• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 13 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Tenderët ia kisha lënë Danielit! Mirlinda Karçanaj ia “ngul” Shimës, pasi ai dëshmoi në SPAK kundër saj: “Shefja” mori 200 mijë euro në kuti vere nga Ermal Beqiri

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Maj, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
DOSJA/ Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri i çonin Mirlinda Karçanajt kuti vere plot me euro prerje 100, 200 dhe 500

Foto ilustruese e prodhuar me AI per qellime ilustrimi

Share on FacebookShare on WhatsApp

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duket se ka zhvendosur vëmendjen drejt ish-zëvendësit të saj, Daniel Shima, gjatë intervistës në emisionin “Top Story” me Grida Duma, në një moment kur Shima rezulton një nga personat që ka dhënë dëshmi në SPAK për dosjen e AKSHI-t.

Karçanaj deklaroi se Daniel Shima kishte përgjegjësi direkte mbi proceset administrative të prokurimeve në institucion, ndërsa vetë ajo ishte e fokusuar në aspektin teknologjik dhe transformimin e AKSHI-t.

“Daniel Shima ka qenë përgjegjës për të gjithë procesin administrativ të procesit të prokurimit. Unë kam qenë e përqendruar të plotësohet procedura teknologjike për t’u bërë AKSHI ky që është sot”, deklaroi ajo.

Sipas Karçanajt, në një periudhë ajo i kishte deleguar edhe autoritetin kontraktor Shimës dhe gjatë asaj kohe nuk kishte pasur komunikime me të lidhur me procedurat e prokurimit.

“Unë personalisht nuk jam marrë me këtë proces, por jam përkushtuar të ndiqet me kujdes që të bëhet brenda rregullave. Në një periudhë unë e kam deleguar autoritetin kontraktor te Daniel Shima dhe gjatë kësaj periudhe nuk kam pasur komunikim në lidhje me këtë procedurë”, u shpreh ajo.

Deklaratat e Karçanajt vijnë në një moment kur emri i Daniel Shimës është përmendur edhe në dosjen hetimore të SPAK, ndërsa ai vetë rezulton të ketë dhënë dëshmi për mënyrën e funksionimit të skemës së dyshuar brenda AKSHI-t.

Sipas materialeve hetimore të administruara nga prokurori Bledar Maksutaj, janë dokumentuar të paktën 200 mijë euro ryshfet që dyshohet se janë përfituar nga Karçanaj përmes një zinxhiri personash të lidhur me strukturën nën hetim.

Në qendër të kësaj skeme, sipas dosjes që ka parë skyweb.al, përmenden emrat e Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët dyshohet se përdornin kuti shishesh vere për të maskuar kalimin e shumave të parave në euro.

Sipas hetimeve, në disa raste kutitë e verës përmbanin kartëmonedha euro në prerje 100, 200 dhe 500 euro, ndërsa SPAK dyshon se ato janë përdorur për transferimin e ryshfeteve drejt Karçanajt.

Në dosje, Ergys Agasi konsiderohet nga hetuesit si një nga figurat qendrore të grupit të strukturuar kriminal që dyshohet se kontrollonte tenderat e AKSHI-t.

Karçanaj, e cila ndodhet në masë sigurie “arrest shtëpie”, deklaroi në intervistë se nuk dëshiron të paragjykojë Daniel Shimën, por shtoi se institucionet duhet të hetojnë seriozisht gjithçka që është publikuar dhe raportuar. /skyweb.al

Etiketat: ermal beqirimirlinda karcanaj
Artikulli para

Ka 4 apartamente me LETRA, por Mirlinda Karçanaj këmbëngul: Jetoj me qira, afër punës

Artikulli pas

7 arsyet, pse të punësuarit shqiptarë LISTOHEN si ndër më të pakënaqurit në Europë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Spotify “kundër” artistëve AI, platforma merr masat
Aktualitet

Spotify “kundër” artistëve AI, platforma merr masat

13 Gusht, 2026
Shqipëria mban ende të forta lidhjet familjare, 24,6 % e popullsisë takohet përditë me familjen
Aktualitet

Shqipëria mban ende të forta lidhjet familjare, 24,6 % e popullsisë takohet përditë me familjen

13 Gusht, 2026
Si po i përdorin bandat kriminale kartat Pokémon për të pastruar para
Aktualitet

Si po i përdorin bandat kriminale kartat Pokémon për të pastruar para

13 Gusht, 2026
“Si nuk e vuri re shefi Besmir Qibini?” Qytetarja denoncon shtesën pa leje të një pallati në Tiranë vetëm 200 metra nga Komisariati nr. 3
Aktualitet

“Si nuk e vuri re shefi Besmir Qibini?” Qytetarja denoncon shtesën pa leje të një pallati në Tiranë vetëm 200 metra nga Komisariati nr. 3

13 Gusht, 2026
Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë
Ekonomi

Një në katër makina që hyjnë në Shqipëri është nga Korea

13 Gusht, 2026
Para nga qielli! Qeveria mbyll 6-mujorin me 570 mln euro suficit, rriten edhe shpenzimet
Ekonomi

Para nga qielli! Qeveria mbyll 6-mujorin me 570 mln euro suficit, rriten edhe shpenzimet

13 Gusht, 2026
Artikulli pas
90 punonjës denoncuan punëdhënësit e tyre te Inspektorati i Punës gjatë janarit

7 arsyet, pse të punësuarit shqiptarë LISTOHEN si ndër më të pakënaqurit në Europë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mungesë e mundshme e karburantit për avionët, BE: Të jemi të përgatitur për çdo skenar
Aviacion

Mungesë e mundshme e karburantit për avionët, BE: Të jemi të përgatitur për çdo skenar

Nga Editor
21 Prill, 2026
0

Duke ngritur shqetësimin për një mungesë të mundshme të karburantit për avionët, ministri qipriot i Transportit, Alexis Vafeades, deklaroi se...

Lexo të plotë
Tani qytetarët dhe turistët mund të ndjekin LIVE lëvizjen e autobusëve në Tiranë

Tani qytetarët dhe turistët mund të ndjekin LIVE lëvizjen e autobusëve në Tiranë

7 Gusht, 2025
Euro vjen me fytyre të re, por çfarë ndodh me kartmonedhat e vjetra

Euro vjen me fytyre të re, por çfarë ndodh me kartmonedhat e vjetra

25 Korrik, 2026
Adoleshentët shqiptarë “dembelë” ushqehen mirë, por 75% bëjnë jetë sedentare

Adoleshentët shqiptarë “dembelë” ushqehen mirë, por 75% bëjnë jetë sedentare

1 Dhjetor, 2025
Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare

Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare

19 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Spotify “kundër” artistëve AI, platforma merr masat

Spotify “kundër” artistëve AI, platforma merr masat

13 Gusht, 2026
Pse terapia nuk funksionon njësoj për të gjithë pacientët me Parkinson?

Pse terapia nuk funksionon njësoj për të gjithë pacientët me Parkinson?

13 Gusht, 2026
Autoritetet e BE kundër urdhrit të Trump për vaksinat: Mund të rrezikojë Europën

Autoritetet e BE kundër urdhrit të Trump për vaksinat: Mund të rrezikojë Europën

13 Gusht, 2026
Shqipëria mban ende të forta lidhjet familjare, 24,6 % e popullsisë takohet përditë me familjen

Shqipëria mban ende të forta lidhjet familjare, 24,6 % e popullsisë takohet përditë me familjen

13 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr