• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

MISTERI/ 5 pasagjerë pa ndjenja. Hipoksia apo helmimi, çfarë e ktheu pas avionin e Wizz Air nga Londra? Kompania: Nuk themi dot më shumë

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Nëntor, 2025
në Aviacion, Fokus, Kryesore
A A
MISTERI/ 5 pasagjerë pa ndjenja. Hipoksia apo helmimi, çfarë e ktheu pas avionin e Wizz Air nga Londra? Kompania: Nuk themi dot më shumë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Fluturimi W95002 i Wizz Air, operuar me një Airbus A321NX dhe nisur nga Londra (Luton) drejt Tiranës, u detyrua të kthehej me urgjencë në aeroportin e nisjes teksa ndodhej mbi Munich.

Ngjarja ndodhi në mesditë, ndërsa me kalimin e orëve situata është bërë edhe më e paqartë, pasi ende nuk ka një shpjegim zyrtar për shkakun e vërtetë të devijimit, përveç spekulimeve në rrjetet sociale.

Fillimisht, në rrjetet sociale u raportua se pesë pasagjerëve u ra të fikët gjatë fluturimit, në një lartësi rreth 11 mijë metrash.

Pamje nga FlightRadar mbi itinerarin e avionit te Wiz Air Luton-Tirane. Sic shihet, avioni eshte kthyer pas mbi Munich
Pamje nga FlightRadar mbi itinerarin e avionit te Wiz Air Luton-Tirane. Sic shihet, avioni eshte kthyer pas mbi Munich

Në momentin që avioni u ul sërish në Luton, pasagjerët u pritën nga një numër i madh autoambulancash, duke shtuar dyshimet për një incident të rëndësishëm mjekësor në bord.

Skyweb.al nuk u nxituar për të dhënë një version të ngjarjes pavarësisht infornacioneve që kishim paraprakisht, por kontaktoi përfaqësuesit e Wizz Air në Tiranë për të marrë një konfirmim mbi arsyet e devijimit.

“Jemi në dijeni për një incident mjekësor në fluturimin W9 5002 nga Londra Luton drejt Tiranës, i cili bëri që pasagjerët të ktheheshin në Luton dhe të pësonin vonesa në udhëtimin e tyre. Siguria e pasagjerëve dhe e ekuipazhit është prioriteti ynë kryesor, dhe vlerësojmë mirëkuptimin dhe durimin e të gjithëve ndërsa ekipi ynë po heton situatën”, tha Wizz Air për Skyweb.al.

Por, pavarësisht këmbënguljes për të marrë më shumë detaje, Wizz Air shtoi se “nuk duam të ndajmë më shumë informacion mbi këtë çështje”, një qëndrim që vetëm sa ushqen spekulimet në rrjetet sociale.

Skyweb.al mëson se paraprakisht dyshohet në dy skenarë: hipoksi të lehtë nga ulja e presionit të kabinës ose helmim.

Skyweb.al pyeti përfaqësuesit e Wizz Air nëse pasagjerët që “nuk u ndjenë mirë” ishin të së njëjtës familje apo të ndryshëm, një detaj që do të ndihmonte në përjashtimin e mundësisë së helmimit, por nuk mori asnjë përgjigje sqaruese. Ngjarja vijon të mbetet e mbuluar nga misteri.

Çfarë është hipoksia e lehtë?
Hipoksia e lehtë është gjendja kur trupi merr më pak oksigjen se normalisht për shkak të uljes së presionit të ajrit në kabinë.

Edhe pse avionët janë nën presion, ai nuk mjafton për funksionimin normal të trupit.

Në raste të rralla, një devijim i në sistemin e presionit të kabinës mund të shkaktojë simptoma si marramendje, nauze, të fikët, zbehje apo dobësi fizike.

Kjo gjendje zakonisht kalon sapo avioni ulet ose kur rritet niveli i oksigjenit në kabinë dhe konsiderohet “incident mjekësor”, që shpesh çon në kthim emergjent të fluturimit.

Duam të theksojmë se ky është një skenar i mundshëm nisur nag rrethanat e ngjarjes, por i përket kompanisë të bëjë transparencë, për aq kohe4 sa aviacioni civil bazohet te siguria dhe besimi, i cili vetë rrjedh nga transparenca.

Diçka nuk shkon në insistimin e Wizz Air për të mos dhënë detaje mbi ngjarjen, tani i takon Albcontrol-it të hetojë se çfarë kandodhur realisht.

Skyweb.al, një portal i specializuar mbi Aviacionin Civil do të vijojë të kërkojë detaje mbi shkakun real të kësaj ngjarjeje, e cila bëhet edhe më intriguese tashmë. /skyweb.al

Etiketat: Bileta wizz airwizz air
Artikulli para

5 pasagjerë humbin ndjenjat gjatë fluturimit Londër-Tiranë, avioni kthehet mbrapsht

Artikulli pas

Fjalët që nuk mund t’i thuash në internet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Rihapen bastet dhe Call Center-at, zyrtari që kërkon “tortën” shkaktoi “tërmet” në tregun e ilegalitetit? Rrezikohet “lufta” mes grupeve në terren 
Ekonomi

Rihapen bastet dhe Call Center-at, zyrtari që kërkon “tortën” shkaktoi “tërmet” në tregun e ilegalitetit? Rrezikohet “lufta” mes grupeve në terren 

12 Tetor, 2026
Në krye të listës, Eurostat thotë se 1 në 3 shqiptar nuk përballojnë dot qiratë dhe faturat mujore
Ekonomi

Qiratë në Shqipëri u shtrenjtuan dy herë më shumë se mesatarja e BE-së

12 Tetor, 2026
Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror
Aviacion

Air Transat rikthehet në Tiranë më 8 maj 2027, me frekuenca të shtuara gjatë sezonit veror

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Fjalët që nuk mund t’i thuash në internet

Fjalët që nuk mund t’i thuash në internet

Të Përzgjedhura

BE shtrëngon rregullat për aviacionin, propozon taksën e re të karbonit
Aviacion

BE shtrëngon rregullat për aviacionin, propozon taksën e re të karbonit

Nga Editor
17 Korrik, 2026
0

Komisioni Europian ka propozuar zgjerimin e Sistemit të Tregtimit të Emetimeve (ETS) për të përfshirë edhe një pjesë të fluturimeve...

Lexo të plotë
Elon Musk poston flamurin në flakë: Italia po zhduket

Elon Musk poston flamurin në flakë: Italia po zhduket

13 Nëntor, 2025
Terapi e re kundër HIV-it, shpresë për trajtimin e sëmundjes

Terapi e re kundër HIV-it, shpresë për trajtimin e sëmundjes

26 Shkurt, 2026
Treni elektrik Durrës – Rrogozhinë, Balluku: Qeveria ratifikoi marrëveshjen e grantit të BE-së

Treni elektrik Durrës – Rrogozhinë, Balluku: Qeveria ratifikoi marrëveshjen e grantit të BE-së

14 Shtator, 2025
Fëmija juaj rri vetëm? Studimi i ri zbulon pse nuk duhet të shqetësoheni

Fëmija juaj rri vetëm? Studimi i ri zbulon pse nuk duhet të shqetësoheni

12 Gusht, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr