• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama nxjerr Gonxhen për të qetësuar protestuesit: Duhet reflektim i thellë

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Qershor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Rama nxjerr Gonxhen për të qetësuar protestuesit: Duhet reflektim i thellë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pas shtatë ditësh protesta kundër projektit të planifikuar në Zvërnec, qeveria ka zgjedhur të ulë tonet dhe të flasë për reflektim.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka reaguar për kundërshtimet e qytetarëve, aktivistëve dhe të rinjve që prej ditësh protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke kërkuar rishikimin e projektit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Në një prononcim për mediat nga Pogradeci, Gonxhja tha se situata kërkon vëmendje, analizë dhe reflektim të thellë nga të gjitha palët. Deklarata e tij vjen në një moment kur protesta ka hyrë në ditën e shtatë dhe kur presioni publik ndaj qeverisë është rritur ndjeshëm.

“Ne jetojmë në Tiranë dhe e kemi shumë të qartë që është një situatë e cila kërkon vëmendje, analizë dhe reflektim të thellë. Duam të kemi një qasje sa më të mirëmenduar dhe të ekuilibruar në raport me kërkesat e tyre”, deklaroi ministri.

Gonxhja tha se qeveria po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe nuk është nxituar të japë reagime të menjëhershme, me qëllim që të ketë një qëndrim të peshuar ndaj shqetësimeve të ngritura.

Sipas tij, kauza kryesore e protestës lidhet me çështje mjedisore, ndërsa shtoi se si ministër ka përgjegjësi për aspektet që lidhen me zhvillimin turistik. Gonxhja tha se po kryhen analiza dhe verifikime për rëndësinë e projekteve turistike në Zvërnec, si edhe për modele të ngjashme zhvillimi në Shqipëri dhe në rajon.

Ministri u përpoq ta paraqesë protestën si një proces që duhet respektuar, duke e lidhur atë me lirinë e shprehjes dhe funksionimin e demokracisë.

“Ne e respektojmë protestën. Ajo vjen edhe sepse liria në vend është në një nivel shumë të lartë. Duhet ta ruajmë këtë forcë të demokracisë dhe të dëgjojmë pjesën serioze dhe thelbësore të shqetësimeve që ngrihen”, tha Gonxhja.

Ai vlerësoi gjithashtu faktin që debati publik është përqendruar te mbrojtja e mjedisit, biodiversitetit dhe specieve të mbrojtura, duke e konsideruar këtë si shenjë të një ndjeshmërie më të lartë shoqërore.

“Fakti që sot diskutojmë për flamingot, speciet e mbrojtura dhe ndjeshmërinë mjedisore tregon se shoqëria ka bërë përparim. Për çështjet që janë thelbësore dhe me interes publik, ne po marrim masat për të qenë të përgatitur dhe për t’iu përgjigjur çdo problematike të ngritur”, u shpreh ai.

Deklaratat e Gonxhjes shënojnë një ndryshim toni nga ana e qeverisë, e cila deri më tani është përballur me një protestë të përditshme kundër projektit në Zvërnec. Ndryshe nga qëndrimet më të ashpra politike, ministri foli për dëgjim, analizë dhe reflektim, në një përpjekje për të zbutur tensionin dhe për t’i dhënë përgjigje shqetësimeve të ngritura.

Protestat kundër projektit në Zvërnec kanë mbledhur çdo ditë qytetarë, aktivistë të mjedisit dhe të rinj, të cilët kërkojnë mbrojtjen e zonës së Nartës dhe lagunës së saj. Organizatorët kanë paralajmëruar se mobilizimi do të vijojë deri në rishikimin e projektit dhe dhënien e garancive për mbrojtjen e zonës së mbrojtur.

Artikulli para

Testohet te njerëzit vaksina e parë e krijuar nga inteligjenca artificiale

Artikulli pas

FOTO/ Hoteli që s’do të duket si hotel, koncepti i ri i akomodimit në Firence

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit
Aktualitet

Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit

21 Tetor, 2026
Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve
Aviacion

Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve

21 Tetor, 2026
Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!
Aktualitet

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!

20 Tetor, 2026
Grupi 4iG siguron kontratën 54,25 milionë eurosh për modernizimin e policisë dhe sistemeve të kontrollit kufitar në Mal të Zi
Ekonomi

Grupi 4iG siguron kontratën 54,25 milionë eurosh për modernizimin e policisë dhe sistemeve të kontrollit kufitar në Mal të Zi

20 Tetor, 2026
“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin
Aktualitet

“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin

20 Tetor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Ryanair paralajmëron: Evropa të përgatitet për rritjen më të madhe historike të çmimeve të biletave

20 Tetor, 2026
Artikulli pas
FOTO/ Hoteli që s’do të duket si hotel, koncepti i ri i akomodimit në Firence

FOTO/ Hoteli që s'do të duket si hotel, koncepti i ri i akomodimit në Firence

Të Përzgjedhura

Pse dieta mesdhetare është aleate e zemrës
Shëndet

Pse dieta mesdhetare është aleate e zemrës

Nga Editor
17 Tetor, 2026
0

Dieta mesdhetare është një nga modelet ushqimore më të rekomanduara për shëndetin e zemrës. Ajo përfshin fruta, perime, bishtajore, drithëra...

Lexo të plotë
Euro dhe dollari nuk ndalin renien, si paraqiten sot në tregun valutor  

Kursi i këmbimit, dollari rritet, euro nuk ndryshon

9 Prill, 2026
AKU bllokon 7.5 kuintal mish te KMY, po bëhej gati për t’u hedhur në treg: Çfarë zbuluan inspektorët

AKU bllokon 7.5 kuintal mish te KMY, po bëhej gati për t’u hedhur në treg: Çfarë zbuluan inspektorët

17 Mars, 2026
Bota po hyn në një garë armatimi të ethshme, në shishe tani janë “tre akrepë”

Bota po hyn në një garë armatimi të ethshme, në shishe tani janë “tre akrepë”

4 Shkurt, 2026
Udhëzimi i ri, ndryshojnë kriteret për patentat

PATENTAT/ Rregulla ‘drakoniane’ për kthimin në rrugë të problematikëve, në 4 vite vetëm 13.4% rimorën lejen e drejtimit!

27 Qershor, 2026

Të Fundit

Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit

Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit

21 Tetor, 2026
Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve

Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve

21 Tetor, 2026
Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!

20 Tetor, 2026
Grupi 4iG siguron kontratën 54,25 milionë eurosh për modernizimin e policisë dhe sistemeve të kontrollit kufitar në Mal të Zi

Grupi 4iG siguron kontratën 54,25 milionë eurosh për modernizimin e policisë dhe sistemeve të kontrollit kufitar në Mal të Zi

20 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr