikserë, blenderë, tostera, çajzjerë elektrike, hekur, etj.)., që kushtojnë 45.8% më shumë se në pjesën më të madhe të Europës (145.8%), nga 130.8% një vit më parë.

Një produkt mjaft jetik është grupi që përfshin qumështin, djathin dhe vezët. Mesatarisht këto kushtojnë 31.5% më shumë se meatarja europiane, nga 19.5% në 2023-n, duke treguar për një shtrenjtim relativ të çmimeve. Deri në vitin 2013, ky grup kushtonte 10% më lirë se mesatarja europiane. Në 2020-n për herë të parë çmimet kaluan mesataren e BE-së (104.9%) për tu shtrenjtuar vazhdimisht në vitet e mëpasshme.

Ushqimet e tjera i blejmë 25% më shtrejtë se Europa, nga 19% një vit më parë.

Pijet jo alkolike i blejmë 19% më shumë.

Mobilje shtëpiake, pajisje dhe mirëmbajtje janë 11.5% më shumë se mesatarja e Europës.

Mobilje shtëpiake, pajisje dhe mirëmbajtje janë 11.5% më shumë.

Edhe pajisjet e transportit personal janë 5.9% më shumë se mesatarja europiane.

Më shtrenjtë kushton dhe komunikimi (me një indeks 102.7%).

Mobilje dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje i blejmë 2.2% më shtrenjtë se në Europë.

Për herë të parë, mesataren e Europës e kanë kapur dhe ushqimet dhe pijet jo alkolike, një produkt bazë, që janë tashmë 1.1% më shtrenjtë se në Europë.

Më i liri në raport me mesataren europiane është duhani, sa 46.8% e mesatares europaine si dhe restorantet e hotelet, sa 52.3% e mesatares europiane.

Në total, Sipas të dhënave të Eurostat, niveli mesatar i çmimeve në vendin tonë ishte sa 62.9% e mesatares së BE-së, nga 58.2% që ishte ky nivel, më 2023 dhe 54.6 në vitin 2022. Vetëm në dy vite, Shqipëria ka ngushtuar hendekun e çmimeve me mesataren e BE-së me 8.3 pikë.

Në vitin 2024, Shqipëria zë vendin e parë në rajon për nivel të lartë të çmimeve në krahasim me mesataren e BE (62.9), duke kaluar Serbinë (61.4), Bosnjë-Hercegovinën (59.7) dhe Malin e Zi (57.9), Maqedoninë e Veriut (49.6%) dhe duke u afruar me Kroacinë (73.3). Në vitin 2022, Serbia kishte mesataren më të lartë të çmimeve në krahasim me BE-në.

Eurostat i krahason çmimet sipas konceptit të PPP (Paritetit të Fuqisë Blerëse). Në formën e tyre më të thjeshtë, PPP-të nuk janë gjë tjetër veçse krahasime çmimesh që tregojnë raportin midis çmimeve në monedhat kombëtare për të njëjtin mall ose shërbim në vende të ndryshme.

Për shembull, nëse çmimi i një hamburgeri në Suedi është 28.60 krona suedeze dhe në Itali është 2.76 euro, atëherë PPP-ja për hamburgerët midis Suedisë dhe Italisë është 28.60 krona për 2.76 euro, ose 10.36 krona për një euro. Me fjalë të tjera, për çdo euro të shpenzuar për hamburgerë në Itali, në Suedi do të duhej të shpenzoheshin 10.36 krona për të marrë të njëjtën sasi dhe cilësi – pra të njëjtin “volum” – hamburgerësh./monitor

*Titulli është i redaksisë

Etiketat: cmimiushqimet
Artikulli para

Inteligjenca artificiale në median shqiptare: Çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga modelet ndërkombëtare

Artikulli pas

Demokracia në kthesën e dezinformimit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

13 Tetor, 2026
Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit
Aktualitet

BKH bastis qelinë e Ergys Agasit, sekuestrohen disa celularë

13 Tetor, 2026
Shqipëria ndërton pa fund, por mbetet e treta në Europë për privimin e rëndë nga strehimi
Ekonomi

Strehimi social, Financat kërkojnë heqjen e garancisë për kreditë, mekanizmi mbetet në draft

13 Tetor, 2026
Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën
Ekonomi

Deri në 6 500 euro! Sa do të paguhet në ankand për targat VIP

13 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Demokracia në kthesën e dezinformimit

Demokracia në kthesën e dezinformimit

Të Përzgjedhura

Boeing gjen “litarin e shpëtimit” në Kinë, negociata për 500 avionë
Aviacion

Boeing gjen “litarin e shpëtimit” në Kinë, negociata për 500 avionë

Nga SkyWeb
22 Gusht, 2025
0

Gjiganti amerikan i prodhimit të avionëve, Boeing, po zhvillon bisedime me autoritetet kineze për një marrëveshje që mund të përfshijë...

Lexo të plotë
Londra synon të hedhë në treg “arin digjital”

Londra synon të hedhë në treg “arin digjital”

3 Shtator, 2025
A duhet t’i rikthehet Europa energjisë bërthamore pas krizës së Hormuzit?

A duhet t’i rikthehet Europa energjisë bërthamore pas krizës së Hormuzit?

27 Prill, 2026
STATISTIKAT/ Tirana ka më shumë makina, por Durrësi renditet i pari për raportin banorë/automjete

Shërbimet e DPSHTRR me rezervim online, qytetarët zgjedhin datën dhe orarin

19 Gusht, 2026
AKSHI pezullon tenderin 5 milionë euro të internetit

AKSHI pezullon tenderin 5 milionë euro të internetit

4 Shtator, 2025

Të Fundit

Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

13 Tetor, 2026
Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit

BKH bastis qelinë e Ergys Agasit, sekuestrohen disa celularë

13 Tetor, 2026
Shqipëria ndërton pa fund, por mbetet e treta në Europë për privimin e rëndë nga strehimi

Strehimi social, Financat kërkojnë heqjen e garancisë për kreditë, mekanizmi mbetet në draft

13 Tetor, 2026
Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën

Deri në 6 500 euro! Sa do të paguhet në ankand për targat VIP

13 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr