• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 7 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Fluturimi tragjik, kombinimet fatale që çuan në rrëzimin e avionit të Air France dhe dënimi që dha sëfundmi gjykata

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Maj, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
0
Fluturimi tragjik, kombinimet fatale që çuan në rrëzimin e avionit të Air France dhe dënimi që dha sëfundmi gjykata
Share on FacebookShare on WhatsApp

Air France dhe Airbus janë shpallur fajtore nga Gjykata e Apelit në Paris për “vrasje nga pakujdesia korporative” lidhur me rrëzimin tragjik të fluturimit AF447 në vitin 2009, ku humbën jetën 228 persona.

Vendimi u dha pas një procesi gjyqësor tetëjavor dhe rrëzon vendimin e një gjykate më të ulët që në vitin 2023 kishte shpallur të pafajshme dy kompanitë franceze.

Gjykata franceze arriti në përfundimin se Air France dhe Airbus ishin “plotësisht dhe tërësisht përgjegjëse” për katastrofën ajrore, e konsideruar si aksidenti më i rëndë në historinë e aviacionit francez.

Fluturimi AF447 i Air France, me avion Airbus A330, u nis më 1 qershor 2009 nga Rio de Janeiro drejt Parisit, por u zhduk nga radarët mbi Oqeanin Atlantik. Të 216 pasagjerët dhe 12 anëtarët e ekuipazhit humbën jetën.

Gjykata urdhëroi Air France dhe Airbus të paguajnë gjobën maksimale prej 225 mijë eurosh secila për përgjegjësinë korporative në aksident.

Sipas vendimit, edhe pse gabimet e pilotëve nuk u përjashtuan, ekuipazhi nuk ishte trajnuar mjaftueshëm për të përballuar një situatë kaq komplekse teknike.

Gjykatësi deklaroi se pilotët “bënë gjithçka që mundën” dhe se nuk mund të fajësohen përtej aftësive që kishin.

Hetimet zbuluan se problemi nisi pasi sensorët e shpejtësisë, të njohur si “pitot probes”, u bllokuan nga kristalet e akullit gjatë fluturimit.

Kjo çoi në çaktivizimin automatik të sistemeve të avionit dhe kalimin e kontrollit te dy bashkëpilotët.

Sipas raportit përfundimtar të autoriteteve franceze të aviacionit, pilotët humbën kontrollin e avionit pasi morën sinjale të gabuara për shpejtësinë.

Në vend që të ulnin hundën e avionit për të rifituar stabilitetin, ata e ngritën atë më lart, duke futur avionin në “stall”, situatë nga e cila nuk arritën të dilnin deri në përplasjen me detin.

Gjykata fajësoi Air France për mungesë të trajnimit adekuat të pilotëve, ndërsa Airbus për nënvlerësimin e problemeve teknike me sensorët e avionit.

Kutia e zezë e avionit u gjet vetëm në vitin 2011, dy vite pas aksidentit, ndërsa hetimet përfundimtare në vitin 2012 arritën në përfundimin se tragjedia u shkaktua nga kombinimi i defekteve teknike dhe reagimeve të gabuara të ekuipazhit.

Në avion ndodheshin pasagjerë nga 33 vende të botës, përfshirë Francën, Brazilin, Gjermaninë, SHBA-në dhe Britaninë.

Vetëm 51 trupa u gjetën gjatë javëve të para të kërkimeve në Atlantik.

Familjarët e viktimave, të cilët kanë ndjekur për afro dy dekada betejën ligjore, e konsideruan gjobën si simbolike dhe kërkojnë dënime më të forta.

Ndërkohë, Air France dhe Airbus kanë bërë të ditur se do ta apelojnë sërish vendimin. /skyweb.al

Artikulli para

EasyJet nuk pret probleme të furnizimit me karburant gjatë verës

Artikulli pas

Shqipëria tkurret me 29 000 banorë në vit, EUROSTAT thotë se kjo s’mund të ndodhë në vende që s’janë në luftë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

GRAFIKU/ Kush kishte për të ikur, iku! Bie numri i shqiptarëve që lenë shtetësinë
Aktualitet

SHTETËSIA/ Shqipëria largon të rinjtë dhe mbledh pensionistët

6 Korrik, 2026
Airbus synon të dorëzojë mbi 900 avionë këtë vit
Aviacion

Airbus synon të dorëzojë mbi 900 avionë këtë vit

6 Korrik, 2026
DOKUMENTI/ Policia blen me URGJENCË 600 mln lekë gas lotsjellës, do të hidhet nga 8 makina për shpërndarjen e turmave
Aktualitet

TENDERI/ Policia blen 650 mijë euro gaz lotsjellës, 6 makina bëhen gati për përballje me turmat

6 Korrik, 2026
VIDEO/ Gjoba nga 5 mijë euro, si e pësuan dy “të fortë” me Jet Ski në Sarandë
Aktualitet

VIDEO/ Gjoba nga 5 mijë euro, si e pësuan dy “të fortë” me Jet Ski në Sarandë

6 Korrik, 2026
HISTORIKE/ Shitja e makinave elektrike tejkalon ato me djegie të brendshme në BE
Ekonomi

Leku letër, shqiptarët importuan gati 10 000 automjete gjatë qershorit

6 Korrik, 2026
“Na njoftuan këta të shtetit, sot pushim”/ SMS-të e “çunave” të Call Center-ave që ngrenë dyshime për dekonspirim nga policia
Aktualitet

“Na njoftuan këta të shtetit, sot pushim”/ SMS-të e “çunave” të Call Center-ave që ngrenë dyshime për dekonspirim nga policia

6 Korrik, 2026
Artikulli pas
“Shkrijnë” Fieri dhe Korça, Durrësi me zor mbahet: Popullsia e Shqipërisë tkurret nga muaji në muaj

Shqipëria tkurret me 29 000 banorë në vit, EUROSTAT thotë se kjo s'mund të ndodhë në vende që s'janë në luftë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Projektligji i ri për eficiencën e energjisë, gjoba deri në 1.5 milion lekë për shkelësit
Ekonomi

Ndryshime në tarifat e energjisë elektrike për ata që “fshihen” në apartamente

Nga SkyWeb
16 Shkurt, 2026
0

Tarifat e energjisë elektrike për një pjesë të konsumatorëve në vend pritet të ndryshojnë si pasojë e procesit të verifikimit...

Lexo të plotë
Shqiptarët flasin më pak në telefon, AKEP: Po konsumojnë më shumë internet

Shqiptarët flasin më pak në telefon, AKEP: Po konsumojnë më shumë internet

30 Maj, 2026
Një jetë me notën 10

Një jetë me notën 10

2 Korrik, 2026
Këmbimi valutor, forcohen Dollari, Franga dhe Paundi

Kursi i këmbimit, sa blihen e shiten valutat kryesore

4 Dhjetor, 2025
Fringo i ri, momenti kur avioni A220 i Croatia Airlines doli nga pista pasi hoqi dorë nga fluturimi në momentin e fundit

Fringo i ri, momenti kur avioni A220 i Croatia Airlines doli nga pista pasi hoqi dorë nga fluturimi në momentin e fundit

16 Maj, 2026

Të Fundit

Koka një izraelit, dalin SMS-të “çunave” të Call Centerave në Tiranë, ku i kanë zyrat dhe kush janë Kevin dhe Henri

Izraeliti Roy Garin mashtroi 288 persona për 26.1 mln euro, do ekstradohet nga Shqipëria në Gjermani

6 Korrik, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit

Tatimet hetojnë 509 raste për mashtrim tatimor

6 Korrik, 2026
PlayStation do të ndalojë publikimin e lojërave në disqe duke filluar nga viti 2028

PlayStation do të ndalojë publikimin e lojërave në disqe duke filluar nga viti 2028

6 Korrik, 2026
Revista gjermane “CHIP”: Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime larg turizmit masiv

Revista gjermane “CHIP”: Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime larg turizmit masiv

6 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr