• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

BSH parashikon rritje të inflacionit mbi 3%, por kjo do të jetë kalimtare

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Maj, 2026
në Ekonomi
A A
0
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Banka e Shqipërisë vlerëson se konflikti në Lindjen e Mesme pritet të ketë një ndikim të moderuar dhe afatshkurtër në ekonominë shqiptare, kryesisht përmes rritjes së çmimeve dhe inflacionit, por pa pasoja afatgjata për zhvillimin ekonomik të vendit.

Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli, deklaroi se ekonomia shqiptare po përballet me këtë situatë nga pozita më të forta krahasuar me goditjet e mëparshme, si pandemia dhe lufta në Ukrainë.

Sipas tij, ekonomia ka vijuar trendin pozitiv të zhvillimit, i reflektuar në rritjen ekonomike, zgjerimin e punësimit në sektorin privat jobujqësor dhe rritjen e pagave.

“Ndikimi në ekonominë shqiptare do të jetë i moderuar, në terma të rritjes së çmimeve dhe inflacionit, por ajo që është më e rëndësishme është që do të jetë kalimtar, pra nuk do të lërë gjurmë afatgjata në trendet e zhvillimit të vendit, me impakte minimale ose margjinale në treguesit e aktivitetit ekonomik”, u shpreh Themeli.

Sipas projeksioneve të Bankës së Shqipërisë, inflacioni mund të kalojë objektivin prej 3% gjatë gjysmës së dytë të vitit 2026 dhe në fillim të vitit 2027, por niveli i rritjes pritet të mbetet i kontrolluar dhe më i ulët krahasuar me periudhën pas nisjes së luftës në Ukrainë.

“Projeksionet tona për të ardhmen sugjerojnë që trendi i inflacionit do të vijojë të ketë një rritje gjatë gjysmës së dytë të vitit 2026 dhe ndoshta edhe në gjysmën e parë të vitit 2027, rritje e cila pritet ta sjellë këtë tregues diçka mbi objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë, por gjithsesi një rritje e cila do të jetë mjaft më e kufizuar dhe më e reduktuar në raport me atë ecuri të inflacionit që ne patëm pas krizës në Ukrainë”, deklaroi ai.

Banka e Shqipërisë vlerëson se, ndonëse tensionet në Lindjen e Mesme mund të transmetojnë efekte te çmimet e energjisë dhe kostot e importit, ekonomia shqiptare aktualisht paraqitet më rezistente ndaj goditjeve të jashtme sesa në vitet e fundit. /skyweb.al

Artikulli para

Pas shtatë dekadash, Boeing vendos të heqë dorë nga versioni 737

Artikulli pas

Si i fundosi babëzia pallatet e Alabbarit në Durrës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…
Ekonomi

Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

1 Tetor, 2026
Vendimi i ri, çfarë ndodh me pronën nëse Kadastra nuk gjen poseduesin
Ekonomi

Nis verifikimi në terren i pronave në Tiranë, çfarë ndodh me ato në proces legalizimi

1 Tetor, 2026
Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën
Ekonomi

Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën

1 Tetor, 2026
Ligji i ri kundër pastrimit të parave bashkon PS dhe PD te ligjet, Koçi: Sistemi po funksionon, ndërtimi mbetet me risk
Ekonomi

Ligji i ri kundër pastrimit të parave bashkon PS dhe PD te ligjet, Koçi: Sistemi po funksionon, ndërtimi mbetet me risk

1 Tetor, 2026
Rusia gjen rrugë alternative për të furnizuar Evropën me naftë
Ekonomi

Tregjet nën presion, nafta pranë 100 dollarëve për fuçi

1 Tetor, 2026
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit
Ekonomi

Tatimet rikujtojnë afatin për faljen e detyrimeve

1 Tetor, 2026
Artikulli pas
Si i fundosi babëzia pallatet e Alabbarit në Durrës

Si i fundosi babëzia pallatet e Alabbarit në Durrës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mashtroi klientët me biletat, gjykata dënon kompaninë ajrore me 10 milion dollarë
Aktualitet

Mashtroi klientët me biletat, gjykata dënon kompaninë ajrore me 10 milion dollarë

Nga SkyWeb
25 Prill, 2025
0

Gjykata e Apelit në Quebec ka urdhëruar kompaninë ajrore Air Canada të paguajë mbi 10 milionë dollarë dëmshpërblim, pasi e...

Lexo të plotë
Aktorët e Durana Tech Park marrin në duar komunikimet e Ramës dhe ministrave në mes të skandalit AKSHI, Armand Shara dhe Bledar Dhima ofruan 3.1 mln euro

Aktorët e Durana Tech Park marrin në duar komunikimet e Ramës dhe ministrave në mes të skandalit AKSHI, Armand Shara dhe Bledar Dhima ofruan 3.1 mln euro

19 Janar, 2026
“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët

BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon Ministrinë: Çfarë do të ndodhë me importin e mishit

11 Gusht, 2026
Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Në çdo 24 orë të një viti prodhohen rreth 69 mln euro. Jemi të tretët në rajon

“Shteti i madh” mban në këmbë ekonominë e vendit, Bujqësia “gropë”

30 Shtator, 2025
Rriten pasiguritë, bankat qendrore gjejnë strehë te ari: Blihen 1 000 ton brenda vitit

Rriten pasiguritë, bankat qendrore gjejnë strehë te ari: Blihen 1 000 ton brenda vitit

11 Qershor, 2025

Të Fundit

Kapetanović nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë

Kapetanović nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë

1 Tetor, 2026
Ku shkon dhjami kur dobësohemi? Përgjigjja mund t’ju habisë

Ku shkon dhjami kur dobësohemi? Përgjigjja mund t’ju habisë

1 Tetor, 2026
Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

1 Tetor, 2026
Vendimi i ri, çfarë ndodh me pronën nëse Kadastra nuk gjen poseduesin

Nis verifikimi në terren i pronave në Tiranë, çfarë ndodh me ato në proces legalizimi

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr