• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 27 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Inteligjenca Financiare zbulon SKEMËN: Zyrtari i dënuar për korrupsion bleu prona me para të dyshimta 

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Inteligjenca Financiare zbulon SKEMËN: Zyrtari i dënuar për korrupsion bleu prona me para të dyshimta 
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një ish-zyrtar shtetëror i dënuar më parë për korrupsion dhe shpërdorim detyre rezulton të ketë investuar të paktën 155 mijë euro në pasuri të paluajtshme, përmes një skeme pagesash dhe transfertash që Agjencia e Inteligjencës Financiare i konsideron të dyshimta për pastrim parash.

Rasti është përfshirë në Raportin Vjetor 2025 të AIF si një nga tipologjitë e identifikuara gjatë analizës së rasteve të dërguara në organet ligjzbatuese.

Sipas raportit, ish-punonjësi i një institucioni shtetëror, i dënuar më parë për korrupsion dhe shpërdorim detyre, gjatë vitit 2024 kishte nënshkruar kontrata sipërmarrjeje për prenotimin e disa pasurive të paluajtshme. Konkretisht, bëhet fjalë për një apartament me vlerë 60 mijë euro, poste parkimi me vlerë 35 mijë euro dhe një njësi tjetër me vlerë 60 mijë euro, duke e çuar totalin e investimit në rreth 155 mijë euro.

AIF evidenton se fondet nuk rezultonin të krijuara nga të ardhura të qarta personale, por ishin akumuluar në llogaritë bankare përmes depozitimeve dhe transfertave nga persona të tretë, në vlerë rreth 140 mijë euro. Këto para ishin paraqitur në forma të ndryshme si dhurime, hua, likuidime borxhesh apo transferta të tjera, ndërsa lidhjet mes palëve konsideroheshin të paqarta.

Sipas analizës së AIF, disa elementë ngritën dyshime të forta mbi origjinën reale të fondeve dhe mënyrën e përdorimit të tyre. Mes tyre përmenden çmimet e ulëta të pasurive krahasuar me tregun, strukturimi i pagesave nga persona të ndryshëm, mungesa e marrëdhënieve të qarta mes palëve si edhe përqendrimi i transfertave me qëllim përfitimin e pasurive të paluajtshme.

Raporti nuk jep identitetin e ish-zyrtarit dhe as institucionin ku ai ka punuar, por thekson se rasti është referuar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.

Tipologjia e publikuar nga AIF nxjerr edhe një herë në pah mënyrën se si sektori i pasurive të paluajtshme vijon të konsiderohet një nga kanalet më të përdorura për qarkullimin dhe fshehjen e fondeve me origjinë të dyshimtë. Vetë raporti evidenton se investimet në prona me burime fondesh të paqarta, përdorimi i personave të tretë dhe transfertat e pajustifikuara mbeten ndër indikatorët kryesorë të dyshimeve për pastrim parash në Shqipëri. /skyweb.al

Etiketat: agjencia inteligjences financiare
Artikulli para

BE do të ndalojë importet e mishit brazilian për shkelje të standardeve ushqimore

Artikulli pas

1 milionë euro pagesa me kartë, HILEJA e biznesmenit në Shqipëri ndez sinjalet e ALARMIT: Si e kapi Inteligjenca Financiare

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave
Ekonomi

“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë tani me lejet e dhëna në Tiranë?

27 Shtator, 2026
Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri
Aktualitet

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

27 Shtator, 2026
Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!
Aktualitet

Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

27 Shtator, 2026
FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen kujt, e fundit në rajoni për studentët e shkencës
Aktualitet

FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen kujt, e fundit në rajoni për studentët e shkencës

27 Shtator, 2026
Mbahet sot Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i automjeteve dhe devijimi i autobusëve
Aktualitet

Mbahet sot Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i automjeteve dhe devijimi i autobusëve

27 Shtator, 2026
Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma
Aktualitet

Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma

26 Shtator, 2026
Artikulli pas
1 milionë euro pagesa me kartë, HILEJA e biznesmenit në Shqipëri ndez sinjalet e ALARMIT: Si e kapi Inteligjenca Financiare

1 milionë euro pagesa me kartë, HILEJA e biznesmenit në Shqipëri ndez sinjalet e ALARMIT: Si e kapi Inteligjenca Financiare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

OBSH: 546 mijë vdekje në vit nga i nxehti
Aktualitet

OBSH: 546 mijë vdekje në vit nga i nxehti

Nga Editor
1 Nëntor, 2025
0

Ndryshimet klimatike po shkaktojnë gjithnjë e më shumë pasoja të rënda për shëndetin e njerëzve në mbarë botën. Një raport...

Lexo të plotë
Shkencëtarët zbulojnë çfarë fshihet në thellësi të Arktikut

Shkencëtarët zbulojnë çfarë fshihet në thellësi të Arktikut

14 Korrik, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka

BSH thotë se shtimi i të ardhurave buxhetore po ndikohet nga rritja e pagave

17 Nëntor, 2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28 Dhjetor, 2025
“Oh sa mirë me qenë administratë!” Paga mesatare në Shqipëri kalon 840 euro, kush ka rrogë më të lartë!

“Oh sa mirë me qenë administratë!” Paga mesatare në Shqipëri kalon 840 euro, kush ka rrogë më të lartë!

11 Qershor, 2025

Të Fundit

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë tani me lejet e dhëna në Tiranë?

27 Shtator, 2026
Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

27 Shtator, 2026
Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

27 Shtator, 2026
Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali

Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali

27 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr