• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 30 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pse lufta me Iranin nuk i ka çuar në ekstrem çmimet e naftës

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Pse lufta me Iranin nuk i ka çuar në ekstrem çmimet e naftës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pavarësisht luftës me Iranin dhe bllokimit të pjesshëm të furnizimeve globale, çmimet e naftës nuk kanë shpërthyer në nivelet që parashikonin tregjet ndërkombëtare.

Analiza e CNN tregon se situata aktuale është ndryshe nga ajo e vitit 2022, kur pushtimi rus i Ukrainës çoi naftën mbi 120 dollarë për fuçi dhe shkaktoi rritje të forta të karburanteve në mbarë botën.

Sot, edhe pse përmes tensioneve në Ngushticën e Hormuzit mungojnë rreth 14 milionë fuçi naftë në ditë në tregun global, çmimi i naftës po qëndron rreth 100 dollarë për fuçi.

Në fillim të konfliktit, shumë analistë kishin paralajmëruar se çmimi mund të shkonte deri në 150 apo edhe 200 dollarë për fuçi.

Sipas CNN, tregu po mbahet nën kontroll nga disa faktorë njëkohësisht. Një pjesë e mungesës së furnizimit është kompensuar nga rritja e prodhimit në SHBA dhe Amerikën Latine.

Ndërkohë, rezervat e krijuara para nisjes së luftës po përdoren për të zbutur goditjen në tregjet ndërkombëtare.

JP Morgan vlerëson se para konfliktit kishte rreth 580 milionë fuçi naftë të depozituara në rezervë, çka po ndihmon për të shmangur një shpërthim të menjëhershëm të çmimeve. Edhe lirimi i rezervave strategjike dhe lehtësimi i disa kufizimeve për naftën ruse dhe iraniane kanë ndikuar përkohësisht në furnizim.

Një tjetër arsye lidhet me rënien e kërkesës globale.

Sipas JP Morgan, kërkesa për naftë është ulur me rreth 4.3 milionë fuçi në ditë, pasi shumë vende dhe industri po përballen me mungesa karburanti dhe kosto të larta.

Në disa pjesë të Azisë, fabrika kanë ulur prodhimin për shkak të mungesës së lëndëve të para, ndërsa në Europë po shtohen paralajmërimet për mungesë të karburantit të avionëve.

Në treg po ndikon edhe spekulimi financiar. Një pjesë e investitorëve besojnë se SHBA nuk do të lejojë një konflikt afatgjatë me Iranin dhe se tensionet do të frenohen përpara se tregu të futet në krizë të plotë. Kjo ka penguar rritje edhe më të forta të çmimeve.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se situata mbetet e brishtë.

Nëse lufta zgjatet gjatë muajve të verës dhe rezervat globale fillojnë të shterojnë, tregjet mund të përballen me një krizë të re energjetike dhe me rritje shumë më të forta të çmimeve të naftës dhe karburanteve. /skyweb.al

Artikulli para

Si i fundosi babëzia pallatet e Alabbarit në Durrës

Artikulli pas

Shqipëria, me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë
Ekonomi

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

30 Shtator, 2026
BMW ndryshon strategji: Shkurtime të vendeve të punës, AI dhe 2 miliardë euro investime në Gjermani
Ekonomi

BMW ndryshon strategji: Shkurtime të vendeve të punës, AI dhe 2 miliardë euro investime në Gjermani

30 Shtator, 2026
Tenderët e dyshimtë të Vangjel Tavos në Himarë, dhjetëra miliona euro përmes procedurave të çuditshme
Ekonomi

Tenderët e dyshimtë të Vangjel Tavos në Himarë, dhjetëra miliona euro përmes procedurave të çuditshme

30 Shtator, 2026
Gent Sejko dhe Holta Zaçaj duan imunitet nga burgu, projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika
Ekonomi

Socialistët s’janë dakord me mbrojtjen ligjore nga arresti për krerët e Bankës së Shqipërisë

30 Shtator, 2026
Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit
Ekonomi

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30 Shtator, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë më arrest me burg
Aktualitet

Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë më arrest me burg

30 Shtator, 2026
Artikulli pas
Shqipëria, me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë

Shqipëria, me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pse i ftohti bën mirë për trupin?
Shëndet

Pse i ftohti bën mirë për trupin?

Nga Editor
30 Nëntor, 2025
0

Kur ditët shkurtohen, gjethet bien dhe ngricat mbulojnë natyrën, shumica prej nesh i drejtohemi ngrohjes së shtëpisë ose veshjeve të...

Lexo të plotë
Sinjalet për negociata, çmimet e gazit në Evropë bien mbi 7%

Sinjalet për negociata, çmimet e gazit në Evropë bien mbi 7%

25 Mars, 2026
MISTERI/ 5 pasagjerë pa ndjenja. Hipoksia apo helmimi, çfarë e ktheu pas avionin e Wizz Air nga Londra? Kompania: Nuk themi dot më shumë

MISTERI/ 5 pasagjerë pa ndjenja. Hipoksia apo helmimi, çfarë e ktheu pas avionin e Wizz Air nga Londra? Kompania: Nuk themi dot më shumë

20 Nëntor, 2025
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Nafta sot 217 lekë, qeveria shton një tarifë të re që pritet ta shtrenjtojë edhe më

31 Korrik, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Euro zhytet edhe më tepër, sot theu rekordin historik

21 Janar, 2026

Të Fundit

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

30 Shtator, 2026
Zhurmat e pajisjeve dhe alarmet po kthehen në shqetësim për pacientët dhe stafin në spitale, studiuesit kërkojnë zgjidhje më të mirë

Zhurmat e pajisjeve dhe alarmet po kthehen në shqetësim për pacientët dhe stafin në spitale, studiuesit kërkojnë zgjidhje më të mirë

30 Shtator, 2026
BMW ndryshon strategji: Shkurtime të vendeve të punës, AI dhe 2 miliardë euro investime në Gjermani

BMW ndryshon strategji: Shkurtime të vendeve të punës, AI dhe 2 miliardë euro investime në Gjermani

30 Shtator, 2026
WhatsApp forcon masat, metoda të reja kontrolli të prindërve për adoleshentët

WhatsApp forcon masat, metoda të reja kontrolli të prindërve për adoleshentët

30 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr