• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 8 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Sensorë, kamera dhe sirena alarmi, si parashikohet të monitorohen 10 diga në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Tetor, 2026
në Ekonomi
A A
0
Sensorë, kamera dhe sirena alarmi, si parashikohet të monitorohen 10 diga në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sa shpejt mund të mbërrijë vala e ujit te zonat e banuara nëse një digë çahet dhe cilët banorë duhet të evakuohen të parët? Një projekt për studimin e 10 digave të rezervuarëve ujitës në Shqipëri synon të përcaktojë pasojat e skenarëve të tillë dhe masat për mbrojtjen e popullsisë.

Në projekt përfshihen rezervuarët Shtodër, Bllacë, Murriz-Thanë, Kurjan, Belesovë, Gjanç dhe Dofti. Kapaciteti i tyre i projektuar arrin rreth 149 milionë metra kub ujë, ndërsa sipërfaqja ujore është afërsisht 1,640 hektarë. Disa rezervuarë kanë nga dy diga, duke e çuar në dhjetë numrin e strukturave që do të studiohen.

Monitorimi parashikohet të bëhet përmes pajisjeve që regjistrojnë në kohë reale deformimet dhe lëvizjet e digave, aktivitetin sizmik, filtrimin e ujit dhe presionin brenda strukturës. Këto matje synojnë të identifikojnë shenjat e problemeve dhe të mundësojnë paralajmërimin e hershëm.

Dokumenti parashikon kamera fikse 4K, kamera me zmadhim, kamera termike për zbulimin e infiltrimeve dhe kamera nënujore për kontrollin pranë bazamentit. Një pjesë e tyre do të ketë edhe analizë automatike të imazheve.

Të dhënat do të bashkohen në një platformë qendrore SCADA/IoT, të përdorshme nga kompjuteri dhe celulari. Kur matjet tejkalojnë pragjet e sigurisë, sistemi duhet të aktivizojë alarme, me njoftime përmes SMS-ve, email-it, telefonit dhe sirenave lokale.

Për secilën digë do të modelohen tre situata: çarja e menjëhershme pa paralajmërim, tejmbushja gjatë një ngjarjeje ekstreme dhe përmbytja e shoqëruar me destabilizim strukturor.

Simulimet do të përcaktojnë shtrirjen e përmbytjes, thellësinë dhe shpejtësinë e ujit, si dhe kohën e mbërritjes së valës në zona të ndryshme. Hartat do të identifikojnë popullsinë, rrugët, infrastrukturën dhe pasuritë ekonomike të ekspozuara. Në analizë përfshihen edhe ngjarje hidrologjike me periudha kthimi 100, 500 dhe 1,000-vjeçare.

Mbi rezultatet do të hartohen planet e evakuimit, me përparësinë e largimit të zonave, rrugët e lëvizjes, pikat e grumbullimit dhe qendrat e strehimit.

Masa të posaçme parashikohen për fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, në koordinim me bashkitë, policinë, ushtrinë dhe shërbimet e shpëtimit. /skyweb.al

Artikulli para

Nuk zgjat as 24 orë gëzimi i shqiptarëve, Bordi shtrenjton sërish karburantet

Artikulli pas

Marjana Koçeku thirrje deputetëve të PS të votojnë kundër reformës territoriale: Mos i braktisni komunitetet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

8 Tetor, 2026
Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord
Ekonomi

Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord

8 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Nuk zgjat as 24 orë gëzimi i shqiptarëve, Bordi shtrenjton sërish karburantet

8 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë
Ekonomi

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë

8 Tetor, 2026
Shqipëria miraton standardet europiane për trenat e rinj
Ekonomi

Shqipëria miraton standardet europiane për trenat e rinj

8 Tetor, 2026
A po zbuten çmimet e apartamenteve? Ekspertja: Një kategori blerësish po stepet
Ekonomi

A po zbuten çmimet e apartamenteve? Ekspertja: Një kategori blerësish po stepet

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
Marjana Koçeku thirrje deputetëve të PS të votojnë kundër reformës territoriale: Mos i braktisni komunitetet

Marjana Koçeku thirrje deputetëve të PS të votojnë kundër reformës territoriale: Mos i braktisni komunitetet

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Sherri Pacolli-Ademi bllokon Aeroportin e Vlorës, konflikti SABOTON turizmin në jug
Aktualitet

Sherri Pacolli-Ademi bllokon Aeroportin e Vlorës, konflikti SABOTON turizmin në jug

Nga SkyWeb
18 Maj, 2026
0

Konflikti mes biznesmenëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi për kontrollin dhe vijimin e punimeve në Aeroportin e Vlorës po hyn...

Lexo të plotë
WestJet bie pre e sulmit kibernetik, kompania: Janë prekur të dhënat e pasagjerëve

WestJet bie pre e sulmit kibernetik, kompania: Janë prekur të dhënat e pasagjerëve

29 Shtator, 2025
Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

24 Gusht, 2026
Njihuni me kullat e reja në qendër të Tiranës

Pasuritë që iu konfiskuan krimit/ Cilat janë llojet e pronave që mori shteti?

22 Janar, 2026
Europa bëhet gati për luftë, plani gjerman 377 miliardë euro për t’u armatosur: Avionë, raketa, tanke..

Europa bëhet gati për luftë, plani gjerman 377 miliardë euro për t’u armatosur: Avionë, raketa, tanke..

27 Tetor, 2025

Të Fundit

Sekretari i Përgjithshëm i FIBA në Tiranë, takim me Presidentin e FSHB Avni Ponari

Sekretari i Përgjithshëm i FIBA në Tiranë, takim me Presidentin e FSHB Avni Ponari

8 Tetor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje intensive, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron përmbytje në disa qytete

8 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

8 Tetor, 2026
Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord

Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord

8 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr