• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Regresi i heshtur i tregut të sigurimeve në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Qershor, 2025
në Kryesore, Ekonomi
A A
Sigurimet ose sistemi Malus-Malus
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në gjysmën e dytë të viteve 2000′, kur në tregun shqiptar të sigurimeve filluan të hynin lojtarë prestigjozë nga jashtë, shumë shpresuan se industria do të futej në një proces të thellë transformimi dhe modernizimi ashtu siç kishte ndodhur me sistemin bankar.

Sigurimi i makinave: Sistemi ‘bonus-malus’, shumë ndëshkim, pak shpërblim

Shqipëria ishte një vend pa përvojë në fushën e sigurimeve dhe ardhja e emrave të mëdhenj europianë ishte shansi perfekt për të përfituar nga dividenti menaxherial dhe ekspertiza e tyre qindra vjeçare. Por kjo nuk ndodhi dot asnjëherë plotësisht.

Pavarësisht futjes së kompanive të huaja, menaxhimi i kompanive shqiptare të sigurimeve mbeti lokal. Kjo pengoi përcjelljen e plotë të standardeve të larta në treg, frenoi progresin substancial në qeverisjen korporative dhe pamundësoi nxjerrjen e plotë të industrisë nga risku i konfliktit të interesit.

Si rezultat, tregu shqiptar i sigurimeve nuk u thellua dot asnjëherë ashtu sikurse ishin pritshmëritë, por mbeti një pazar i cekët që në pjesën dërrmuese tregton produktet e detyruara nga ligji. Megjithatë progresi i paktë është gjithmonë më mirë se regresi.

Dhe zhvillimet e fundit në arkitekturën e tregut të sigurimeve shkojnë në kahun e këtij të fundit.

Largimi i grupit Uniqa shënon një prapësim domethënës për industrinë shqiptare të sigurimeve.

Ky nuk ishte një transaksion çfarëdo, por kthimi i lojtarit më të madh të tregut në një biznes individual. Për paralelizëm, supozoni vetëm për një moment, sikur Banka Kombëtare Tregtare apo Raiffeisen të kalonin në pronësi individuale.

Kjo do të ishte një goditje e fortë, e cila nuk do të mund të kalonte dot pa zhurmë. Sigal është një pasuri, po aq strategjike për Shqipërinë sa BKT dhe Raiffeisen.

E megjithatë në rastin e tregut të sigurimeve, këto zhvillime duket sikur nuk shqetësojnë askënd. Duke filluar nga rregullatori.

Fatkeqësisht Shqipëria nuk ndërtoi dot asnjëherë një rregullator të fortë dhe me pavarësi të plotë për të mbikqyrur tregun e sigurimeve.

Në vend të kësaj, krijoi një Autoritet të Mbikqyrjes Financiare, që sot mund të jetë rregullatori më i bullizuar në Europë, nga industria që duhet të rregullojë. Kryesisht me hir. Dhe kur kjo nuk ka mjaftuar, edhe me pahir.

Tani Shqipëria është në kushtet, ku mbi 60 për qind e tregut të sigurimeve është me pronësi individuale, e cila në shumë raste nuk mbështetet me asgjë tjetër nga pas.

Dhe sikur të mos mjaftojë kjo, brenda kësaj armate pronarësh ka dhe individë me rekorde të theksuara problematike në qeverisjen e korporatave, të cilët menaxhojnë kompanitë e tyre sipas modelit “vet Ali, vet Kadri”.

Kjo është një situatë, e cila shtron nevojën për rregullime më të forta ligjore dhe tashmë Shqipëria duhet të konsiderojë seriozisht ndarjen e menaxhimit nga pronësia në tregun e sigurimeve për të kufizuar riskun e konfliktit të interesit.

Dhe nëse rregullatori është i pafuqishëm të mitigojë këto risqe, të tjerët mbi të nuk mund të heshtin.

Nga qeveria tek Parlamenti.

Industria e sigurimeve është një nga nyjet më kritike të sistemit financiar dhe të ekonomisë në tërësi.

Ajo garanton sigurinë financiare, zbut rreziqet dhe krijon aktivitet ekonomik, që pa të do të ishte i pamundur.

Ndaj regresi i sigurimeve nuk mund të jetë i heshtur./kapitali

*Titulli është i redaksisë

Artikulli para

Sa kushton të jesh turist në Ballkan? Trip Advisor liston Shqipërinë si më të lirën në rajon

Artikulli pas

Defekt radarësh, kaos me fluturimet në veri të Italisë, ANULIME masive

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

13 Tetor, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

13 Tetor, 2026
Shqipëria ndërton pa fund, por mbetet e treta në Europë për privimin e rëndë nga strehimi
Ekonomi

Strehimi social, Financat kërkojnë heqjen e garancisë për kreditë, mekanizmi mbetet në draft

13 Tetor, 2026
Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën
Ekonomi

Deri në 6 500 euro! Sa do të paguhet në ankand për targat VIP

13 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian
Ekonomi

Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Defekt radarësh, kaos me fluturimet në veri të Italisë, ANULIME masive

Defekt radarësh, kaos me fluturimet në veri të Italisë, ANULIME masive

Të Përzgjedhura

Kursi i këmbimit shkatërron eksportet shqiptare, rënie drastike gjatë gushtit
Ekonomi

Leku i fortë shpartallon eksportet shqiptare: Importet rriten tetë herë më shpejt, deficiti tregtar thellohet me 17%

Nga SkyWeb
17 Shtator, 2026
0

Forcimi i vazhdueshëm i lekut po ushtron presion mbi prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë, ndërsa në krahun tjetër favorizon blerjen e...

Lexo të plotë
Pse nuk merren në sigurim të gjitha pronat, menaxhimi i riskut dhe rasti i Tregut “Dinamo”

Pse nuk merren në sigurim të gjitha pronat, menaxhimi i riskut dhe rasti i Tregut “Dinamo”

13 Shkurt, 2026
UNIKE! Shënohet precedenti i ri gjyqësor ndaj lirisë së medias në Shqipëri

UNIKE! Shënohet precedenti i ri gjyqësor ndaj lirisë së medias në Shqipëri

10 Maj, 2026
Ndryshon pas 20 vitesh rregulli i heqjes së këpucëve para fluturimeve në SHBA

Ndryshon pas 20 vitesh rregulli i heqjes së këpucëve para fluturimeve në SHBA

8 Korrik, 2025
József Váradi dhe Michael Delehant , drejtues te Wizz Air

FATURAT/ Si po i zhvat Wizz Air shqiptarët : Ikni ankohuni në Angli po deshet!

22 Prill, 2025

Të Fundit

Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

13 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

13 Tetor, 2026
Media italiane përzgjedh Dhërmiun mes 20 destinacioneve për vjeshtën

Media italiane përzgjedh Dhërmiun mes 20 destinacioneve për vjeshtën

13 Tetor, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

13 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr