• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 16 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqipëria, me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë

Editor Nga Editor
16 Maj, 2026
në Ekonomi
A A
Shqipëria, me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të mbrojtjes dhe përfaqësimit të punonjësve në Europë, sipas raportit “European Working Conditions Survey 2024” të Eurofound. Vetëm rreth 25% e punonjësve në vend deklarojnë se kanë sindikatë, këshill punonjësish apo forma të tjera përfaqësimi në vendin e punës, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me mbulimin më të dobët në Europë.

Edhe më problematike paraqitet situata me strukturat e sigurisë dhe shëndetit në punë. Më pak se një në katër punonjës në Shqipëri deklarojnë se në kompaninë ku punojnë ekziston një delegat apo komitet për sigurinë në punë, ndërkohë që në Bashkimin Europian, mesatarja është rreth 60% e punonjësve.

Sipas raportit, mungesa e këtyre mekanizmave i lë punonjësit “cilësisht të disavantazhuar” për të ngritur shqetësime apo për të ndjekur problemet që lidhen me kushtet e punës, sigurinë dhe shëndetin në ambientet ku punojnë. Raporti evidenton gjithashtu se format e paqarta dhe fleksibël të punësimit po zgjerohen në Europë.

Sipas të dhënave të Eurofound, 3% e punonjësve europianë deklarojnë se punojnë pa kontratë pune, ndërsa në disa vende, deri në 15% e punonjësve thonë se orët e punës nuk u specifikohen në kontratë. Raporti paralajmëron rritjen e formave të fragmentuara të punës, si puna “on call”, puna sezonale apo marrëdhëniet e paqarta të punësimit, që rrisin pasigurinë për punëmarrësit dhe e bëjnë më të vështirë garantimin e kushteve të sigurta të punës.

Sipas raportit, në përgjithësi, në vitin 2024, rreth 6 në çdo 10 punonjës në BE raportuan se në kompaninë ose organizatën e tyre ekzistonte një përfaqësues ose komitet për shëndetin dhe sigurinë në punë, krahasuar me 59% në vitin 2015.

Ndërkohë, rreth 8% u përgjigjën se nuk e dinin nëse një rol apo strukturë e tillë ekzistonte, nga 6% në vitin 2015.

Prania e këtij lloji përfaqësimi rritet me madhësinë e vendit të punës, duke qenë më e lartë, 88%, në vendet e mëdha të punës, me mbi 250 punonjës.

Ajo ndryshon gjithashtu ndjeshëm sipas sektorit të aktivitetit: është shumë e lartë në industri, me 75%, dhe në administratën publike, me 79%, ndërsa është shumë më e ulët në tregti dhe hoteleri, me 42%, dhe në bujqësi, me 33%.

Raporti sqaron se direktiva kuadër për vendosjen e masave që nxisin përmirësimin e shëndetit dhe sigurisë së punonjësve në punë (Direktiva e Këshillit 89/391/EEC) përcakton detyrimet e punëdhënësve lidhur me përfaqësimin e punonjësve për çështjet e shëndetit dhe sigurisë në punë.

(Këtë direktivë do të duhet ta zbatojë dhe Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian- shënim i Monitor.)

Direktiva parashikon që punëdhënësit duhet të caktojnë një ose më shumë punonjës për të kryer aktivitete që lidhen me mbrojtjen dhe parandalimin e rreziqeve në punë.

Ajo e përkufizon përfaqësuesin e punonjësve me përgjegjësi specifike për shëndetin dhe sigurinë si “çdo person i zgjedhur, emëruar ose caktuar në përputhje me ligjet dhe/ose praktikat kombëtare, për të përfaqësuar punonjësit në rastet kur lindin probleme që lidhen me mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punonjësve në vendin e punës”.

Strukturat e përfaqësimit, mënyrat e përzgjedhjes dhe kufijtë minimalë të madhësisë së vendit të punës për të cilat kërkohet një strukturë e tillë ndryshojnë ndjeshëm në vendet e Bashkimit Europian.

Grafiku paraqet panoramën e larmishme europiane lidhur me praninë e një përfaqësuesi ose komiteti për shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës.

Përhapja e këtij përfaqësimi ndryshon ndjeshëm, nga më pak se 25% në Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë, në mbi 75% në Finlandë, Norvegji dhe Suedi.

Këto dallime mes vendeve, sipas raportit, duhen interpretuar duke marrë parasysh dispozitat ligjore kombëtare, përfshirë pragjet e ndryshme minimale për detyrimin e emërimit të përfaqësuesve ose ngritjes së komiteteve, si dhe përjashtimet për disa sektorë.

Po ashtu, ndikim ka edhe struktura specifike ekonomike e secilit vend, sipas sektorëve dhe madhësisë së ndërmarrjeve apo organizatave./Monitor

 

Artikulli para

Pse lufta me Iranin nuk i ka çuar në ekstrem çmimet e naftës

Artikulli pas

“The Times”: Shqipëria, në hartën e destinacioneve të konsoliduara të Mesdheut

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa
Ekonomi

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

15 Nëntor, 2026
Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës
Ekonomi

Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

15 Nëntor, 2026
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë
Ekonomi

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15 Nëntor, 2026
Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit
Ekonomi

Familjet dhe bizneset e vogla mund të ndryshojnë furnizuesin e energjisë, ERE propozon skemën e re

14 Nëntor, 2026
Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit
Ekonomi

Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

14 Nëntor, 2026
Nvidia humbet afro 2 trilionë dollarë në bursë, sa vlen kompania pa Jensen Huang?
Ekonomi

Nvidia humbet afro 2 trilionë dollarë në bursë, sa vlen kompania pa Jensen Huang?

14 Nëntor, 2026
Artikulli pas
“The Times”: Shqipëria, në hartën e destinacioneve të konsoliduara të Mesdheut

“The Times”: Shqipëria, në hartën e destinacioneve të konsoliduara të Mesdheut

Të Përzgjedhura

Lufta në Iran, sa pritet të shtrenjtohen karburantet në Shqipëri
Ekonomi

Lufta në Iran, sa pritet të shtrenjtohen karburantet në Shqipëri

Nga SkyWeb
2 Mars, 2026
0

Tensionet në Lindjen e Mesme po përkthehen me shpejtësi në presion mbi tregun e energjisë dhe pritet që brenda pak...

Lexo të plotë
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Pa rihapjen e Hormuzit, çmimet e naftës do të luhaten

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Pa rihapjen e Hormuzit, çmimet e naftës do të luhaten

12 Mars, 2026
Hartë e re e vlerës së tokës? ASHK analizon mbi 33 mijë transaksione të kryera në 8 vite

Hartë e re e vlerës së tokës? ASHK analizon mbi 33 mijë transaksione të kryera në 8 vite

20 Tetor, 2026
Punonjësit thonë se inteligjenca artificiale i bën të duken më të aftë nga sa janë, zbulon studimi i ri

Punonjësit thonë se inteligjenca artificiale i bën të duken më të aftë nga sa janë, zbulon studimi i ri

4 Shtator, 2026
Gati 1 në 7 shqiptarë vdes nga kanceri, cilat janë format më të përhapura dhe ku duhet treguar kujdes

Gati 1 në 7 shqiptarë vdes nga kanceri, cilat janë format më të përhapura dhe ku duhet treguar kujdes

1 Korrik, 2026

Të Fundit

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

15 Nëntor, 2026
Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

15 Nëntor, 2026
Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

15 Nëntor, 2026
“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

15 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr