• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 4 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqipëria lidhet me tregun rajonal të gazit, ministri Karakaçi shpjegon projektin strategjik me SHBA

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Shqipëria lidhet me tregun rajonal të gazit, ministri Karakaçi shpjegon projektin strategjik me SHBA
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po hyn në një fazë të re të sektorit energjetik, duke synuar jo vetëm prodhimin e energjisë me gaz natyror, por edhe kthimin në një qendër tregtimi të gazit për rajonin. Detajet janë bërë publike nga ministri i Energjisë, Enea Karakaçi për mediat greke, i cili ka zbuluar elementët kryesorë të marrëveshjes trepalëshe mes Shqipërisë, SHBA-së dhe Greqisë për gazin e lëngshëm amerikan LNG.

Sipas Karakaçit, projekti parashikon furnizimin afatgjatë me LNG amerikan për një periudhë 20-vjeçare duke nisur nga viti 2030, ndërsa Shqipëria do të ndërtojë një qendër të integruar të gazit natyror në Vlorë.

Marrëveshja përfshin modernizimin e TEC-it të Vlorës, i cili aktualisht nuk përdoret, dhe shndërrimin e tij në një central me gaz natyror me kapacitet 380 MW. Paralelisht, projekti parashikon edhe zhvillimin e një tjetër termocentrali në Fier, duke shtuar në total rreth 550 MW kapacitete të reja energjetike në vend.

Një nga elementët më strategjikë të projektit është ndërtimi i një njësie rigazifikimi në Vlorë, e njohur si FSRU, e cila do të shndërrojë LNG-në e ardhur me anije në gaz natyror për përdorim në rrjetin energjetik. Projekti parashikon gjithashtu ndërtimin e një tubacioni që do të lidhë Vlorën me Gazsjellësin Trans Adriatik TAP në Fier.

Përmes kësaj infrastrukture, Shqipëria synon të hyjë për herë të parë edhe në tregtinë rajonale të gazit natyror, duke shfrytëzuar lidhjen me TAP për të eksportuar gaz drejt vendeve fqinje.

Ministri deklaroi se projekti po zhvillohet në kuadër të një marrëveshjeje ndërqeveritare me SHBA-në, ndërsa Departamenti Amerikan i Energjisë ka përzgjedhur kompanitë amerikane që do të furnizojnë LNG-në dhe do të zhvillojnë infrastrukturën energjetike në Shqipëri.

Paralelisht me projektet e gazit, Shqipëria dhe Greqia kanë nisur punën edhe për një linjë të dytë transmetimi të energjisë elektrike mes dy vendeve. Linja e re do të lidhë Fierin me Thesprotinë në Greqi dhe pritet të rrisë ndjeshëm kapacitetet e tregtimit të energjisë në rajon. Projekti synohet të përfundojë deri në vitin 2031.

Sipas ministrit, operatorët e transmetimit të Shqipërisë dhe Greqisë po punojnë për finalizimin e parametrave teknikë të projektit, ndërsa qeveritë janë në diskutime me institucione financiare ndërkombëtare për sigurimin e financimit.

Deklaratat vijnë në një moment kur Europa po kërkon burime alternative energjie dhe po rrit interesin për LNG-në amerikane, ndërsa Shqipëria synon të shfrytëzojë pozicionin e saj gjeografik për t’u kthyer në një nyje energjetike në Ballkan. /skyweb.al

Etiketat: enea karakaci
Artikulli para

Rezervat e naftës po shterojnë me ritme të shpejta, kanë mbetur dhe vetëm pak javë furnizime

Artikulli pas

Tregu valutor: Euro mbetet në nivelet e ulëta, rritet dollari

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?
Ekonomi

Origjina e pronës s’do të verifikohet më pas Hipotekës, lehtësohen shitjet por cilat janë rreziqet për blerësit

4 Tetor, 2026
Jonilda Filipi: “Destinacionet që vlejnë” synon të zbulojë Shqipërinë përmes historive autentike
Ekonomi

Jonilda Filipi: “Destinacionet që vlejnë” synon të zbulojë Shqipërinë përmes historive autentike

4 Tetor, 2026
Ligji i ri, shteti do t’u japë PRONA falas OJF-ve që investojnë 5 mln euro: Çfarë po përgatitet?!
Ekonomi

Ligji i ri, shteti do t’u japë PRONA falas OJF-ve që investojnë 5 mln euro: Çfarë po përgatitet?!

4 Tetor, 2026
Ndryshon regjistrimi i objekteve pa Hipotekë dhe oborreve: S’paguan nëse të gjen Kadastra, tarifë e plotë nëse aplikon vetë te e-Albania
Ekonomi

Hapini derën Kadastrës ose legalizimi bllokohet dhe dosja mbyllet, si funksionon rregulli i 30 ditëve

4 Tetor, 2026
Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës
Aktualitet

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

4 Tetor, 2026
Arti i të negociuarit në punë dhe jetë
Ekonomi

Arti i të negociuarit në punë dhe jetë

4 Tetor, 2026
Artikulli pas
Tregu valutor: Euro mbetet në nivelet e ulëta, rritet dollari

Tregu valutor: Euro mbetet në nivelet e ulëta, rritet dollari

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pica që zbret nga ballkoni me litar, ideja që ktheu një pallat në Oslo në pikë takimi për lagjen
Turizëm

Pica që zbret nga ballkoni me litar, ideja që ktheu një pallat në Oslo në pikë takimi për lagjen

Nga SkyWeb
2 Qershor, 2026
0

Në një lagje të Oslos, në Norvegji, një ide e pazakontë ka kthyer një pallat banimi në një nga vendet...

Lexo të plotë
Kriza e naftës, Rama paralajmëron futjen e shtetit si aktor në tregun e karburanteve

Kriza e naftës, Rama paralajmëron futjen e shtetit si aktor në tregun e karburanteve

13 Mars, 2026
Turizmi mjekësor: “Fytyrë të re? Shko në Shqipëri!” – Lala: Shërbimet estetike në Shqipëri shumë here më lirë se në botë

Turizmi mjekësor: “Fytyrë të re? Shko në Shqipëri!” – Lala: Shërbimet estetike në Shqipëri shumë here më lirë se në botë

7 Korrik, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

16 Gusht, 2025
Qeveria miraton koeficientin 6.4% për llogaritjen e pensioneve të reja, çfarë ndryshon për 2026

Qeveria miraton koeficientin 6.4% për llogaritjen e pensioneve të reja, çfarë ndryshon për 2026

24 Prill, 2026

Të Fundit

A janë modelet e krijuara nga AI rreziku i radhës për imazhin e trupit?

A janë modelet e krijuara nga AI rreziku i radhës për imazhin e trupit?

4 Tetor, 2026
FOTO/ Fushë tenisi dhe nëndetëse private, Jahti që sfidon tërësisht konceptin e luksit

FOTO/ Fushë tenisi dhe nëndetëse private, Jahti që sfidon tërësisht konceptin e luksit

4 Tetor, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?

Origjina e pronës s’do të verifikohet më pas Hipotekës, lehtësohen shitjet por cilat janë rreziqet për blerësit

4 Tetor, 2026
Jonilda Filipi: “Destinacionet që vlejnë” synon të zbulojë Shqipërinë përmes historive autentike

Jonilda Filipi: “Destinacionet që vlejnë” synon të zbulojë Shqipërinë përmes historive autentike

4 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr