• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

“Oh sa mirë me qenë administratë!” Paga mesatare në Shqipëri kalon 840 euro, kush ka rrogë më të lartë!

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Qershor, 2025
në Ekonomi
A A
“Oh sa mirë me qenë administratë!” Paga mesatare në Shqipëri kalon 840 euro, kush ka rrogë më të lartë!

Foto ilustruese

Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri arriti në 82.210 lekë (840 euro), duke shënuar një rritje prej 11,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se ky është një nga ritmet më të larta vjetore të rritjes së pagës mesatare, por edhe një pasqyrë e qartë e diferencave të theksuara midis sektorit publik dhe atij privat, raporton Skyweb.al. 

Sektori publik është përfituesi më i madh i kësaj rritjeje. Paga në administratën publike, në institucionet arsimore dhe ato të shëndetësisë, si dhe në aktivitetet e sigurimeve shoqërore dhe të ndihmës sociale, u rrit me 16,7 për qind në krahasim me tremujorin e parë të 2024-ës.

Kjo rritje i ka dhënë një hov të ndjeshëm pagesës së punonjësve të shtetit, duke bërë që diferenca me sektorin privat të zgjerohet edhe më shumë.

Nga ana tjetër, aktivitetet ekonomike që raportuan paga mesatare më të larta se mesatarja kombëtare ishin ato të sektorit financiar dhe të sigurimeve, si edhe informacioni dhe komunikacioni. Në këto fusha, pagat tradicionisht kanë qenë më të larta, për shkak të nivelit të lartë të specializimit dhe kërkesës në treg për këto profesione.

Në aspektin profesional, më të paguarit rezultojnë të jenë menaxherët, ligjvënësit dhe drejtorët ekzekutivë, si dhe specialistët me arsim të lartë. Këto kategori profesionistësh mbeten konstant në krye të listës, për shkak të përgjegjësive të larta dhe nivelit të kualifikimit që kërkojnë pozicionet e tyre.

Rritja më e madhe e pagës, krahasuar me një vit më parë, u regjistrua tek forcat e armatosura, me një rritje prej 23,1 për qind. Pas tyre vijnë specialistët me arsim të lartë, të cilët përfituan një rritje prej 13,7 për qind. Këto shifra tregojnë një orientim të qartë të politikave publike për të stimuluar profesionet e specializuara dhe strukturat shtetërore.

Në të kundërt, sektorët që përjetuan rritjet më të vogla ishin industria, me vetëm 5,2 për qind, dhe bujqësia, pyjet e peshkimi me 5,3 për qind. Këto shifra tregojnë jo vetëm një ecuri më të ngadaltë të pagave në ekonominë reale, por edhe një diferencim të qartë në mbështetjen institucionale që marrin sektorë të caktuar.

Në këtë panoramë të shpërndarjes së pagave, duket se “të jesh në administratë” jo vetëm që siguron një punë të qëndrueshme, por gjithnjë e më tepër edhe një rrogë mbi mesataren kombëtare. Dhe kjo e bën më aktuale se kurrë shprehjen ironike që vjen gjithnjë nga goja e qytetarëve: “Oh sa mirë me qenë administratë!”. /skyweb.al

Etiketat: pagatrritje pagashrrogat
Artikulli para

Betonizohet dhe kthehet në “Lavazh” shpella e “Odiseut” në Himarë

Artikulli pas

AVIONËT/ Çfarë është piloti automatik, funksionet dhe a do ta zëvendësojë AI?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat
Ekonomi

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet
Ekonomi

Ministrja gjen fajtorin për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë: Protestuesit!

9 Nëntor, 2026
Kaosi me pronat, Kadastra verifikon dokumentet në jug: Datat për secilin fshat të bregut
Ekonomi

Kaosi me pronat, Kadastra verifikon dokumentet në jug: Datat për secilin fshat të bregut

9 Nëntor, 2026
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare
Ekonomi

Përshpejtohet rritja e çmimeve në Shqipëri, përmbyset tendenca sezonale: Tetori më i shtrenjtë se shtatori, frikë për nëntorin dhe dhjetorin

9 Nëntor, 2026
Aksionet e inteligjencës artificiale rikthehen pas një jave të trazuar në bursa
Ekonomi

Aksionet e inteligjencës artificiale rikthehen pas një jave të trazuar në bursa

9 Nëntor, 2026
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Ekonomi

Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve, vetëm nga këto tre kategori

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
AVIONËT/ Çfarë është piloti automatik, funksionet dhe a do ta zëvendësojë AI?

AVIONËT/ Çfarë është piloti automatik, funksionet dhe a do ta zëvendësojë AI?

Të Përzgjedhura

Tërmet në tregje, ari dhe argjendi bien fort: “Shkunden” investitorët
Ekonomi

Tërmet në tregje, ari dhe argjendi bien fort: “Shkunden” investitorët

Nga SkyWeb
31 Janar, 2026
0

Tregjet e metaleve të çmuara kanë pësuar një tronditje të fortë këtë të premte, duke i dhënë fund një rritjeje...

Lexo të plotë
Tenderi 5 milionë euro, kompanitë më të mëdha të internetit kapin AKSHI-n në gabim: Lumë ankesash në KPP

Tenderi 5 milionë euro, kompanitë më të mëdha të internetit kapin AKSHI-n në gabim: Lumë ankesash në KPP

3 Shtator, 2025
I nxehti ekstrem mbyll edhe kullën Eiffel

I nxehti ekstrem mbyll edhe kullën Eiffel

23 Qershor, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët

TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët

30 Janar, 2026
E keni pyetur ndonjëherë veten: Pse avionët ulen dhe ngrihen nga drejtime të ndryshme në Rinas?

E keni pyetur ndonjëherë veten: Pse avionët ulen dhe ngrihen nga drejtime të ndryshme në Rinas?

30 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

9 Nëntor, 2026
Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet

Ministrja gjen fajtorin për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë: Protestuesit!

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr