• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 5 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Spiropali i bëri tre, tani Rama duhet të vendosë nëse do t’a përjashtojë siç paralajmëroi

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Qershor, 2026
në Aktualitet
A A
0
“Mamica” nxjerr shpatën ndaj Skënderbeut të saj: Kjo që po ndodh me mua është arrogancë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Elisa Spiropali ka sfiduar sërish Edi Ramën, këtë herë në një nga momentet më të vështira politike për kryeministrin, kur protestat qytetare po mbushin çdo ditë sheshin dhe po kthehen nga një kauzë mjedisore në një reagim më të gjerë kundër mënyrës së qeverisjes.

Vetëm pak javë më parë, gjatë një mbledhjeje të Grupit Parlamentar të PS, Rama e kishte paralajmëruar hapur Spiropalin se nuk do të kishte një herë të tretë.

Kryeministri iu drejtua asaj duke përmendur mungesën në votim dhe postimet në rrjetet sociale.

Spiropali sfidon publikisht Ramën: Më përjashto!

“Herën e parë nuk erdhe në votim. Herën e dytë bëre çarçafin dhe herën e tretë nuk ka, del jashtë këtij grupi”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhje.

Ai kishte shtuar se në parti nuk mund të krijohen “drama” dhe se brenda Partisë Socialiste “ka dy ngjyra, bardhë e zi”, duke e vendosur Spiropalin përballë një zgjedhjeje të qartë politike.

Por Spiropali duket se nuk është tërhequr. Në një reagim të gjatë publik, ajo ka folur për protestat e ditëve të fundit, duke i trajtuar jo si një episod kalimtar, por si shenjë të një krize më të thellë politike dhe institucionale.

Në tekstin e saj, ajo krahason protestat aktuale me protestën e heshtur të qytetarëve të Tiranës në fundin e diktaturës, duke thënë se ngjarjet e sotme duhen shqyrtuar me seriozitet dhe përgjegjësi.

Spiropali shkruan se Shqipëria ka nevojë për “një marrëveshje të re me vetveten”, ku shteti të jetë më i madh se pushteti dhe institucionet më të forta se personat që e ushtrojnë atë.

Ajo flet për nevojën që Parlamenti të mos jetë vetëm vendi ku miratohen vendime, por edhe hapësira ku dëgjohet shoqëria, ndërsa kërkon më shumë garë politike, sistem zgjedhor më përfaqësues, media më të lira dhe ekonomi më pak të varur nga afërsia me pushtetin.

Mesazhi i saj prek disa nga pikat më të ndjeshme të pushtetit të Ramës, përfshirë kontrollin institucional, korrupsionin, mungesën e llogaridhënies, dobësinë e opozitarizmit dhe largimin e të rinjve.

Në thelb, Spiropali nuk ka bërë një reagim të zakonshëm politik. Ajo ka vendosur në qendër pyetjen nëse pushteti në Shqipëri është bërë më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë.

Kjo e bën reagimin e saj edhe më të rëndë politikisht, pikërisht sepse vjen nga një figurë e lartë e Partisë Socialiste dhe jo nga opozita.

Tani mbetet për t’u parë nëse Rama do ta konsiderojë këtë si “herën e tretë” që vetë kishte paralajmëruar, apo do ta falë sërish një nga bashkëpunëtoret e tij më të hershme politike.

Në çdo rast, Spiropali ka hapur publikisht një debat që shkon përtej protestës së ditës dhe prek vetë mënyrën si funksionon pushteti në Shqipëri. /skyweb.al

Etiketat: edi ramaelisa spiropali
Artikulli para

Europa regjistron rënien e parë të trafikut ajror pas pandemisë në prill, TIA rritje me 25.3%

Artikulli pas

Skandali, vrasësi i policëve Violand Braçellari ishte në kërkim, por AZHBR i dha fonde për stan

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës
Aktualitet

Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

5 Shtator, 2026
Rama nga Italia:  Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së
Aktualitet

Rama nga Italia: Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

5 Shtator, 2026
Si të zbuloni kamerat që ju vëzhgojnë
Aktualitet

Si të zbuloni kamerat që ju vëzhgojnë

5 Shtator, 2026
Presidenti Begaj përkujton Shenjtoren Nënë Tereza: Amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë
Aktualitet

Presidenti Begaj përkujton Shenjtoren Nënë Tereza: Amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë

5 Shtator, 2026
Presidenti Begaj viziton Përmetin, vlerëson zhvillimin e turizmit dhe investimet lokale
Aktualitet

Presidenti Begaj viziton Përmetin, vlerëson zhvillimin e turizmit dhe investimet lokale

4 Shtator, 2026
Përplasja për tokën në Palasë mes Luan Muçës dhe Vasil Bedinajt, ndërhyn Rama: Tokën do ta bëjmë ullishte!
Aktualitet

Përplasja për tokën në Palasë mes Luan Muçës dhe Vasil Bedinajt, ndërhyn Rama: Tokën do ta bëjmë ullishte!

4 Shtator, 2026
Artikulli pas
Skandali, vrasësi i policëve Violand Braçellari ishte në kërkim, por AZHBR i dha fonde për stan

Skandali, vrasësi i policëve Violand Braçellari ishte në kërkim, por AZHBR i dha fonde për stan

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Del ne treg ne 11 mars, Apple prezanton verisonin e ri të iPhone 17 me çmim më të ulët
Aktualitet

Del ne treg ne 11 mars, Apple prezanton verisonin e ri të iPhone 17 me çmim më të ulët

Nga Editor
3 Mars, 2026
0

Apple ka lancuar version më të lirë të smartfonit, duke zgjeruar portofolin e produkteve në një kohë kur kompania mbështetet...

Lexo të plotë
Çmimi i arit thyen sërish rekord mes pasigurive gjeopolitike dhe pritshmërive për ulje të normës së interesit nga FED

Çmimi i arit thyen sërish rekord mes pasigurive gjeopolitike dhe pritshmërive për ulje të normës së interesit nga FED

8 Shtator, 2025
Zbulimi premtues, trajtimi i ri frenon sëmundjen vdekjeprurëse të mushkërive

Zbulimi premtues, trajtimi i ri frenon sëmundjen vdekjeprurëse të mushkërive

6 Qershor, 2026
TIA shënon rekordin e radhës, 8 106 fluturime dhe mbi 1.4 milionë pasagjerë gjatë gushtit

TIA shënon rekordin e radhës, 8 106 fluturime dhe mbi 1.4 milionë pasagjerë gjatë gushtit

29 Shtator, 2025
Stuhia e dëborës paralizon Bregun Lindor në SHBA, mijëra fluturime të anuluara

Stuhia e dëborës paralizon Bregun Lindor në SHBA, mijëra fluturime të anuluara

24 Shkurt, 2026

Të Fundit

Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

Me ose pa opozitën, Florjan Binaj: Do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

5 Shtator, 2026
Rama nga Italia:  Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

Rama nga Italia: Integrimi gradual, rruga e Shqipërisë drejt BE-së

5 Shtator, 2026
Si të zbuloni kamerat që ju vëzhgojnë

Si të zbuloni kamerat që ju vëzhgojnë

5 Shtator, 2026
Kujtimet rikthehen vazhdimisht. Pse nuk harrohet kurrë shkolla e mesme

Kujtimet rikthehen vazhdimisht. Pse nuk harrohet kurrë shkolla e mesme

5 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr