• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 25 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Mes zyrës dhe shtëpisë, të rinjtë preferojnë punën hibride, ekspertja: Pronarët shqiptarë duan t’i kenë nën vëzhgim punonjësit

Editor Nga Editor
25 Maj, 2026
në Ekonomi
A A
0
Mes zyrës dhe shtëpisë, të rinjtë preferojnë punën hibride, ekspertja: Pronarët shqiptarë duan t’i kenë nën vëzhgim punonjësit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pandemia e Covid-19 ndryshoi mënyrën si funksionon tregu i punës, duke detyruar për herë të parë miliona punonjës të zhvendosnin zyrën në shtëpi. Por disa vite pas pandemisë, modeli që po fiton më shumë terren nuk është më puna tërësisht remote, por ajo hibride, ku punonjësit ndajnë kohën mes shtëpisë dhe zyrës. Ekspertja e punësimit, Gertjana Hasalla shpjegon se cilët janë faktorët që po ndikojnë në këtë zgjedhje.

“Të rinjtë nuk zgjedhin më një punë remote, por preferojnë një punë që mund të jetë hibride. Pra dy ose tre ditë në zyrë dhe pjesa tjetër nga shtëpia, sesa një punë që është full time në zyrë. Kur je duke punuar remote, sidomos kur je I ri është e vështirë të ketë edhe mbështetjen e kolegëve, apo mentorimin e duhur, ndër të tjera ke edhe izolimin social, sepse nuk ke mundësi të bashkëveprosh. Është mirë të jenë të dyja opsionet. Është mirë që kompanitë kanë filluar të kenë mendësinë europiane të të ofruarit punë hibride. Sot për sot në Shqipëri është më e përhapur puna në zyrë, sesa puna remote. Ka punë që janë të vështira të bëhen remote dhe ka punë të tjera që është e pamundur të bëhen remote. Duhet të jemi të kujdesshëm për të kuptuar në cilët sektorë mund të zbatohet puna remote ose hibride”, shpjegon Hasalla.

Por, në realitetin shqiptar, edhe ky model pune hibride, sërish nuk duket shumë prezent, por zbatohet kryesisht nga kompani të huaja që operojnë në vendin tonë.

“Është e vështirë në Shqipëri, sidomos për kompani që kanë një pronar shqiptar që ta pranojnë mendësinë e punës remote ose hibride. Është gjithmonë tendenca për ti monitoruar. Kanë nevojë tikenë në zyrë, që ti shikojnë aty 8 orë. Kompanitë që vijnë nga jashtë dhe kanë degët e tyre në Shqipëri, zgjedhin ta bëjnë këtë.  Shumë prej kompanive që operojnë në fushën e teknologjisë janë persona që në vetvete arrijnë ta kuptojnë se ka nevojë të kenë punonjës që bëjnë punën, por jo të jenë në vëzhgim në zyrë. Ato janë punë që bëhen me laptop me vete. Laptopin ti mund ta marrësh kudo dhe bëhet më e thjeshtë në këtë mënyrë edhe për të parë realisht që puna po bëhet dhe ka rezultat, ka produktivitet, por edhe punonjësi është I kënaqur me këtë mundësinë e të qenit pak më I lirë. Puna hibride monitorohetnëpërmjet sistemeve të gjurmimit, që vendos kompania për të parë që ti je realisht online dhe duke punuar”, thotë Hasalla.

Ndër të tjera, Hasalla shpjegon se në vendet e zhvilluara të BE-së, puna hibride po kthehet në normë pasi u jep punonjësve më shumë fleksibilitet, shmang orët e gjata të udhëtimit nga zonat periferike drejt qytetit dhe njëkohësisht ul kostot operative për kompanitë./Scan

Etiketat: puna
Artikulli para

Kursi i këmbimit: Euro rritet, dollari e nis javën me rënie

Artikulli pas

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

Editor

Editor

Nga Kategoria

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë
Aviacion

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

25 Maj, 2026
Tregu valutor: Euro mbetet në nivelet e ulëta, rritet dollari
Ekonomi

Kursi i këmbimit: Euro rritet, dollari e nis javën me rënie

25 Maj, 2026
Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë, çfarë përfitojnë fermerët
Aktualitet

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë, çfarë përfitojnë fermerët

25 Maj, 2026
BQE i frikësohet stablecoin-eve në euro, paralajmëron goditje për kreditë bankare
Ekonomi

BQE i frikësohet stablecoin-eve në euro, paralajmëron goditje për kreditë bankare

25 Maj, 2026
Euro digjitale, Europa kërkon pavarësi nga Visa dhe Mastercard, por përplasja sapo ka nisur
Ekonomi

Euro digjitale, Europa kërkon pavarësi nga Visa dhe Mastercard, por përplasja sapo ka nisur

25 Maj, 2026
AI po kthehet në rrezik për bankat, BQE kërkon mbrojtje më të shpejtë kibernetike
Ekonomi

AI po kthehet në rrezik për bankat, BQE kërkon mbrojtje më të shpejtë kibernetike

25 Maj, 2026
Artikulli pas
TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

ARRSH zbulon se si do të veprohet për lirimin e rrugës pas rrëshqitjeve në Librazhd
Aktualitet

ARRSH zbulon se si do të veprohet për lirimin e rrugës pas rrëshqitjeve në Librazhd

Nga SkyWeb
26 Shkurt, 2026
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka intensifikuar ndërhyrjet në terren për të menaxhuar pasojat e rrëshqitjes dhe për të rikthyer sa më...

Lexo të plotë
Trump, dy alternativa për aleatët: Blini naftë nga ne ose shkoni në Hormuz!

Trump, dy alternativa për aleatët: Blini naftë nga ne ose shkoni në Hormuz!

31 Mars, 2026
Pas shiut vjen acari, meteorologia shpjegon çfarë ndodh me motin gjatë javës tjetër

Pas shiut vjen acari, meteorologia shpjegon çfarë ndodh me motin gjatë javës tjetër

19 Nëntor, 2025
Çfarë është manovra Heimlich, shpëton jetën nga mbytja

Çfarë është manovra Heimlich, shpëton jetën nga mbytja

11 Shkurt, 2026
Sherr te zyra e PSD në Tiranë, policia thotë se u gjetën fishekë

Sherr te zyra e PSD në Tiranë, policia thotë se u gjetën fishekë

29 Prill, 2025

Të Fundit

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

25 Maj, 2026
Mes zyrës dhe shtëpisë, të rinjtë preferojnë punën hibride, ekspertja: Pronarët shqiptarë duan t’i kenë nën vëzhgim punonjësit

Mes zyrës dhe shtëpisë, të rinjtë preferojnë punën hibride, ekspertja: Pronarët shqiptarë duan t’i kenë nën vëzhgim punonjësit

25 Maj, 2026
Tregu valutor: Euro mbetet në nivelet e ulëta, rritet dollari

Kursi i këmbimit: Euro rritet, dollari e nis javën me rënie

25 Maj, 2026
Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë, çfarë përfitojnë fermerët

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë, çfarë përfitojnë fermerët

25 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr