• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 6 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

EasyJet nuk pret probleme të furnizimit me karburant gjatë verës

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Maj, 2026
në Aviacion
A A
0
EasyJet nuk pret probleme të furnizimit me karburant gjatë verës
Share on FacebookShare on WhatsApp

EasyJet deklaron se nuk pret probleme me furnizimin me karburant gjatë verës, pavarësisht krizës së krijuar nga lufta me Iranin dhe tensionet në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, kompania thotë se pasiguria po i bën udhëtarët të rezervojnë pushimet dhe fluturimet në momentet e fundit.

Drejtori i EasyJet, Kenton Jarvis, tha për BBC se kompania nuk ka hasur mungesa karburanti në aeroportet ku operon në Britani dhe Europë dhe se fluturimet verore do të zhvillohen normalisht.

Sipas tij, pasagjerët nuk duhet të shqetësohen apo të krijojnë panik, pasi EasyJet nuk planifikon anulime për shkak të karburantit dhe nuk do të vendosë tarifa shtesë mbi biletat.

Lufta me Iranin dhe tensionet në rajonin e Gjirit kanë shkaktuar rritje të fortë të çmimit të karburantit për avionët, pasi ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët kryesore të transportit të naftës dhe karburantit në botë, është bllokuar pjesërisht. Kjo situatë bëri që çmimi i karburantit ajror në Europë të rritej nga rreth 831 dollarë për ton në fund të shkurtit në deri 1,838 dollarë për ton në fillim të prillit.

Aktualisht çmimi ka rënë në rreth 1,300 dollarë për ton, por mbetet shumë më i lartë se më parë.

EasyJet thotë se deri tani ndikimi më i madh nuk është mungesa e karburantit, por sjellja më e kujdesshme e udhëtarëve. Sipas kompanisë, njerëzit po presin më gjatë për të bërë rezervime, duke parë zhvillimet ekonomike dhe konfliktet ndërkombëtare para se të vendosin për pushimet.

Edhe kompani të tjera turistike kanë raportuar të njëjtin fenomen. Jet2 dhe TUI Group kanë deklaruar se rezervimet po bëhen shumë afër datës së nisjes.

EasyJet raportoi gjithashtu humbje prej 552 milionë paundësh për gjashtëmujorin deri në mars, ndërsa kompania paralajmëron se kostot e larta të karburantit mund të ndikojnë fitimet gjatë muajve të ardhshëm./skyweb.al

Artikulli para

Nafta mbi 100 dollarë, por pa panik: Si po e mbajnë SHBA dhe Kina tregun pas bllokimit të Hormuzit

Artikulli pas

Shqipëria tkurret me 29 000 banorë në vit, EUROSTAT thotë se kjo s’mund të ndodhë në vende që s’janë në luftë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Air Albania nis fluturimet Tiranë-Vjenë
Aviacion

Air Albania kthehet në “varrezë detyrimesh”, stjuardesa e njohur e çon në gjykatë

5 Tetor, 2026
Si të zgjedhësh vendin më të mirë dhe më të lirë në avion
Aviacion

Si të zgjedhësh vendin më të mirë dhe më të lirë në avion

5 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

2 Tetor, 2026
41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë
Aviacion

41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

2 Tetor, 2026
Kriza te Volotea, borxhi arrin në 356 milionë euro
Aviacion

Kriza te Volotea, borxhi arrin në 356 milionë euro

1 Tetor, 2026
Këto 10 kompani ajrore kanë WiFi-n më të mirë në bord
Aviacion

Këto 10 kompani ajrore kanë WiFi-n më të mirë në bord

30 Shtator, 2026
Artikulli pas
“Shkrijnë” Fieri dhe Korça, Durrësi me zor mbahet: Popullsia e Shqipërisë tkurret nga muaji në muaj

Shqipëria tkurret me 29 000 banorë në vit, EUROSTAT thotë se kjo s'mund të ndodhë në vende që s'janë në luftë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

INVESTIGIMI/ Bastet pushtojnë qytetet: Kush organizon tregun e miliardave, roli i policisë, “peshkaqenët” dhe “cironkat”
Aktualitet

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nga SkyWeb
30 Qershor, 2025
0

Një ngjarje e dhunshme në rrugën “Ali Demi” të Tiranës, ku u përdorën shkopinj bejsbolli dhe pati të shtëna me...

Lexo të plotë
NDRYSHIMI/ Neni IPARD, si po tentohet shpëtimi i Frida Krifcës dhe sponsorit të saj oligark

NDRYSHIMI/ Neni IPARD, si po tentohet shpëtimi i Frida Krifcës dhe sponsorit të saj oligark

18 Shkurt, 2026
Konkurenca në qiell, Boing do të prodhojë avionin e ri që sfidon Airbus A320neo

Konkurenca në qiell, Boing do të prodhojë avionin e ri që sfidon Airbus A320neo

30 Shtator, 2025
Dash Sula në krah të Ramës: Atë që ma dhe ti, s’ma dha partia ime

Dash Sula në krah të Ramës: Atë që ma dhe ti, s’ma dha partia ime

13 Shkurt, 2026
Studiuesit zbulojnë arsyen: Pse ushqyerja me gji mbron gratë nga kanceri i gjirit

Studiuesit zbulojnë arsyen: Pse ushqyerja me gji mbron gratë nga kanceri i gjirit

23 Tetor, 2025

Të Fundit

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027, shteti kalon nga pagesa njëherë në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027, shteti kalon nga pagesa njëherë në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

5 Tetor, 2026
Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

5 Tetor, 2026
SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja

SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja

5 Tetor, 2026
AMP arreston policin në Elbasan

AMP arreston policin në Elbasan

5 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr