• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 4 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

“Time Out”: Udhëtim mbi det, për herë të parë, fluturime me hidroavion midis Shqipërisë dhe Greqisë

Editor Nga Editor
19 Qershor, 2026
në Turizëm
A A
0
“Time Out”: Udhëtim mbi det, për herë të parë, fluturime me hidroavion midis Shqipërisë dhe Greqisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Për herë të parë është hapur një lidhje ajrore me hidroavion mes Greqisë dhe Shqipërisë, duke shënuar një zhvillim të ri në transportin rajonal dhe potencialisht, fillimin e një rrjeti të ri lidhjesh detare-ajrore në Mesdhe, shkruan Liv Kelly në median britanike “Time Out”.

Linja lidh qytetin e Janinës në veriperëndim të Greqisë me Vlorën në Shqipëri.

Për herë të parë, Greqia dhe Shqipëria po mundësojnë lidhjen me hidroavion, në një projekt të ri, që mund të hapë një rrjet tërësisht të ri udhëtimesh, në Mesdhe.

Operatori i quajtur “Hellenic Seaplanes” ka krijuar një lidhje ajrore mes Greqisë dhe Shqipërisë, në atë që mund të jetë fillimi i një rrjeti tërësisht të ri transporti për rajonin.

Ky projekt është bërë i mundur, falë një ftese zyrtare nga autoritetet shqiptare, dhe shihet si një tregues i bashkëpunimeve të ardhshme, në fushën e infrastrukturës detare dhe transportit.

Kjo linjë e veçantë lidh qytetin e Janinës në veriperëndim të Greqisë me qytetin bregdetar të Vlorës në Shqipëri, i cili konsiderohet si, porta hyrëse drejt Rivierës Shqiptare.

Sipas “Euronews”, rrjeti i hidroavionëve pritet të rrisë turizmin në rajonet e Adriatikut dhe Jonit, duke lidhur qytete bregdetare, ishuj dhe destinacione të tjera të njohura.

Çfarë është hidroavioni?

Ndryshe nga aeroplanët e zakonshëm që ulen në tokë, hidroavionët janë ndërtuar për t’u ngritur dhe për t’u ulur në det, prandaj janë idealë për destinacione më të largëta dhe më të vështira për t’u arritur.

Zakonisht, ata kanë kapacitet nga dy deri në 20 persona. Modelet e “Hellenic Seaplanes” zakonisht, kanë hapësirë për 9 deri në 19 pasagjerë.

“Hellenic Seaplanes” tashmë, operon aerodromet e saj të licensuara në Greqi, por ky është projekti i parë drejt zgjerimit ndërkombëtar.

Në të ardhmen, lidhjet mund të shtrihen deri në Mesdheun Lindor dhe madje edhe në Afrikën e Veriut, por mbetet për t’u ndjekur zhvillimet e mëtejshme.

Artikulli para

Abuzuan me tenderat, SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë të tjerë

Artikulli pas

FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Editor

Editor

Nga Kategoria

Restoranti i vetëm në Europë me dy yje Michelin që gatuan vetëm me produkte bimore
Turizëm

Restoranti i vetëm në Europë me dy yje Michelin që gatuan vetëm me produkte bimore

3 Gusht, 2026
Në mes të sezonit turistik, qeveria urdhëron ndërprerjen e punimeve në zonat bregdetare dhe turistike
Kryesore

Në mes të sezonit turistik, qeveria urdhëron ndërprerjen e punimeve në zonat bregdetare dhe turistike

2 Gusht, 2026
MSN Travel: Riviera shqiptare një alternativë preferenciale turistike
Turizëm

Stato Quotidiano: Riviera Shqiptare, një udhëtim ndryshe mes natyrës, historisë dhe qetësisë

1 Gusht, 2026
Rrëfimi i turistit: Shtatë ditë në Shqipëri, udhëtim mes magjisë së Rivierës, detit dhe historisë mijëravjeçare
Turizëm

Rrëfimi i turistit: Shtatë ditë në Shqipëri, udhëtim mes magjisë së Rivierës, detit dhe historisë mijëravjeçare

31 Korrik, 2026
Tre pyetje që duhet t’i bëni vetes para se të niseni për pushime vere me makinë
Kryesore

Eurostat thotë se më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime në vit

31 Korrik, 2026
“Daily Mail”: Shqipëria kryeson preferencat e britanikëve si alternativa evropiane më e lirë
Turizëm

“Daily Mail”: Shqipëria kryeson preferencat e britanikëve si alternativa evropiane më e lirë

30 Korrik, 2026
Artikulli pas
FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ndryshon metodologjia e llogaritjes së Indeksit të Çmimeve, përditësohet shporta me 80 produkte të reja
Ekonomi

Ndryshon metodologjia e llogaritjes së Indeksit të Çmimeve, përditësohet shporta me 80 produkte të reja

Nga Editor
12 Shkurt, 2026
0

Që nga fillimi i këtij viti ka hyrë në fuqi metodologjia e re për llogaritjen e Indeksit të Çmimeve të...

Lexo të plotë
HISTORIKE/ Shitja e makinave elektrike tejkalon ato me djegie të brendshme në BE

Nafta ka “punën e vet”, blerje rekord makinash nga shqiptarët në mars

6 Prill, 2026
Një bukuri Mesdhetare me çmime (ende) të arsyeshme, media e njohur u sugjeron bregdetin shqiptar britanikëve

“Forbes” i bën elozhe rivierës shqiptare

16 Korrik, 2025
Bashkia Tiranë lëshon dorën, 200 mijë euro tender për të larë makinat. Kompania e lidhur me djalin e ish-deputetit të PS

Bashkia Tiranë lëshon dorën, 200 mijë euro tender për të larë makinat. Kompania e lidhur me djalin e ish-deputetit të PS

21 Dhjetor, 2025
Forcohet ligji për kamatëvonesat në transaksionet tregtare. Përafrim me BE, synohet disiplinim financiar në ekonomi

Mbi 16 milionë pagesa bankare në tre muaj, kartat dominojnë transaksionet

16 Qershor, 2026

Të Fundit

“Gjithmonë në dispozicion”: Kultura e re e punës po rrit stresin te punonjësit në Europë

“Gjithmonë në dispozicion”: Kultura e re e punës po rrit stresin te punonjësit në Europë

3 Gusht, 2026
Trendi i proteinave vihet në pikëpyetje, kufizimi i tyre mund të jenë çelësi i plakjes së shëndetshme

Trendi i proteinave vihet në pikëpyetje, kufizimi i tyre mund të jenë çelësi i plakjes së shëndetshme

3 Gusht, 2026
Ushqimet ultra të përpunuara të parezistueshme? Si t’i shmangni me alternativa të thjeshta

Ushqimet ultra të përpunuara të parezistueshme? Si t’i shmangni me alternativa të thjeshta

3 Gusht, 2026
A ka ngritur Ilir Xhakolli një “5D” në Bashkinë e Pogradecit? 47 tendera për ADA-CO të biznesmenit Përparim Latifllari

A ka ngritur Ilir Xhakolli një “5D” në Bashkinë e Pogradecit? 47 tendera për ADA-CO të biznesmenit Përparim Latifllari

3 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr