• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 25 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ndodhi shqiptare! Pronarët e autobusëve sfidojnë urdhrin e tatimeve: Biletat e paguara me kartë, 75% më shtenjtë

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Ndodhi shqiptare! Pronarët e autobusëve sfidojnë urdhrin e tatimeve: Biletat e paguara me kartë, 75% më shtenjtë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ka ngritur shqetësime serioze mbi detyrimin për përdorimin e terminaleve POS/POI në transportin urban, duke paralajmëruar se pagesa e biletës me kartë bankare mund të rrisë ndjeshëm koston për qytetarët.

Sipas njoftimeve të administratës tatimore, deri më 30 maj të gjitha bizneset që kryejnë shitje me para në dorë, përfshirë edhe operatorët e transportit publik, duhet të pajisen me terminale POS/POI.

Por sipas operatorëve urbanë, nëse një qytetar zgjedh të paguajë biletën e autobusit me kartë dhe jo cash, vetëm tarifa fikse bankare për transaksionin arrin në 30 lekë, pa përfshirë komisionet përqindëse dhe kostot e tjera operative. Kjo do të thotë se një biletë aktuale prej 40 lekësh mund të shkojë deri në 70 lekë, ose rreth 75% më shtrenjtë.

Në një letër drejtuar Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Infrastrukturës, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Bashkisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Transportit Rrugor, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas thekson se sektori funksionon me volum shumë të lartë transaksionesh dhe me vlerë shumë të ulët për çdo pagesë individuale, çka sipas saj e bën problematik aplikimin e skemës aktuale të POS-eve.

Sipas shoqatës, tarifat e komunikuara nga bankat për përdorimin e terminaleve POS/POI përfshijnë:

• Komision deri në 2.70% për transaksionet me karta VISA/MasterCard kombëtare
• Komision deri në 3.20% për kartat ndërkombëtare
• Tarifë fikse 30 lekë ose 0.30 euro për çdo transaksion
• Komision instalimi terminali POS prej 5,000 lekësh
• Komision mirëmbajtjeje mujore prej 1,000 lekësh
• Komision mos-përdorimi prej 1,000 lekësh në muaj
• Kosto të terminalit POS deri në 50,000 lekë në raste kontraktuale
• Komision “chargeback” prej 500 lekësh për rast

Shoqata paralajmëron se vetëm tarifa fikse prej 30 lekësh për transaksion përbën pothuajse të gjithë vlerën e një bilete urbane, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi realizueshmërinë ekonomike të sistemit në transportin publik.

Operatorët kërkojnë sqarime nga institucionet nëse instalimi i pajisjeve POS do të jetë i detyrueshëm në çdo autobus urban, si do të realizohet pagesa me kartë në kushtet e fluksit të lartë të pasagjerëve dhe kohës së kufizuar në stacione, si dhe kush do të mbulojë kostot: shteti, operatorët apo qytetarët.

Në letër kërkohet gjithashtu informacion nëse do të ketë tavane për komisionet bankare, mbështetje financiare nga shteti, periudhë tranzitore për përshtatjen e sistemit dhe një model të unifikuar elektronik pagesash për transportin publik, si karta qytetare, QR, aplikacione celulare apo sisteme të tjera të dedikuara.

Shoqata deklaron se mbështet formalizimin dhe modernizimin e sektorit, por vlerëson se zbatimi i këtij sistemi në transportin urban kërkon analizë të veçantë teknike dhe ekonomike për shkak të tarifave të ulëta dhe numrit shumë të lartë të transaksioneve ditore.

Artikulli para

Suplementet me magnez për gjumë po bëhen virale, a funksionojnë vërtet?

Artikulli pas

Paralajmërimi i ekspertëve: Medikamentet për dobësim kanë efekte anësore

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë
Aviacion

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

25 Maj, 2026
Mes zyrës dhe shtëpisë, të rinjtë preferojnë punën hibride, ekspertja: Pronarët shqiptarë duan t’i kenë nën vëzhgim punonjësit
Ekonomi

Mes zyrës dhe shtëpisë, të rinjtë preferojnë punën hibride, ekspertja: Pronarët shqiptarë duan t’i kenë nën vëzhgim punonjësit

25 Maj, 2026
Tregu valutor: Euro mbetet në nivelet e ulëta, rritet dollari
Ekonomi

Kursi i këmbimit: Euro rritet, dollari e nis javën me rënie

25 Maj, 2026
Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë, çfarë përfitojnë fermerët
Aktualitet

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë, çfarë përfitojnë fermerët

25 Maj, 2026
BQE i frikësohet stablecoin-eve në euro, paralajmëron goditje për kreditë bankare
Ekonomi

BQE i frikësohet stablecoin-eve në euro, paralajmëron goditje për kreditë bankare

25 Maj, 2026
Euro digjitale, Europa kërkon pavarësi nga Visa dhe Mastercard, por përplasja sapo ka nisur
Ekonomi

Euro digjitale, Europa kërkon pavarësi nga Visa dhe Mastercard, por përplasja sapo ka nisur

25 Maj, 2026
Artikulli pas
Paralajmërimi i ekspertëve: Medikamentet për dobësim kanë efekte anësore

Paralajmërimi i ekspertëve: Medikamentet për dobësim kanë efekte anësore

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Punë pa bereqet”, produktiviteti i shqiptarëve më ulëti në rajon
Ekonomi

“Punë pa bereqet”, produktiviteti i shqiptarëve më ulëti në rajon

Nga SkyWeb
30 Qershor, 2025
0

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vijojnë të përballen me nivele të ulëta produktiviteti të punës krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian,...

Lexo të plotë
KE propozon heqjen e Roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

KE propozon heqjen e Roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

25 Shkurt, 2026
“Wom Travel”: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për këtë verë

“Wom Travel”: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për këtë verë

7 Mars, 2026
Irani lëshon raketë balistike drejt Turqisë, rrëzohet nga NATO

Irani lëshon raketë balistike drejt Turqisë, rrëzohet nga NATO

4 Mars, 2026
Gjobat e “FORTËVE” ndaj bizneseve në Shqipëri!

Gjobat e “FORTËVE” ndaj bizneseve në Shqipëri!

19 Nëntor, 2025

Të Fundit

Paralajmërimi i ekspertëve: Medikamentet për dobësim kanë efekte anësore

Paralajmërimi i ekspertëve: Medikamentet për dobësim kanë efekte anësore

25 Maj, 2026
Ndodhi shqiptare! Pronarët e autobusëve sfidojnë urdhrin e tatimeve: Biletat e paguara me kartë, 75% më shtenjtë

Ndodhi shqiptare! Pronarët e autobusëve sfidojnë urdhrin e tatimeve: Biletat e paguara me kartë, 75% më shtenjtë

25 Maj, 2026
Suplementet me magnez për gjumë po bëhen virale, a funksionojnë vërtet?

Suplementet me magnez për gjumë po bëhen virale, a funksionojnë vërtet?

25 Maj, 2026
INSTAT raporton rritje të fortë të numrit të turistëve në shkurt 2025, detajet

Më shumë të huaj vizituan Shqipërinë në prill

25 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr