• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Miliarda nga Offshore: Dy gra, skemë për pastrimin e parave përmes blerjes së veprave të artit, si funksiononte rasti i zbuluar

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Maj, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Miliarda nga Offshore: Dy gra, skemë për pastrimin e parave përmes blerjes së veprave të artit, si funksiononte rasti i zbuluar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pastrimi i parave në Shqipëri duket se po hyn në një fazë më të sofistikuar, ku fondet e dyshuara nuk kalojnë më vetëm përmes blerjes së apartamenteve, tokave apo bizneseve, por edhe përmes veprave të artit.

Agjencia e Inteligjencës Financiare ka evidentuar në raportin vjetor 2025 një rast ku para të ardhura nga jashtë vendit dhe të lidhura me kompani offshore janë përdorur për blerje pasurish të paluajtshme dhe veprash arti në Shqipëri.

Rasti është përfshirë nga AIF në tipologjitë e dërguara për hetim në organet ligjzbatuese. Sipas raportit, dy shtetase me shtetësi shqiptare dhe kombësi të huaj kanë kryer gjatë vitit 2025 blerje në territorin shqiptar, duke përdorur fonde të ardhura nga juridiksione të ndryshme dhe biznese të regjistruara në vende me lehtësi fiskale.

AIF nuk jep shumën totale të investimeve, por e përshkruan rastin si blerje në vlera të larta. Elementi më i rëndësishëm nuk është vetëm vlera e transaksioneve, por mënyra se si janë sjellë fondet në Shqipëri.

Paratë kanë kaluar përmes juridiksioneve me lehtësi fiskale dhe kompanive të regjistruara jashtë vendit, duke e bërë më të vështirë identifikimin e origjinës reale të tyre.

Përdorimi i veprave të artit si kanal investimi e bën rastin edhe më të ndjeshëm. Ndryshe nga pasuritë e paluajtshme, ku vlera mund të krahasohet më lehtë me tregun, veprat e artit kanë një vlerë më subjektive dhe më të vështirë për t’u verifikuar.

Pikërisht për këtë arsye, ky sektor konsiderohet i ekspozuar ndaj skemave ku paratë me burim të paqartë mund të futen në ekonomi përmes blerjeve formalisht të ligjshme.

Në analizën e saj, AIF ka marrë në konsideratë përdorimin e fondeve ndërkombëtare për blerje pasurish të paluajtshme dhe veprash arti, burimin e fondeve nga aktivitete biznesi me risk të shtuar, dyshimet për përdorimin e kompanive të regjistruara në vende me lehtësi fiskale për fshehjen e origjinës së parave, si edhe përfshirjen e disa juridiksioneve në qarkullimin e fondeve.

Një tjetër element që ka shtuar dyshimet është lidhja familjare me individë të përfshirë në aktivitet kriminal të njohur.

Raporti nuk publikon emra personash, kompani apo vende konkrete, por thekson se në qarkullimin e fondeve janë përfshirë vendi i rezidencës, vendi nga ku janë urdhëruar transfertat dhe vendet ku operonin bizneset e lidhura me fondet.

Kjo e bën rastin një skemë më komplekse se pastrimi klasik i parave përmes cash apo blerjes së drejtpërdrejtë të pronave.

Në këtë rast, dyshimi ngrihet mbi një zinxhir ndërkombëtar ku fondet lëvizin përmes kompanive offshore dhe më pas përfundojnë në Shqipëri në formën e investimeve në prona dhe vepra arti.

Në përfundim, AIF e ka dërguar rastin për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit. /skyweb.al

Etiketat: pastrim parashvepra arti
Artikulli para

1 milionë euro pagesa me kartë, HILEJA e biznesmenit në Shqipëri ndez sinjalet e ALARMIT: Si e kapi Inteligjenca Financiare

Artikulli pas

Inteligjenca Financiare zbërthen skemën e pastrimit të parave përmes call center-ave mashtrues, si “fshiheshin” drejtuesit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!
Aktualitet

Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!

12 Nëntor, 2026
Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat
Ekonomi

Masa kundër kreditimit pa kriter, kufizohen bonuset e punonjësve të bankave

12 Nëntor, 2026
Zgjerohet skandali i mashtrimit me kredi në IUTE Credit në Lezhë, verifikime në Shkodër dhe njësi të tjera
Ekonomi

Qeveria fut në shina mikrofinancën dhe mbledhësit e borxheve: S’ka interesa dhe penalitete “peshkaqenësh”

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Inteligjenca Financiare zbërthen skemën e pastrimit të parave përmes call center-ave mashtrues, si “fshiheshin” drejtuesit

Inteligjenca Financiare zbërthen skemën e pastrimit të parave përmes call center-ave mashtrues, si “fshiheshin” drejtuesit

Të Përzgjedhura

Trump thotë se lufta mbaroi, 14 bombat që mund të ndryshojnë Lindjen e Mesme
Ekonomi

Tensionet në Gjirin Persik, Trump kërkon ndërhyrjen e NATO-s dhe Kinës për Ngushticën e Hormuzit

Nga Editor
16 Mars, 2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se aleanca mund të përballet me një të ardhme “shumë negative” nëse vendet anëtare...

Lexo të plotë
Pronat shtetërore në shitje për 1 EURO, qeveria vendos kushtet dhe penalitetet

Pronat shtetërore në shitje për 1 EURO, qeveria vendos kushtet dhe penalitetet

14 Shtator, 2026
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së

Frika se mos mbetesh pa para po bëhet kronike: Çfarë është “peniafobia”

27 Korrik, 2026
Çfarë është zjarri i planifikuar ?

Çfarë është zjarri i planifikuar ?

17 Gusht, 2026
Vdiq punëtori boshnjak, shpallet në kërkim administratori i Nova Construction Enea Kaçi

Vdiq punëtori boshnjak, shpallet në kërkim administratori i Nova Construction Enea Kaçi

1 Qershor, 2025

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr