Në podcastin e tij, kryeministri Edi Rama foli për protestën, duke thënë se ata që dalin në tubime kanë vetëm iluzione dhe janë larg së vërtetës.
“Ka vetëm iluzione dhe shtrembërime faktesh e asgjë të vërtetë. Algoritmi bën punën e vet dhe ka vetëm algoritëm në atë protestë, asgjë tjetër. Algoritmi shpjegon atë që trondit dhe jo atë që shpjegon. Janë gjysmë të vërteta, që përhapen shumë shpejt.
Ka nga ata që mendojnë se po mbrojnë Zvërnecin, flamingot, se po mbrojnë Shqipërinë në këtë protestë, por se ndërkohë mbrojnë disa njerëz, që kanë të tjera interesa. Bëj thirrje ndaj protestuesve që të verifikojnë faktet. Më vjen keq për ata që shkojnë vërtetë në protestë për natyrën, por bien pre e histerisë së algoritmit”, tha Rama.
Kryeministri theksoi gjithashtu se projekti për Zvërnecin nuk do të ndalet, por duhet menduar vetëm si të perfeksionohet./skyweb.al















