• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 11 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

STUDIMI I RI/ Sa hapa duhet të ecni çdo ditë për të luftuar obezitetin

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Maj, 2026
në Shëndet
A A
0
STUDIMI I RI/ Sa hapa duhet të ecni çdo ditë për të luftuar obezitetin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një studim i ri i Shoqatës Europiane për Studimin e Obezitetit sugjeron se ecja rreth 8500 hapa në ditë mund të jetë çelësi për të shmangur rikthimin e kilogramëve pas dobësimit.

Sipas studiuesve, shumica e personave që humbasin peshë gjatë dietave apo programeve të dobësimit përfundojnë duke rifituar një pjesë ose të gjithë kilogramët e humbur brenda tre deri në pesë viteve.

“Rreth 80% e personave me mbipeshë ose obezitet që humbasin fillimisht peshë, priren të rikthejnë një pjesë ose të gjithë kilogramët më vonë”, tha Marwan El Ghoch, bashkautor i studimit nga Universiteti i Modena dhe Reggio Emilia në Itali.

Sipas tij, gjetja e një strategjie që ndihmon njerëzit të ruajnë peshën e re do të kishte vlerë të madhe klinike.

Studimi analizoi disa prova klinike me afro 4000 pacientë, duke krahasuar personat që ndoqën programe të kombinuara me dietë dhe rritje të aktivitetit fizik me ata që mbajtën vetëm dietë ose nuk morën trajtim.

Rezultatet treguan se grupi që rriti numrin e hapave deri në mesatarisht 8454 hapa në ditë humbi rreth 4.39% të peshës trupore, ose afërsisht 4 kilogramë.

Studiuesit rekomandojnë që personat që ndjekin programe dobësimi të synojnë rreth 8500 hapa në ditë gjatë fazës së humbjes së peshës dhe ta ruajnë këtë nivel aktiviteti edhe më pas, për të shmangur rikthimin e kilogramëve.

Ekspertët paralajmërojnë se obeziteti po rritet me ritme shqetësuese në mbarë botën dhe pritet që deri në vitin 2035 rreth 30% e popullsisë globale të jetë obeze.

Sipas studimit, mbipesha dhe obeziteti lidhen me probleme të shumta shëndetësore dhe psikologjike, rrisin kostot për sistemet shëndetësore dhe ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e rrezikut për sëmundje serioze dhe vdekshmëri.

Një tjetër studim i fundit ka treguar se personat me obezitet kanë 70% më shumë rrezik për infeksione serioze, ndërsa një në dhjetë vdekje nga sëmundjet infektive në botë mund të lidhet me obezitetin. /euronews.com

Etiketat: ecjeobez
Artikulli para

Vendet e punës, cilat grupmosha do të prekë më shumë AI

Artikulli pas

Të gjithë shezlonget ishin zënë, turisti gjerman fiton gjyqin me hotelin luksoz në Greqi

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Po i hamë vaktet në orarin e gabuar, kur është koha më e mirë për darkë
Shëndet

Po i hamë vaktet në orarin e gabuar, kur është koha më e mirë për darkë

10 Gusht, 2026
Këta tre faktorë në moshën e mesme mund të vonojnë demencën deri në 13 vite
Shëndet

Këta tre faktorë në moshën e mesme mund të vonojnë demencën deri në 13 vite

10 Gusht, 2026
Mushkonjat kanë të preferuarit e tyre dhe çdo specie ka të vetin
Shëndet

Mushkonjat kanë të preferuarit e tyre dhe çdo specie ka të vetin

10 Gusht, 2026
Sa kushton një dietë e shëndetshme në Shqipëri? Kemi kosto më të ulët se shumica e vendeve të Ballkanit
Shëndet

Sa kushton një dietë e shëndetshme në Shqipëri? Kemi kosto më të ulët se shumica e vendeve të Ballkanit

10 Gusht, 2026
Mania për t’u nxirë. Sa diell na duhet në verë?
Shëndet

Mania për t’u nxirë. Sa diell na duhet në verë?

9 Gusht, 2026
A shkakton artrit kërcitja e gishtave?
Shëndet

A shkakton artrit kërcitja e gishtave?

9 Gusht, 2026
Artikulli pas
Të gjithë shezlonget ishin zënë, turisti gjerman fiton gjyqin me hotelin luksoz në Greqi

Të gjithë shezlonget ishin zënë, turisti gjerman fiton gjyqin me hotelin luksoz në Greqi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Bitcoin i rikthehet rritjes së fortë, kalon mbi 103 000 USD
Ekonomi

Bitcoin zbret nën 90 mijë dollarë, tregu i kriptove humb 1.2 trilion dollarë

Nga Editor
18 Nëntor, 2025
0

Bitcoin ka rënë nën nivelin prej 90 000 dollarësh, duke fshirë me këtë gati 1.2 trilion dollarë nga vlera totale...

Lexo të plotë
Dhjetëra banorë autoktonë mbeten në qiell të hapur nga projekti TID në Durrës, mbledhja e Këshillit Bashkiak shtyhet pas tensioneve

Dhjetëra banorë autoktonë mbeten në qiell të hapur nga projekti TID në Durrës, mbledhja e Këshillit Bashkiak shtyhet pas tensioneve

10 Shkurt, 2026
Pse kompanitë e Kosovës po zbarkojnë në Shqipëri

Pse kompanitë e Kosovës po zbarkojnë në Shqipëri

29 Nëntor, 2025
Studim: Pasagjerët e avionëve ekspozohen ndaj niveleve të larta të grimcave ultrafine

Studim: Pasagjerët e avionëve ekspozohen ndaj niveleve të larta të grimcave ultrafine

12 Dhjetor, 2025
Njerëzit po hanë karrota për t’u nxirë, a është i shëndetshëm ky trend viral?

Njerëzit po hanë karrota për t’u nxirë, a është i shëndetshëm ky trend viral?

9 Mars, 2026

Të Fundit

Superjahti “MY Deep Blue” ndalon në Portin e Durrësit

Superjahti “MY Deep Blue” ndalon në Portin e Durrësit

11 Gusht, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton

Euro nuk ndal rënien, zbret për herë të parë poshtë nivelit të 93 lekëve

11 Gusht, 2026
Rama ndryshon qasje për protestat: Qytetarët kanë halle reale, kemi probleme me administratën

Na marrtë të keqen Irani, Rama thotë se Shqipëria është e para në botë për sigurinë kibernetike

11 Gusht, 2026
ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

11 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr