• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 11 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rritet kredia për tregtinë, hotelerinë dhe ndërtimin, gjithnjë e më pak financime për bujqësinë

Editor Nga Editor
12 Qershor, 2026
në Ekonomi
A A
0
Rritet kredia për tregtinë, hotelerinë dhe ndërtimin, gjithnjë e më pak financime për bujqësinë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këtij viti, ndërsa shpërndarja sektoriale vazhdon të dëshmojë një orientim kryesisht te tregtia, shërbimet dhe ndërtimi.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për katër muajt e parë të vitit 2026 sektori bankar dha gjithsej 92.8 miliardë lekë kredi të reja për biznesin, në rritje me 11.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Tregtia ngelet dominuese në strukturën e kredisë për ekonominë dhe ka shënuar rritje të lartë edhe për muajt e parë të këtij viti. Në katër muaj, kredia e re për tregtinë arriti në 36.2 miliardë lekë, në rritje me 25.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kredia për tregtinë përbën tashmë 39% të vlerës së kredisë së re, të disbursuar gjatë vitit, në rritje të mëtejshme nga nivelet e vitit të kaluar.

Megjithëse kërkesa e brendshme ka shfaqur sinjale dobësie, turizmi po e kompenson pjesërisht këtë efekt dhe po bën që shërbimet e lidhura me të, sidomos tregtia, të kenë një rol në rritje në ekonominë shqiptare pas pandemisë.

Sektori i dytë më i kredituar i ekonomisë ishte industria përpunuese, me 13.1 miliardë lekë, por në rënie me 4.4% krahasuar me një vit më parë. Pas një ecurie pozitive vitin e kaluar, kredia e re për industrinë përpunuese paraqitet në rënie këtë vit. Industria në tërësi dhe ajo përpunuese në veçanti kanë shfaqur një ecuri të dobët të prodhimit në vitet e fundit dhe kjo po fillon të reflektohet edhe në shifrat e huadhënies.

Sektori i tretë më i kredituar i ekonomisë është ndërtimi, me një vlerë kredie të re prej 11.7 miliardë lekësh. Vlera e kredisë së re për ndërtimin u rrit me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ritëm i ngjashëm me rritjen mesatare të kredisë së re për biznesin. Huaja e re për ndërtimin përbën rreth 12.5% të huasë totale për bizneset, në linjë me ecurinë e vitit të kaluar.

Ndërkohë, rritje të ndjeshme të kreditimit në muajt e parë të 2026 kanë shënuar edhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme. Kredia e re në këtë sektor arriti në 3.7 miliardë lekë, me rritje vjetore prej 110%.

Rritja vazhdon të shfaqë edhe sektori që përfshin akomodimin dhe shërbimi ushqimor. Kredia e re arriti në 7.6 miliardë lekë, në rritje vjetore me 78%. Pesha në strukturën e kredisë për biznes u rrit në 8.2%, nga 5.1% një vit më parë. Rritja e kredisë për këtë sektor duket se reflekton kërkesën ende të lartë për investime të lidhura me sektorin e turizmit, kryesisht në hoteleri dhe kapacitete akomoduese.

Për t’u përmendur këtë vit është edhe kthimi i rritjes së kreditimit të sektorit energjetik, që vitin e kaluar kishte pësuar një rënie të fortë. Për katër muajt e parë të këtij viti, kredia e re për energjetikën arriti në 4.5 miliardë lekë, në rritje me 114% krahasuar me një vit më parë.

Sektori i bujqësisë edhe këtë fillim vitit regjistroi kreditim në vlera modeste, me 393 milionë lekë ose 26% më pak krahasuar me një vit më parë.

Kredia për bujqësinë po vazhdon të tkurret, pavarësisht aplikimit të skemave të ndryshme të lehtësimit të financimit, duke përfshirë një program të sigurimit të fondeve me çmim preferencial, të hartuar nga Banka e Shqipërisë dhe një skemë të re të garancisë sovrane për kreditë, të aplikuar nga qeveria shqiptare. /Monitor

Etiketat: kredia
Artikulli para

Medikamenti premtues për kancerin e mushërkive dështon në trajtim

Artikulli pas

Frika nga kanceri i gjirit, vajzat në të 20-at po zgjedhin mastektominë për parandalim

Editor

Editor

Nga Kategoria

Nga gazi te elektriciteti, ndryshimi i thelbësor i BE-së për energjinë
Ekonomi

Financim gjerman në energji, Karakaçi: 110 mln euro për 3 projekte në Shqipëri

11 Shtator, 2026
Kriza e energjisë, gjigantët e botës gati të fusin në përdorim rezervat strategjike për të mbrojtur tregjet nga rrita e çmimeve
Aktualitet

Nafta prek 110 dollarë, tregjet në alarm për furnizimet

11 Shtator, 2026
Kompania Kappa Oil përfaqëson Shqipërinë në panairin gjigant Automechanika Frankfurt 2026
Ekonomi

Kompania Kappa Oil përfaqëson Shqipërinë në panairin gjigant Automechanika Frankfurt 2026

10 Shtator, 2026
Formula e re që po fikson të rinjtë për kursimet e pensionit
Ekonomi

Formula e re që po fikson të rinjtë për kursimet e pensionit

10 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri pas rritjes galopante të pagave
Ekonomi

Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri pas rritjes galopante të pagave

10 Shtator, 2026
Shkolla e lartë nuk është gjithçka për amerikanët, të rinjtë pa diplomë më të punësuarit
Ekonomi

Shkolla e lartë nuk është gjithçka për amerikanët, të rinjtë pa diplomë më të punësuarit

10 Shtator, 2026
Artikulli pas
Frika nga kanceri i gjirit, vajzat në të 20-at po zgjedhin mastektominë për parandalim

Frika nga kanceri i gjirit, vajzat në të 20-at po zgjedhin mastektominë për parandalim

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Si të mbroni sytë kur të shihni eklipsin?
Shëndet

Si të mbroni sytë kur të shihni eklipsin?

Nga Editor
12 Gusht, 2026
0

Evropa pritet të dëshmojë një fenomen të rrallë qiellor më 12 gusht, kur Hëna do të kalojë midis Tokës dhe...

Lexo të plotë
Ikën Spiropali, Niko Peleshi kryetar i ri i Kuvendit

Ikën Spiropali, Niko Peleshi kryetar i ri i Kuvendit

11 Shtator, 2025
“Ojnat”, arti i thurjes me grep dhe gjilpërë i grave shqiptare nominohet për në UNESCO

“Ojnat”, arti i thurjes me grep dhe gjilpërë i grave shqiptare nominohet për në UNESCO

10 Prill, 2026
Projekt i ri digjital Shqipëri–Greqi: Marrëveshje për korridor të ri me fibra optike tokësore dhe nënujore

Projekt i ri digjital Shqipëri–Greqi: Marrëveshje për korridor të ri me fibra optike tokësore dhe nënujore

6 Maj, 2026
Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve

Pensionet në Greqi, kosto miliardëshe për 1.5 milionë shqiptarë

2 Maj, 2026

Të Fundit

Drita e gjumit gjatë natës, madje edhe ajo e Hënës që depërton në dritare janë rrezik për zemrën

Drita e gjumit gjatë natës, madje edhe ajo e Hënës që depërton në dritare janë rrezik për zemrën

11 Shtator, 2026
FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

11 Shtator, 2026
Nga gazi te elektriciteti, ndryshimi i thelbësor i BE-së për energjinë

Financim gjerman në energji, Karakaçi: 110 mln euro për 3 projekte në Shqipëri

11 Shtator, 2026
PËRGJIMI BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika

Qeveria reagon për herë të parë pas akuzave të Ahmetajt për trafik armësh

11 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr