• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 5 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Media spanjolle zbulon arsyet pse Shqipëria po bëhet destinacioni më i lakmuar i Evropës

Editor Nga Editor
21 Qershor, 2026
në Turizëm
A A
“The Wom Travel’: Rëra e bardhë dhe ujërat e kthjellëta, sekretet e suksesit të Ksamilit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në mediet ndërkombëtare, si një nga destinacionet më tërheqëse turistike të Evropës për vitin 2026. 

Në një artikull kushtuar vendeve që duhen vizituar këtë verë, media spanjolle “Noticias del Vino”, e përshkruan vendin si “parajsën e fundit të përballueshme” të kontinentit, duke vlerësuar jo vetëm rivierën me ujërat kristalore, por edhe qytetet historike, Alpet Shqiptare, trashëgiminë kulturore dhe mikpritjen – që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë bota.

Shqipëria, parajsa e fundit e përballueshme e Evropës: Destinacioni që po “shpërthen” këtë verë dhe nuk ofron vetëm plazhe!

Shqipëria është shndërruar në një fenomen viral në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, falë një arsyeje të thjeshtë: është një nga destinacionet e rralla mesdhetare, ku mund të shijoni një vakt pranë detit pa shpenzuar shumë.

Megjithatë, vendi ofron më shumë sesa pamjet idilike të videove 15-sekondëshe. 

Përtej plazheve të famshme, në Shqipëri gjenden qytete historike, natyrë e egër, trashëgimi kulturore e pasur dhe peizazhe, që rivalizojnë destinacionet më të njohura evropiane. 

Nga Riviera Shqiptare te Alpet e Veriut, këto janë vendet që nuk duhen humbur:

Riviera Shqiptare, “Karaibet” e Mesdheut që nuk kanë nevojë për filtra

Kur flitet për Shqipërinë, shumica e turistëve e kthejnë menjëherë vëmendjen te jugu i vendit.

Riviera Shqiptare, që shtrihet nga Vlora deri në Ksamil, është zona më e frekuentuar dhe një nga arsyet kryesore pse Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë.

Ksamili konsiderohet xhevahiri i rivierës, falë ujërave kristalore dhe ishujve të vegjël që mund të arrihen edhe me not. 

Por gjatë muajit gusht, fluksi i turistëve është aq i madh sa plazhet mbushen tej mase.

Për ata që kërkojnë një atmosferë më autentike dhe më të qetë, Dhërmiu mbetet një alternativë ideale. 

Me ujëra po aq të kaltër dhe një ambient më pak të populluar, ai ofron një përvojë më relaksuese larg turmave.

Trekëndëshi historik: Berati, Gjirokastra dhe Butrinti

Shqipëria nuk është vetëm nje destinacion plazhi. Për adhuruesit e historisë dhe kulturës, tre ndalesa janë të domosdoshme: Berati, Gjirokastradhe Butrinti.

Berati, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. 

Shtëpitë e bardha me arkitekturë osmane ngjiten përgjatë kodrës deri te kalaja, e cila vazhdon të jetë e banuar edhe sot.

Pak orë më larg ndodhet Gjirokastra, e njohur si “qyteti i gurtë”, vendlindja e ish-diktatorit Enver Hoxha. 

Rrugët karakteristike me kalldrëm mund të jenë sfiduese për t’u përshkuar, por pamjet panoramike mbi luginën e Drinos janë mbresëlënëse.

Ndërkohë, Butrinti është një nga thesaret më të rëndësishme arkeologjike të vendit. 

Në këtë park ndërthuren gjurmë të qytetërimeve greke, romake dhe bizantine, të rrethuara nga një lagunë natyrore që i jep zonës një atmosferë të veçantë.

Alpet Shqiptare, sekreti më i ruajtur i veriut

Një gabim që bëjnë shumë turistë është anashkalimi i veriut të Shqipërisë. 

Për adhuruesit e natyrës dhe ecjeve malore, itinerari nga Thethi në Valbonë konsiderohet ndër më spektakolarët në Ballkan.

Shtegu kalon mes majave të thepisura që shpesh krahasohen me peizazhet alpine të Zvicrës. 

Vizitorët kanë mundësinë të qëndrojnë në kullat tradicionale prej guri, ku mikpritja shqiptare shoqërohet me kafe turke dhe raki të përgatitur në shtëpi.

Për të mbërritur në këtë zonë, shumica e turistëve, kalojnë përmes Liqenit të Komanit me traget. 

Udhëtimi konsiderohet nga më të bukurit në Evropë, falë shkëmbinjve të lartë që zhyten në ujërat smerald të liqenit.

Tirana, kryeqyteti shumëngjyrësh që të surprizon

Asnjë guidë për Shqipërinë nuk mund të jetë e plotë pa Tiranën, kryeqytetin dinamik të vendit.

Pas rënies së komunizmit, shumë prej ndërtesave gri të periudhës socialiste u transformuan me ngjyra të ndezura, duke i dhënë qytetit identitetin e tij karakteristik.

Një nga atraksionet më interesante është Bunk’Art, një bunker i madh antiatomik i shndërruar në muze historie dhe arti, ku vizitorët mund të kuptojnë më mirë dekadat e izolimit që përjetoi vendi.

Për jetën e natës dhe gastronominë, zona e Bllokut, mbetet destinacioni kryesor. 

Dikur e rezervuar për elitën komuniste, sot ajo është zemra moderne e qytetit, e mbushur me restorante, bare dhe ambiente argëtimi.

Një këshillë për turistët është të provojnë byrekun tradicional në furrat dhe kioskat lokale, një nga ushqimet më të dashura të shqiptarëve.

Syri i Kaltër dhe mrekullitë natyrore të jugut

Në jug të vendit ndodhet një nga fenomenet natyrore më të famshme të Shqipërisë: Syri i Kaltër.

Burimi magjeps vizitorët me ngjyrën e tij të pazakontë, ku në qendër të tij, shfaqet në blu të thellë, ndërsa skajet marrin nuanca bruzi. 

Deri më sot nuk dihet me saktësi thellësia e tij, pasi zhytësit kanë zbritur mbi 50 metra pa arritur fundin.

Megjithëse zhytja është e ndaluar për shkak të temperaturës shumë të ulët të ujit, shpesh ka vizitorë që sfidojnë të ftohtin dhe hidhen nga platforma prej druri.

Pranë tij ndodhen edhe Banjat e Benjës, pishina natyrore me ujë sulfuror të vendosura pranë një ure osmane të shekullit XVII, të konsideruara nga shumë vizitorë si një nga “spa-të” natyrore më mbresëlënëse në Evropë.

A është e sigurt të udhëtosh në Shqipëri?

Stereotipet e viteve ’90 nuk përputhen më me realitetin e sotëm. 

Një nga elementët që lë më shumë përshtypje te vizitorët është mikpritja shqiptare, e lidhur ngushtë me konceptin tradicional të “Besës”, që e konsideron mysafirin si pjesë të familjes.

Shqipëria renditet ndër vendet më të sigurta për turistët, qoftë për udhëtime individuale apo në grup. 

Për shumë vizitorë, “rreziku” më i madh është që të mos duan të largohen më ose të mësohen me çmimet e ulëta të kafesë dhe shërbimeve.

Megjithatë, vendi po ndryshon me ritme të shpejta. 

Investimet turistike dhe ndërtimi i hoteleve luksoze po transformojnë shumë zona bregdetare. 

Pikërisht për këtë arsye, shumë turistë, besojnë se tani është koha ideale për të zbuluar Shqipërinë autentike, përpara se ajo të humbasë statusin e “sekretit të fshehur” të Mesdheut.

Artikulli para

Rama për protestat: Histeri algoritmi, asgjë të vërtetë

Artikulli pas

Sa shpesh duhet t’i krihni flokët?

Editor

Editor

Nga Kategoria

“The Times” rekomandon Shqipërinë mes 12 destinacioneve turistike për pushimet pranverore
Turizëm

“The Times” rekomandon Shqipërinë mes 12 destinacioneve turistike për pushimet pranverore

4 Nëntor, 2026
“Gulf News”: Gjirokastra mes destinacioneve më spektakolare në botë
Turizëm

Media amerikane: Shqipëria, ndër destinacionet më ekonomike në Evropë, sa shpenzohet për 10 ditë

3 Nëntor, 2026
Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës
Turizëm

Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

31 Tetor, 2026
Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë
Ekonomi

Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë

31 Tetor, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore
Turizëm

Unioni Turistik kundërshton Paketën Fiskale: Çmimet përcaktohen nga destinacionet rivale

29 Tetor, 2026
Hotelet dhe restorantet, shteti shqiptar kërkon më shumë transparencë nga platformat e shitjeve: Pse i mbylle llogarinë?!
Ekonomi

Tatimet gati, ligji i ri detyron regjistrimin e njësive në Air BNB dhe Booking

29 Tetor, 2026
Artikulli pas
Sa shpesh duhet t’i krihni flokët?

Sa shpesh duhet t’i krihni flokët?

Të Përzgjedhura

BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet
Ekonomi

Forcohen Dollari amerikan dhe Paundi britanik, si paraqitet Euro

Nga Editor
9 Dhjetor, 2025
0

Dollari amerikan ka shënuar rritje këtë mëngjes krahasuar me një ditë më parë, duke u blerë me 82.5 lekë dhe...

Lexo të plotë
Merr fund spektakli i ankimimeve për tenderin 7.7 milionë euro të sistemit të Tatimeve, KPP kthen brapsht Sokol Sinanin e DataLog

Ligji i faljes, tatimet njoftojnë një mundësi të dytë për të përjashtuarit

25 Qershor, 2026
Shpresë e re kundër HIV, injeksioni që po jep rezultate pozitive

Shpresë e re kundër HIV, injeksioni që po jep rezultate pozitive

18 Mars, 2026
Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

8 Qershor, 2026
Bypass-i i Tiranës, ARRSH përgatit tenderin 2.5 miliardë lekë për fazën e tretë

Bypass-i i Tiranës, ARRSH përgatit tenderin 2.5 miliardë lekë për fazën e tretë

5 Qershor, 2026

Të Fundit

Deri në 70 euro dita, por grekët ankohen se s’ka punëtorë për të vjelë ullinjtë

Deri në 70 euro dita, por grekët ankohen se s’ka punëtorë për të vjelë ullinjtë

4 Nëntor, 2026
Lufta me Iranin, Europa pritet të “blindojë” çatitë me panele diellore

Diell ka për të gjithë: Mbi 4 600 biznese dhe individë e prodhojnë vetë energjinë në Shqipëri

4 Nëntor, 2026
Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit

Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit

4 Nëntor, 2026
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

Veliaj të tjera letra nga burgu: Rama negocion me prokurorët sa vite të marr, bashkinë nuk e delegoj

4 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr