• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 27 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Inteligjenca Financiare zbërthen skemën e pastrimit të parave përmes call center-ave mashtrues, si “fshiheshin” drejtuesit

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Maj, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Inteligjenca Financiare zbërthen skemën e pastrimit të parave përmes call center-ave mashtrues, si “fshiheshin” drejtuesit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Agjencia e Inteligjencës Financiare ka zbërthyer një skemë të dyshuar të qarkullimit të fondeve ndërkombëtare përmes shoqërive të regjistruara në Shqipëri si kompani marketingu online, një formë aktiviteti që në praktikën shqiptare është përdorur shpesh edhe si mbulesë për call center-a.

Rasti është përfshirë në Raportin Vjetor 2025 të AIF si një nga tipologjitë e dërguara për investigim të mëtejshëm në organet ligjzbatuese.

Sipas raportit, bëhet fjalë për 11 shoqëri të regjistruara në Shqipëri, të cilat kanë përfituar transferta nga vende të ndryshme të Europës dhe Azisë në vlerën totale 3.74 milionë euro. Formalisht, aktiviteti i tyre ishte ofrimi i shërbimeve të marketingut online.

Por analiza e AIF ka evidentuar se këto kompani nuk vepronin të shkëputura nga njëra-tjetra. Përkundrazi, mes tyre kishte lidhje të dukshme, si ushtrimi i të njëjtit aktivitet, përfshirja e të njëjtëve individë në disa role dhe përsëritja e personave si administratorë, ortakë apo përfaqësues në shoqëri të ndryshme. Pikërisht kjo strukturë ngriti dyshime se aktiviteti i deklaruar mund të shërbente si fasadë për qarkullimin e fondeve nga jashtë.

Një tjetër element që e bën skemën më të dyshimtë është jetëgjatësia shumë e shkurtër e këtyre subjekteve. Sipas raportit, kompanitë janë regjistruar gjatë vitit 2024 dhe brenda një periudhe gjashtëmujore, ose brenda të njëjtit vit, rezultojnë të jenë çregjistruar. Ky model, ku subjekte të reja hapen shpejt, marrin transferta të mëdha dhe më pas mbyllen, është një nga treguesit klasikë të kompanive që përdoren për lëvizje fondesh, pa pasur një aktivitet të qëndrueshëm ekonomik.

Në vijim të analizës bankare, AIF ka identifikuar vendet nga ku kanë ardhur transfertat me vëllimin më të lartë dhe ka komunikuar me Njësitë e Inteligjencës Financiare partnere në 7 vende të ndryshme. Nga informacioni i marrë prej tyre janë evidentuar disa anomali të rëndësishme, përfshirë qarkullim fondesh shumë herë më të lartë se deklarimet, përdorim të llogarive për qëllime tranzitore dhe transferim të menjëhershëm të fondeve drejt shteteve të tjera pas kreditimit.

Raporti evidenton gjithashtu se transfertat ishin jashtë profilit apo fushës së aktivitetit të subjekteve dhe nuk shoqëroheshin me dokumentacion justifikues të mjaftueshëm. Sipas AIF, edhe subjektet dërguese jashtë vendit kishin zhvilluar aktivitet në të njëjtën periudhë me kompanitë e regjistruara në Shqipëri, ndërsa pjesa më e madhe e tyre rezultonin të çregjistruara.

Në këtë mënyrë, skema dyshohet se funksiononte përmes krijimit të disa kompanive me profil “marketing online”, të cilat merrnin pagesa nga jashtë, qarkullonin fonde në shuma të larta dhe më pas i lëviznin ato drejt juridiksioneve të tjera. Përdorimi i të njëjtëve individë në disa kompani krijonte mundësinë që drejtuesit realë të fshiheshin pas strukturave të ndryshme formale, duke e bërë më të vështirë gjurmimin e kontrollit dhe të origjinës së parave.

AIF ka bashkëpunuar edhe me organet tatimore për këtë rast. Në vijim, organi tatimor ka informuar se disa nga këto shoqëri janë referuar në organet ligjzbatuese për veprat penale të fshehjes së të ardhurave dhe mospagimit të taksave e tatimeve.

Raporti nuk përdor shprehimisht termin “call center”, por aktiviteti i deklaruar si marketing online lidhet me një formë regjistrimi që në Shqipëri është përdorur shpesh nga struktura që ofrojnë shërbime telefonike, digjitale apo shitje në distancë për klientë jashtë vendit. Pikërisht për këtë arsye, rasti ngre dyshime mbi mënyrën se si kompani të tilla mund të përdoren jo vetëm për aktivitet tregtar, por edhe si mekanizëm për të qarkulluar fonde ndërkombëtare dhe për të shmangur detyrimet fiskale.

Tipologjia e publikuar nga AIF tregon se skemat e dyshuara të pastrimit të parave nuk kufizohen më vetëm te ndërtimi, pasuritë e paluajtshme apo transaksionet cash. Ato po zhvendosen edhe drejt sektorëve digjitalë, ku aktiviteti formal është më i vështirë për t’u verifikuar, pagesat vijnë nga jashtë dhe kompanitë mund të hapen e të mbyllen brenda pak muajsh.

Etiketat: call centerinteligjenca financiarepastrim parash
Artikulli para

Miliarda nga Offshore: Dy gra, skemë për pastrimin e parave përmes blerjes së veprave të artit, si funksiononte rasti i zbuluar

Artikulli pas

Tokën që bleu 30 mijë euro, për pak muaj e shiti mbi 400 mijë euro: Kapet bizmesmeni i ndërtimit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri
Aktualitet

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

27 Shtator, 2026
Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!
Aktualitet

Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

27 Shtator, 2026
FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen kujt, e fundit në rajoni për studentët e shkencës
Aktualitet

FMN: Shqipëria po diplomon studentë që nuk i duhen kujt, e fundit në rajoni për studentët e shkencës

27 Shtator, 2026
Mbahet sot Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i automjeteve dhe devijimi i autobusëve
Aktualitet

Mbahet sot Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i automjeteve dhe devijimi i autobusëve

27 Shtator, 2026
Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, 38 të arrestuar
Aktualitet

Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, 38 të arrestuar

27 Shtator, 2026
Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma
Aktualitet

Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma

26 Shtator, 2026
Artikulli pas
Tokën që bleu 30 mijë euro, për pak muaj e shiti mbi 400 mijë euro: Kapet bizmesmeni i ndërtimit

Tokën që bleu 30 mijë euro, për pak muaj e shiti mbi 400 mijë euro: Kapet bizmesmeni i ndërtimit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shembet masivi shkëmbor, bllokohet rruga Librazhd-Qafë Thanë
Aktualitet

Shembet masivi shkëmbor, bllokohet rruga Librazhd-Qafë Thanë

Nga Editor
1 Shkurt, 2026
0

Rruga Librazhd-Qafë Thanë është bllokuar në të dyja drejtimet. Shkak është bërë një rrëshqitje e masivit të dheut dhe e...

Lexo të plotë
Çantat e rënda të shkollës mund të dëmtojnë trupin e fëmijëve. Si ta lehtësoni peshën

Çantat e rënda të shkollës mund të dëmtojnë trupin e fëmijëve. Si ta lehtësoni peshën

1 Shtator, 2026
Studimi i ri: Të martuarit janë më pak të rrezikuar nga kanceri

Studimi i ri: Të martuarit janë më pak të rrezikuar nga kanceri

2 Maj, 2026
Paratë e kokainës që ndërtuan një perandori betoni në Shqipëri

Paratë e kokainës që ndërtuan një perandori betoni në Shqipëri

17 Prill, 2026
PS dhe PD ruajnë të njëjtat pozita si në 2021 në Kaçinar, protestat nuk ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve

PS dhe PD ruajnë të njëjtat pozita si në 2021 në Kaçinar, protestat nuk ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve

12 Maj, 2025

Të Fundit

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë tani me lejet e dhëna në Tiranë?

27 Shtator, 2026
Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

27 Shtator, 2026
Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

27 Shtator, 2026
Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali

Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali

27 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr