• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 1 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Pica që zbret nga ballkoni me litar, ideja që ktheu një pallat në Oslo në pikë takimi për lagjen

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Qershor, 2026
në Turizëm
A A
0
Pica që zbret nga ballkoni me litar, ideja që ktheu një pallat në Oslo në pikë takimi për lagjen
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në një lagje të Oslos, në Norvegji, një ide e pazakontë ka kthyer një pallat banimi në një nga vendet më të veçanta për të ngrënë pica. Çdo të mërkurë, poshtë një apartamenti në Sigurd’s gate 7, vetëm pak minuta larg stacionit qendror të Oslos, njerëzit presin në radhë me sytë nga ballkoni, prej nga picat zbresin me një kosh të lidhur në litar.

Ideja është e Peter Gran, një inxhinier 30-vjeçar dhe konsulent i inteligjencës artificiale, i apasionuar pas kuzhinës italiane. Ai vendosi ta kthente apartamentin e tij në një piceri të improvizuar dhe ballkonin në pikën e dorëzimit të porosive. 

Projekti mban emrin “Pizza From A Balcony” dhe funksionon në mënyrë të thjeshtë. Klientët presin poshtë pallatit, japin emrin dhe porosinë, paguajnë përmes një aplikacioni norvegjez dhe më pas presin që pica të jetë gati. Kur porosia përfundon, emri i klientit thirret nga ballkoni dhe pica zbret nga kati i tretë në një kosh me litar.

Menuja është e kufizuar, por kjo nuk i ka penguar dhjetëra njerëz të presin çdo javë për të provuar picat e përgatitura në apartament. Në menu ka margherita, pica me salcë të kuqe dhe ‘nduja pikante, si edhe pica të bardha me salsiçe dhe friarielli. Çmimi i një pice varion rreth 13 deri në 15 euro, ndërsa lëngu i mollës shitet për rreth 8 euro.

“Piceria” qëndron e hapur derisa të mbarojnë përbërësit, ndaj klientët këshillohen të shkojnë herët. Në një nga ditët më të suksesshme, Gran ka arritur të shesë 95 pica brenda vetëm dy orësh.

Ajo që e ka bërë të veçantë këtë nismë nuk është vetëm mënyra e dorëzimit të picave, por atmosfera që krijohet poshtë pallatit. Njerëzit presin në rrugë, flasin me njëri-tjetrin, dëgjojnë muzikë live dhe shpesh e hanë picën aty, duke e kthyer pritjen në një aktivitet social. Në disa raste, pranë hyrjes së pallatit ka edhe muzikantë që luajnë jazz, ndërsa radhët vazhdojnë edhe në ditë me shi.

Ideja e Gran nisi pasi ai mori si dhuratë një furrë me gaz për pica. Më pas, bashkë me familjen, mendoi një mënyrë origjinale për t’i shpërndarë picat: me kosh dhe litar, si dikur. Fillimisht ftoi miq dhe të njohur përmes rrjeteve sociale, por lajmi u përhap shpejt dhe projekti u bë viral.

Sipas Gran, fitimet nga “Pizza From A Balcony” mbulojnë kryesisht kostot e përbërësve. Qëllimi i tij nuk është fitimi, por kontakti me njerëzit dhe krijimi i një ndjesie komuniteti.

Në një kohë kur porositë ushqimore janë bërë gjithnjë e më të automatizuara dhe të ftohta përmes aplikacioneve, ideja e një pice që zbret nga ballkoni me litar ka rikthyer diçka të thjeshtë: pritjen, bisedën dhe kontaktin mes njerëzve.

Artikulli para

Konkursi ndërkombëtar për Pallatin e Kongreseve, Rama: Të krijojmë jetë si te stadiumi

Artikulli pas

Rama prezanton projektin për Pallatin e Kongreseve: Ndërtesa ka probleme serioze, por do të ruhet identiteti

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm
Turizëm

“Lonely Planet Italia”: Zgjidhni Shqipërinë në vjeshtë, koha ideale për ta vizituar!

1 Shtator, 2026
“Forbes”: Tirana shpallet qyteti më ekonomik i Evropës për t’u vizituar në shtator
Turizëm

“Forbes”: Tirana shpallet qyteti më ekonomik i Evropës për t’u vizituar në shtator

31 Gusht, 2026
Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Europës, po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike
Turizëm

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Europës, po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

31 Gusht, 2026
Tre pyetje që duhet t’i bëni vetes para se të niseni për pushime vere me makinë
Turizëm

Tre pyetje që duhet t’i bëni vetes para se të niseni për pushime vere me makinë

31 Gusht, 2026
Media amerikane: Durrësi kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të përballueshme në Europë
Turizëm

Media amerikane: Durrësi kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të përballueshme në Europë

30 Gusht, 2026
Takimet romantike janë kthyer në luks, të rinjtë po zgjedhin alternativa më të lira
Turizëm

Takimet romantike janë kthyer në luks, të rinjtë po zgjedhin alternativa më të lira

29 Gusht, 2026
Artikulli pas
Rama prezanton projektin për Pallatin e Kongreseve: Ndërtesa ka probleme serioze, por do të ruhet identiteti

Rama prezanton projektin për Pallatin e Kongreseve: Ndërtesa ka probleme serioze, por do të ruhet identiteti

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Qershia kthehet në ushqim luksi, 36 euro 1 kilogram në Tiranë
Ekonomi

Qershia kthehet në ushqim luksi, 36 euro 1 kilogram në Tiranë

Nga SkyWeb
28 Prill, 2026
0

Çmimi i qershive në Tiranë është kthyer sërish në temë diskutimi publik, pasi në tregjet e kryeqytetit ato po shiten...

Lexo të plotë
Pa sigurim dhe pa kompensim, drama e madhe e tregtarëve të “Dinamo-s”: Zjarri shkaktoi dëme kolosale

Pa sigurim dhe pa kompensim, drama e madhe e tregtarëve të “Dinamo-s”: Zjarri shkaktoi dëme kolosale

5 Mars, 2026
Trump sulmon NATO-n për Hormuzin : Pa SHBA-në është një tigër letre, frikacakë do ta mbajmë mend

Trump sulmon NATO-n për Hormuzin : Pa SHBA-në është një tigër letre, frikacakë do ta mbajmë mend

20 Mars, 2026
Mazniku njofton ngritjen e Akademisë së Pushtetit Lokal, kush do të futet në “shkollë”

Mazniku njofton ngritjen e Akademisë së Pushtetit Lokal, kush do të futet në “shkollë”

16 Korrik, 2025
Momenti më i keq për të ngrënë diçka mes vakteve: Ekspertët paralajmërojnë për peshën dhe sheqerin në gjak

Momenti më i keq për të ngrënë diçka mes vakteve: Ekspertët paralajmërojnë për peshën dhe sheqerin në gjak

23 Maj, 2026

Të Fundit

Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm

“Lonely Planet Italia”: Zgjidhni Shqipërinë në vjeshtë, koha ideale për ta vizituar!

1 Shtator, 2026
A duhen pirë shishet e ujit që lihen në makinë?

A duhen pirë shishet e ujit që lihen në makinë?

1 Shtator, 2026
Rezultate premtuese nga AstraZeneca dhe Hutchmed për trajtimin e kancerit të mushkërive

Rezultate premtuese nga AstraZeneca dhe Hutchmed për trajtimin e kancerit të mushkërive

1 Shtator, 2026
Luhatje në kursin valutor: dollari dhe paundi në rënie, si paraqitet euro

Dobësohet Dollari, Euro vijon rënien

1 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr