• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 22 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqipëria tkurret me 29 000 banorë në vit, EUROSTAT thotë se kjo s’mund të ndodhë në vende që s’janë në luftë

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
“Shkrijnë” Fieri dhe Korça, Durrësi me zor mbahet: Popullsia e Shqipërisë tkurret nga muaji në muaj
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike, e cila po merr përmasa të pazakonta për një vend që nuk ndodhet në luftë. Të dhënat e fundit të Eurostat, të cilave u referohet Monitor tregojnë se gjatë vitit 2024 popullsia e vendit u reduktua me 12.1 banorë për çdo 1 mijë banorë si pasojë e migrimit neto.

Kjo do të thotë se vetëm brenda një viti Shqipëria ka humbur rreth 29 mijë banorë nga emigrimi. Në terma praktikë, vendi humbet çdo vit një popullsi të barabartë me atë të një qyteti mesatar si Lezha apo Kavaja.

Krahasimi me Bashkimin Europian e bën edhe më të qartë përmasën e problemit. Mesatarja e BE-së për migrimin neto ishte pozitive, rreth 5.2 banorë më shumë për çdo 1 mijë banorë. Pra, ndërsa vendet e Bashkimit Europian po shtojnë popullsinë përmes prurjeve migratore, Shqipëria vijon të humbasë kapital njerëzor dhe fuqi punëtore.

Kjo e vendos vendin në një pozicion të vështirë edhe në raport me rajonin. Ndërsa disa vende të Ballkanit Perëndimor shfaqin më shumë qëndrueshmëri në migrimin neto, Shqipëria mbetet ndër vendet më të goditura nga largimi i popullsisë.

Problemi bëhet edhe më i rëndë për shkak se emigrimi nuk po kompensohet më nga lindjet. Ndryshe nga dekadat e mëparshme, kur shtesa natyrore arrinte të zbuste disi efektin e largimit të shqiptarëve, sot vendi po goditet njëkohësisht nga dy anë. Lindshmëria ka rënë në nivele historike, ndërsa largimi i të rinjve dhe i fuqisë aktive të punës vazhdon me ritme të larta.

Në shumë vende europiane, migrimi neto pozitiv po ndihmon në përballimin e plakjes së popullsisë. Në Shqipëri, e kundërta po ndodh. Migrimi negativ po e përshpejton tkurrjen dhe plakjen e vendit, duke krijuar pasoja të drejtpërdrejta për tregun e punës, ekonominë, sistemin e pensioneve dhe zhvillimin afatgjatë.

Përvoja e vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore tregon se ky trend mund të kthehet. Vende si Polonia, Hungaria, Sllovenia, Estonia dhe Lituania kanë kaluar më herët periudha të forta emigrimi, por sot në shumë raste po shënojnë migrim neto pozitiv ose stabilizim të popullsisë.

Estonia dhe Lituania, që dikur kishin norma të larta largimi, kanë arritur të tërheqin profesionistë të huaj dhe të rikthejnë një pjesë të qytetarëve të tyre. Estonia, përmes digjitalizimit dhe politikave më të hapura ndaj talenteve, ka kaluar nga emigrimi negativ në rritje pozitive të popullsisë.

Ndryshimi është i dukshëm edhe në Poloni dhe Hungari. Këto vende përdorën një qasje të dyfishtë: rritje të pagave për të frenuar largimin e fuqisë punëtore dhe politika mbështetëse për familjet e reja, me qëllim përmirësimin e treguesve natyrorë të popullsisë.

Polonia, që dikur ishte një nga furnizueset kryesore të Europës Perëndimore me krah pune, sot është kthyer në një qendër rajonale industriale dhe teknologjike. Një pjesë e emigrantëve janë rikthyer, ndërsa ekonomia ka arritur të krijojë më shumë vende pune dhe paga më konkurruese.

Edhe Kroacia ofron një shembull domethënës për rajonin. Pas anëtarësimit në Bashkimin Europian, vendi u përball me një valë të fortë emigrimi, por vitet e fundit po shfaq shenja stabilizimi dhe kthimi të fuqisë punëtore, të ndihmuara nga integrimi i plotë europian, investimet në infrastrukturë dhe zhvillimi i sektorëve me vlerë më të lartë.

Shqipëria, ndërkohë, vijon të mbetet e mbërthyer në një cikël emigrimi që nuk po ndalet. Ndërsa vendet e ish Europës Lindore e përdorën emigrimin si një fazë kalimtare drejt zhvillimit, në Shqipëri ky fenomen po rrezikon të kthehet në gjendje kronike.

Shifra prej minus 12.1 banorësh për 1 mijë banorë është një sinjal i fortë alarmi. Ajo tregon se vendi nuk ka arritur ende të krijojë arsye të mjaftueshme që qytetarët të qëndrojnë, të rikthehen apo të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu.

Ekspertët vlerësojnë se Shqipëria duhet të mësojë nga përvoja e vendeve të Europës Lindore. Emigrimi mund të frenohet, por jo vetëm me thirrje për kthim. Ai frenohet duke rritur pagat, duke krijuar punë cilësore, duke mbështetur familjet e reja, duke zhvilluar sektorë prodhues dhe teknologjikë dhe duke e bërë vendin më të jetueshëm për ata që sot zgjedhin të largohen.

Etiketat: eurostatshqiperia
Artikulli para

EasyJet nuk pret probleme të furnizimit me karburant gjatë verës

Artikulli pas

Shqipëria drejt fazës finale të negociatave me BE, Rama: Ditë krenarie për vendin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bitcoin rikthehet fuqishëm
Ekonomi

Bitcoin rikthehet fuqishëm

22 Gusht, 2026
Zjarret po djegin Europën: Cilat vende të BE-së kanë më shumë zjarrfikës?
Aktualitet

Zjarret po djegin Europën: Cilat vende të BE-së kanë më shumë zjarrfikës?

22 Gusht, 2026
Gjiganti amerikan jep alarmin për krizën e ushqimeve: Pritet dimër i vështirë
Ekonomi

Gjiganti amerikan jep alarmin për krizën e ushqimeve: Pritet dimër i vështirë

21 Gusht, 2026
Travel off Path: Shqipëria, mes vendeve turistike që ia vlen çdo qindarkë e shpenzuar
Ekonomi

“Dikur e izoluar, tani destinacion i rendësishem turistik i Europës”: Gazeta e njohur kanadeze i referohet suksesit të Shqipërisë

21 Gusht, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Me vetëm dy hapa, Kadastra shpjegon se si të rifreskohet kartela e pasurisë dhe harta kadastrale

21 Gusht, 2026
Tregu valutor: Euro mbetet në nivelet e ulëta, rritet dollari
Ekonomi

Euro dhe dollari e mbyllin javën me rënie

21 Gusht, 2026
Artikulli pas
Rama iu vendos kusht kryebashkiakëve për rikandidim në zgjedhjet e ardhshme

Shqipëria drejt fazës finale të negociatave me BE, Rama: Ditë krenarie për vendin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Marrëveshja: 5 600 fëmijë futbollistë nën mbrojtjen e SIGAL
Aktualitet

Marrëveshja: 5 600 fëmijë futbollistë nën mbrojtjen e SIGAL

Nga SkyWeb
7 Nëntor, 2025
0

Presidenti i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, dhe kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, z. Krenar Alimehmeti, nënshkruan...

Lexo të plotë
Kostot e qirasë, a jemi në fundin e “mitit” të Bllokut?

Kostot e qirasë, a jemi në fundin e “mitit” të Bllokut?

15 Dhjetor, 2025
Gjiri i Gramës dhe Gjipesë në listën e 50 plazheve më të mira të Europës

Gjiri i Gramës dhe Gjipesë në listën e 50 plazheve më të mira të Europës

25 Qershor, 2025
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Luhatje në kursin e këmbimit, si e mbyllin javën valutat e huaja

6 Shkurt, 2026
Bllokohet 51 ton misër nga Serbia në Han të Hotit, rezultoi me aflatoksinë

Bllokohet 51 ton misër nga Serbia në Han të Hotit, rezultoi me aflatoksinë

4 Dhjetor, 2025

Të Fundit

TikTok paguan 400 milionë dollarë në SHBA për shkeljen e privatësisë së fëmijëve

TikTok paguan 400 milionë dollarë në SHBA për shkeljen e privatësisë së fëmijëve

22 Gusht, 2026
Bitcoin rikthehet fuqishëm

Bitcoin rikthehet fuqishëm

22 Gusht, 2026
Zjarret po djegin Europën: Cilat vende të BE-së kanë më shumë zjarrfikës?

Zjarret po djegin Europën: Cilat vende të BE-së kanë më shumë zjarrfikës?

22 Gusht, 2026
“E pashë në TikTok”: 48% e gjeneratës Z frymëzohen nga platforma për udhëtimet

“E pashë në TikTok”: 48% e gjeneratës Z frymëzohen nga platforma për udhëtimet

22 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr