• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Sekuestrohen rreth 1 milion euro cash dhe prona të dyshuara, SPAK dhe Antimafia italiane zbardhin detajet e goditjes së grupit kriminal

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Maj, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Sekuestrohen rreth 1 milion euro cash dhe prona të dyshuara, SPAK dhe Antimafia italiane zbardhin detajet e goditjes së grupit kriminal
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, ka dhënë detaje mbi operacionin e përbashkët të zhvilluar me autoritetet italiane, i cili ka çuar në ekzekutimin e 15 masave të sigurisë ndaj personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari të krimit të organizuar.

Në një konferencë të përbashkët me Antimafian italiane, Braho tha se hetimi nuk është fokusuar vetëm te goditja e aktivitetit kriminal të lidhur me trafikun e drogës, por edhe te pasuritë e krijuara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Sipas tij, gjatë hetimeve paraprake janë sekuestruar rreth 1 milion euro para cash, si edhe pasuri të tjera që dyshohet se burojnë nga aktivitet kriminal. Mes tyre përfshihen llogari bankare dhe shoqëri tregtare, të cilat janë vendosur nën sekuestro me vendim të GJKKO.

“Ky është një rezultat i përbashkët. Në lidhje me këtë çështje janë ekzekutuar 15 masa, 10 janë ekzekutuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë”, tha Braho.

Ai theksoi se një element i rëndësishëm i këtij rasti është ndjekja e produktit financiar të krimit, jo vetëm goditja penale e personave të përfshirë.

“Është një element i rëndësishëm i këtij rasti, jo vetëm goditja e këtij aktiviteti të krimit të organizuar të drogës, por dhe produkti i krijuar nga ky aktivitet i paligjshëm. Gjatë hetimeve paraprake janë sekuestruar rreth 1 milion euro para në gjendje cash. Po kështu nga GJKKO në Tiranë janë sekuestruar pasuri të tjera, llogari bankare, shoqëri, që dyshohet se janë krijuar nga veprimtari kriminale”, deklaroi kreu i SPAK.

Braho e lidhi këtë operacion edhe me disa hetime të mëparshme të zhvilluara në bashkëpunim me autoritetet italiane, duke përmendur operacionet “Shpirti”, “Kulmi” dhe “Ura”.

Sipas tij, në këto operacione janë dënuar penalisht 167 persona, ndërsa për 145 prej tyre janë dhënë dënime të konsiderueshme, që variojnë nga 12 deri në 20 vite burg.

Operacioni i fundit shihet si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes SPAK dhe strukturave italiane kundër krimit të organizuar, me fokus të veçantë jo vetëm ndjekjen penale të grupeve kriminale, por edhe goditjen e pasurive të krijuara prej tyre.

Artikulli para

Ervina Gjana, “molla e ndaluar” e Skender Hitajt! Pse drejtori i ri nuk e “prek” dot të besuarën e Ilir Prodës

Artikulli pas

SPAK/ Kompani mjetesh me qira, llogari dhe CASH: Ergys Kastrati dhe Igli Kamberi i “fshehën” pasuritë përmes familjarëve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët
Aktualitet

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

8 Tetor, 2026
Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!
Ekonomi

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!

8 Tetor, 2026
Slotet e aeroporteve, biznesi i padukshëm që vlen dhjetëra milionë euro për kompanitë ajrore
Aviacion

20 kompanitë ajrore më të sigurta në Europë, shumë prej tyre fluturojnë edhe nga Shqipëria

8 Tetor, 2026
VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë
Ekonomi

Fermerët përfitojnë 12.2 milionë euro nga autofaturat, kur mbyllen aplikimet

8 Tetor, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i FIBA në Tiranë, takim me Presidentin e FSHB Avni Ponari
Aktualitet

Sekretari i Përgjithshëm i FIBA në Tiranë, takim me Presidentin e FSHB Avni Ponari

8 Tetor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje intensive, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron përmbytje në disa qytete

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
SPAK/ Kompani mjetesh me qira, llogari dhe CASH: Ergys Kastrati dhe Igli Kamberi i “fshehën” pasuritë përmes familjarëve

SPAK/ Kompani mjetesh me qira, llogari dhe CASH: Ergys Kastrati dhe Igli Kamberi i “fshehën” pasuritë përmes familjarëve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

FOTO/ SPAK zbulon jahtin luksoz të Ermal Beqirit, mjeti në emër të punonjëses së “Soft & Solutions”
Aktualitet

FOTO/ SPAK zbulon jahtin luksoz të Ermal Beqirit, mjeti në emër të punonjëses së “Soft & Solutions”

Nga SkyWeb
26 Dhjetor, 2025
0

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë zbuluar asete të konsiderueshme që dyshohet se u përkasin personave të përfshirë në dosjen...

Lexo të plotë
Në shkurt u regjistruan mbi 2 mijë biznese të reja

Përfitimet nga falja dhe paqja fiskale, Administrata Tatimore publikon datat për afatet

20 Maj, 2026
Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Britania duhet të ndalojë demonizimin e Shqipërisë

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Britania duhet të ndalojë demonizimin e Shqipërisë

18 Maj, 2026
Wizz Air nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Këlnit

Wizz Air nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Këlnit

17 Dhjetor, 2025
Macet mund të kenë të dhëna për trajtimin e kancerit tek njerëzit

Macet mund të kenë të dhëna për trajtimin e kancerit tek njerëzit

20 Shkurt, 2026

Të Fundit

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

8 Tetor, 2026
Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

8 Tetor, 2026
Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

8 Tetor, 2026
OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

8 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr