• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri pas rritjes galopante të pagave

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri pas rritjes galopante të pagave
Share on FacebookShare on WhatsApp

nga Skyweb.al

Rritja e pagave për deputetët dhe drejtuesit e administratës i ka ngjitur funksionarët publikë në krye të piramidës së pagave në Shqipëri.

Në shumë raste, pagat e tyre janë më të larta edhe se mesatarja e sektorëve privatë që tradicionalisht konsiderohen më të paguarit, si financat dhe sigurimet.

Të dhënat e INSTAT-it për tremujorin e dytë 2026 tregojnë se grupi ku përfshihen menaxherët, ligjvënësit, drejtuesit e lartë të administratës dhe drejtorët ekzekutivë kryeson renditjen e profesioneve, me pagë mesatare bruto prej 141.168 lekësh.

Disa me zor mbijetojnë, të tjerët në luks: Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri

Në këtë grup përfshihen së bashku drejtuesit publikë dhe privatë, ndaj shifra nuk përfaqëson vetëm administratën shtetërore. Por pagat e përcaktuara veçmas për funksionarët e lartë tregojnë se politikanët paguhen shumë më tepër se mesatarja e grupit.

Pas rritjes së miratuar në vitin 2023, paga bruto e një deputeti arriti në 310.250 lekë, nga 156.770 lekë që ishte më parë. Paga e kryeministrit dhe e kryetarit të Kuvendit u vendos në rreth 393 mijë lekë, ndërsa ministrat dhe zëvendëskryeministri përfituan paga mbi 318 mijë lekë.

Këto nivele janë dukshëm më të larta edhe se pagat mesatare në financa dhe sigurime, sektori më i paguar i ekonomisë shqiptare. Sipas INSTAT-it, paga mesatare në këtë sektor është 187.267 lekë bruto.

Kjo do të thotë se një deputet merr rreth 123 mijë lekë më shumë në muaj se paga mesatare në banka, kompani sigurimesh dhe institucione të tjera financiare. Paga e kryeministrit është më shumë se dyfishi i mesatares së sektorit financiar.

Ndërtimi shtyn para rritjen e pagave në Shqipëri! Deri në 2 mijë euro, sa merr mesatarisht një shqiptar sot

Pas drejtuesve, në renditjen e profesioneve vijnë specialistët me arsim të lartë, me pagë mesatare 119.152 lekë, Forcat e Armatosura me 108.607 lekë dhe teknikët e specialistët në zbatim me 100.478 lekë.

Nëpunësit marrin mesatarisht 90.988 lekë, ndërsa punonjësit e shitjeve dhe të shërbimeve paguhen 71.410 lekë. Zejtarët dhe artizanët marrin mesatarisht 70.811 lekë, ndërsa punëtorët në profesionet elementare 61.933 lekë.

Në fund të renditjes janë punonjësit e kualifikuar të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit, me një pagë mesatare prej vetëm 58.569 lekësh bruto.

Diferenca është e madhe. Paga e një deputeti është mbi pesë herë më e lartë se paga mesatare e një punonjësi të bujqësisë dhe mbi katër herë më e lartë se ajo e një punonjësi të shitjeve apo shërbimeve.

Rritja e pagave për ligjvënësit dhe drejtues të lartë të administratës, u argumentua me nevojën për të afruar pagesat e sektorit publik me tregun privat dhe për të mbajtur punonjësit e kualifikuar. Por shifrat tregojnë se në majën e administratës dhe politikës ky raport është përmbysur, pasi deputetët dhe funksionarët e lartë paguhen dukshëm më shumë edhe se punonjësi mesatar i financave dhe sigurimeve.

Ndërkohë, për shumicën e të punësuarve realiteti mbetet tjetër. Mbi gjysma e punonjësve në Shqipëri marrin deri në 75 mijë lekë bruto në muaj dhe 25,8% deklarohen deri në nivelin e pagës minimale prej 50 mijë lekësh. /skyweb.al

Etiketat: deputetetpagat
Artikulli para

Shkolla e lartë nuk është gjithçka për amerikanët, të rinjtë pa diplomë më të punësuarit

Artikulli pas

LuxAir njofton nisjen e fluturimeve direkte drejt Tiranës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes
Ekonomi

Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri
Ekonomi

Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri

26 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

26 Tetor, 2026
Artikulli pas
LuxAir njofton nisjen e fluturimeve direkte drejt Tiranës

LuxAir njofton nisjen e fluturimeve direkte drejt Tiranës

Të Përzgjedhura

RCC: Firmos deklaraten e Dubrovnikut për një të ardhme më të gjelbër
Aktualitet

RCC: Firmos deklaraten e Dubrovnikut për një të ardhme më të gjelbër

Nga SkyWeb
14 Tetor, 2025
0

Dubrovnik, 14 tetor 2025 – Ballkani Perëndimor po kalon nga premtimet në veprim. Ministrat e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm...

Lexo të plotë
Valon Ademi quan Behgjet Pacollin mashtrues ordiner: Qau në makinë! Hapet kapaku i pusetës në Aeroportin e Vlorës

Valon Ademi quan Behgjet Pacollin mashtrues ordiner: Qau në makinë! Hapet kapaku i pusetës në Aeroportin e Vlorës

12 Nëntor, 2025
Si të gjeni bileta avioni të lira

Sa fiton realisht një kompani ajrore nga një fluturim? Analiza e shifrave i jep fund spekulimeve

9 Mars, 2026
Tenderi i fshehtë i Shërbimeve Qeveritare, 2.3 milionë euro për të marrë kontenierë me qira për gjysmë dite

Ndryshime të tjera në qeveri, kush ikën dhe kush vjen

23 Tetor, 2025
Nga paga minimale 500 euro deri te mbështetjet për sipërmarrësit, programi i qeverisë së re

Në Ballkan gratë paguhen më pak se burrat

8 Mars, 2026

Të Fundit

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr