• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 20 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Behgjet Pacolli njofton tërheqjen nga Aeroporti i Vlorës dhe sinjalizon për përballje ligjore

Editor Nga Editor
20 Maj, 2026
në Aktualitet, Fokus, Kryesore
A A
0
Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli i paditur apo djallëzor?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Behgjet Pacolli ka sinjalizuar tërheqjen nga projekti i Aeroportit të Vlorës, pas përplasjes së ashpër me Valon Ademin dhe ndërhyrjes së autoriteteve shqiptare në kantier.

Në një reagim në rrjetet sociale, Pacolli shprehet se aeroporti nuk është më nën kontrollin e tij dhe se nuk ka ndërmend të hyjë në përplasje me shtetin shqiptar. Megjithatë, ai e cilëson mënyrën se si është vepruar si të paligjshme dhe të papranueshme për një vend që pretendon të funksionojë si shtet ligjor.

Sipas Pacollit, Aeroporti i Vlorës është ndërtuar me mjetet e tij financiare, ndërsa investimi dhe garancitë e angazhuara arrijnë në mbi 310 milionë euro.

“Aeroporti është ndërtuar ekskluzivisht me mjetet e mia financiare. Janë mbi 310 milionë euro të investuara dhe të angazhuara në formë garancish. Vetëm Valon Ademi, si punëkryes, ka marrë mbi 35 milionë euro nga garancioni i MABCO-s.

Aeroportin, le ta marrin! Unë nuk dua të luftoj me shtetin. Shteti e ka fuqinë e vet dhe mund ta përdorë si të dojë. Por mënyra se si po përdoret kjo fuqi është joligjore dhe e papranueshme për një vend që pretendon të jetë shtet ligjor. Çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur, koha do ta tregojë. Pa merak”, shkruan Pacolli.

Reagimi i Pacollit vjen pas tensioneve të ditëve të fundit në kantierin e Aeroportit të Vlorës, ku sipas tij, punonjësit e kompanisë MABCO nuk janë lejuar të futen në mjediset e punës.

Situata lidhet me konfliktin mes Pacollit dhe Valon Ademit, aksionerit tjetër në projekt. Pacolli pretendon se ndërhyrja e autoriteteve ka favorizuar palën tjetër në konflikt, duke e larguar efektivisht MABCO-n nga kontrolli i projektit.

Kjo e çon përplasjen nga një konflikt mes ortakësh në një çështje me pasoja të mundshme ligjore për shtetin shqiptar. Megjithëse Pacolli nuk e përmend drejtpërdrejt arbitrazhin në reagimin e tij, pretendimi për përdorim të paligjshëm të fuqisë shtetërore dhe humbje të kontrollit mbi një investim të madh lë të hapur mundësinë e një përballjeje ndërkombëtare ligjore.

I pyetur nga një gazetar shqiptar për fatin e punonjësve dhe nënkontraktorëve, Pacolli ka deklaruar se çdo detyrim do të shlyhet plotësisht.

“Ata janë paguar dhe çdo detyrim i mbetur do të paguhet deri në centin e fundit. Sa u përket punëtorëve dhe ekspertëve tanë, ne do të përpiqemi t’i angazhojmë në projekte të tjera jashtë vendit. Ata për ne kanë vlerë dhe nuk do të lihen pas dore”, shprehet Pacolli.

Aeroporti i Vlorës është konsideruar një nga projektet më të rëndësishme strategjike për turizmin në jug të vendit. Por konflikti mes aksionerëve dhe bllokimi i punimeve ka krijuar pasiguri mbi ecurinë e projektit, afatet e përfundimit dhe mënyrën se si do të vihet në funksion aeroporti.

Mbetet për t’u parë nëse autoritetet shqiptare do ta trajtojnë këtë çështje vetëm si konflikt privat mes aksionerëve, apo do të ndërhyjnë për të zhbllokuar projektin në funksion të interesit publik dhe për të garantuar vënien në punë të aeroportit.

/skyweb.al

Etiketat: behgjet pacolli
Artikulli para

Presidenti Begaj pritet nga homologu sllovak Pellegrini në Bratislavë: Shqipëria synon mbylljen e negociatave në 2027 dhe anëtarësimin në BE në 2030

Artikulli pas

Kolegji Zgjedhor pezullon votimin nga burgu, çon ligjin në Kushtetuese

Editor

Editor

Nga Kategoria

Bota ka mbushur hambarët me drith dhe vaj duke pritur efektet shkatërruese të El Nino
Ekonomi

Bota ka mbushur hambarët me drith dhe vaj duke pritur efektet shkatërruese të El Nino

19 Gusht, 2026
Bitcoin i rikthehet rritjes së fortë, kalon mbi 103 000 USD
Ekonomi

Bitcoini rritet vrullshëm pas njoftimit nga Thesari Amerikan

19 Gusht, 2026
Kinezët prezantojnë robotët e rinj, synojnë përdorim në shkallë të gjerë
Aktualitet

Kinezët prezantojnë robotët e rinj, synojnë përdorim në shkallë të gjerë

19 Gusht, 2026
TENDERËT/ 5D-ja e madhe në Bashkinë Durrës, të cilën s’ka guxim ta hetojë ASKUSH
Aktualitet

TENDERËT/ 5D-ja e madhe në Bashkinë Durrës, të cilën s’ka guxim ta hetojë ASKUSH

19 Gusht, 2026
BKH monitoroi aktivitetin në Moyo Club teksa performonte Dj Orhan, 15 mijë euro porosia e një tavoline: Krimi dhe korrupsioni bëhen bashkë
Aktualitet

BKH monitoroi aktivitetin në Moyo Club teksa performonte Dj Orhan, 15 mijë euro porosia e një tavoline: Krimi dhe korrupsioni bëhen bashkë

19 Gusht, 2026
Nuk ndalet shtrenjtimi i ushqimeve dhe qirave në Shqipëri, vijoi rritja edhe në gusht
Ekonomi

Ushqimet dhe transporti mbajnë lartë çmimet në Shqipëri

19 Gusht, 2026
Artikulli pas
Kolegji Zgjedhor pezullon votimin nga burgu, çon ligjin në Kushtetuese

Kolegji Zgjedhor pezullon votimin nga burgu, çon ligjin në Kushtetuese

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Një anonim nga Berati merr leje për park fotovoltaik 82 mln euro, kush fshihet pas Albania Solar Power dhe emrit Engjëll Agalliu ?
Ekonomi

Një anonim nga Berati merr leje për park fotovoltaik 82 mln euro, kush fshihet pas Albania Solar Power dhe emrit Engjëll Agalliu ?

Nga SkyWeb
5 Qershor, 2025
0

Engjëll Agalliu është një emër i panjohur për publikun dhe biznesin shqiptar, por ai ka marrë në dorëzim një nga...

Lexo të plotë
BE lejon kompanitë ajrore të përdori karburant “amerikan” nëse ka mungesa të Jet A1, cili është ndryshimi

Sauditët po shpëtojnë sezonin turistik në Europë duke rritur ndjeshëm eksportin e kerozenit për avionët

11 Qershor, 2026
Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, çfarë duhet të dini

Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, çfarë duhet të dini

30 Nëntor, 2025
Përgjimet në Sky Ecc, Dizdari-Salvatores: Më nis kokainë pa limit, përballoj deri në 10 ton në javë

Përgjimet në Sky Ecc, Dizdari-Salvatores: Më nis kokainë pa limit, përballoj deri në 10 ton në javë

23 Qershor, 2026
Kuvendi do të miratojë amnisti penale: Sa lirohen nga burgu dhe kategoritë që përfitojnë

Kuvendi do të miratojë amnisti penale: Sa lirohen nga burgu dhe kategoritë që përfitojnë

28 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Google blen 10 mln dollarë databazën e brendshme të Spirit për të trajnuar sistemet e Inteligjencës Artificiale

Google blen 10 mln dollarë databazën e brendshme të Spirit për të trajnuar sistemet e Inteligjencës Artificiale

19 Gusht, 2026
Bota ka mbushur hambarët me drith dhe vaj duke pritur efektet shkatërruese të El Nino

Bota ka mbushur hambarët me drith dhe vaj duke pritur efektet shkatërruese të El Nino

19 Gusht, 2026
Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet

Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet

19 Gusht, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Media britanike: Shqipëria destinacioni i përballueshëm për pushime ku turistët po dynden

19 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr