• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Mektrin Motors merr tenderin 4 milionë euro të makinave të Policisë, “goditja e vitit” në të dy lotet

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Qershor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Policia Rrugore me makina të reja me qira, shpallet tenderi 450 milionë lekë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tenderi me vlerë mbi 4.5 milionë euro pa TVSH, i shpallur nga Operatorii Blerjeve të Përqendruara për dhënien me qira të makinave të Policisë së Shtetit, ka ngjallur debat të fortë publik për mënyrën e zhvillimit të procedurës, përzgjedhjen e fituesve, si dhe për vetë logjikën e kontratës: pse qira dhe jo blerje?

Sipas dokumenteve zyrtare të siguruara nga Skyweb.al tenderi u nda në dy lote, për makina tip sedan dhe makina tip SUV, me fond limit total 450,695,808 lekë pa TVSH (rreth 4.56 milionë euro). Fitues u shpallën dy kompani, të cilat rezultojnë të lidhura me njëra-tjetrën.

  • Eurocar Rentals, për makinat sedan (vlerë kontrate: rreth 2 milionë euro nga një fond limit prej 2.25 milionë),

  • Mektrin Motors, për makinat SUV (vlerë kontrate: rreth 2 milionë euro nga një fond limit prej 2.3 milionë euro).

Në garë morën pjesë edhe kompani të tjera të rëndësishme si Albania Motor Company, Porsche Leasing dhe Tirana Auto, por të gjitha u skualifikuan me argumentin se nuk kishin përvojë të mëparshme specifike në dhënien me qira të automjeteve, ose nuk zotëronin servise të certifikuara për mirëmbajtje, siç kërkohej në kriteret e tenderit, raporton skyweb.al. 

Albania Motor Company paraqiti fatura shitblerjeje për automjete të tipit Ford Kuga me vlerë mbi 155 milionë lekë, por Komisioni i Vlerësimit e konsideroi këtë të papërputhshme me objektin e kontratës.

Sipas interpretimit ligjor, shitblerja nuk përbën shërbim qiraje, pasi në një rast automjeti i kalon pronarit të ri, ndërsa në rastin e qirasë, pronësia mbetet te ofruesi dhe përfshin edhe detyrimin për mirëmbajtje.

Debati, më mirë qira apo blerje? 

Kostoja mesatare për një automjet për periudhë 4-vjeçare qiraje, sipas përllogaritjeve të tenderit, arrin rreth 34 mijë euro për njësi, një shifër që ka nxitur reagime të shumta mbi eficiencën e shpenzimit publik. A do të ishte më efektive blerja direkte e makinave, me garanci dhe mirëmbajtje të përfshirë, në vend të një kontrate që përfundon duke mos i lënë Policisë asnjë mjet në pronësi?

Kjo nuk është hera e parë që Mektrin Motors rezulton fituese në tenderë publikë për automjete. Dyshimet për ndarje të qëllimshme të loteve, pjesëmarrje të kompanive “të lidhura” në garë dhe saktësimi i kushteve që përjashtojnë konkurrentët e tjerë, e bëjnë këtë tender pjesë të një modeli më të gjerë të koncentrimit të kontratave publike në një rreth të ngushtë biznesesh.

Për më tepër, mungesa e transparencës në lidhje me shërbimet e mirëmbajtjes dhe afatet reale të zbatimit ngre pyetje të tjera për monitorimin e kontratës dhe garantimin e interesit të qytetarëve.

Në fund, 4.5 milionë euro të paguara nga buxheti i shtetit për të marrë makina me qira për Policinë për katër vite, pa një analizë të qartë kosto-përfitim, pa garanci për ndarjen e drejtë të tregut dhe me dyshime për lidhje të brendshme mes fituesve, e bëjnë këtë një nga tenderët më të debatueshëm të vitit në sektorin publik. /skyweb.al

Etiketat: makina me qiramektrin motorspolicia
Artikulli para

One Albania prezanton ‘One Business Select’:  Zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

Artikulli pas

Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut
Ekonomi

Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut

21 Tetor, 2026
Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve
Ekonomi

Kryeson Holanda, cilat shtete kanë sistemin më të mirë të pensioneve

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca

Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca

Të Përzgjedhura

Pse i nxehti rrezikon më shumë gratë?
Shëndet

Pse i nxehti rrezikon më shumë gratë?

Nga Editor
9 Korrik, 2026
0

Valët e të nxehtit nuk prekin të gjithë njësoj. Sipas ekspertëve të shëndetit, gratë janë biologjikisht dhe shoqërisht më të...

Lexo të plotë
Si të zgjidhni jastëkun ideal për një gjumë të mirë

Si të zgjidhni jastëkun ideal për një gjumë të mirë

29 Shtator, 2026
Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm të Kroacisë, fokusi te mbështetja e Zagrebit për integrimin e Shqipërisë në BE

Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm të Kroacisë, fokusi te mbështetja e Zagrebit për integrimin e Shqipërisë në BE

28 Korrik, 2026
Çmimet e naftës bien pas lajmeve se paqja është afër mes SHBA-së dhe Iranit

Çmimet e naftës bien pas lajmeve se paqja është afër mes SHBA-së dhe Iranit

6 Maj, 2026
Nga sot, hyrja në BE do të bëhet ndryshe: Çfarë parashikon sistemi i ri i “hyrje-daljeve”

Nga sot, hyrja në BE do të bëhet ndryshe: Çfarë parashikon sistemi i ri i “hyrje-daljeve”

12 Tetor, 2025

Të Fundit

Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr