• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 2 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Leku i fortë shpartallon eksportet shqiptare: Importet rriten tetë herë më shpejt, deficiti tregtar thellohet me 17%

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Kursi i këmbimit shkatërron eksportet shqiptare, rënie drastike gjatë gushtit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Forcimi i vazhdueshëm i lekut po ushtron presion mbi prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë, ndërsa në krahun tjetër favorizon blerjen e mallrave nga jashtë. Pasojat e këtij çekuilibri reflektohen në të dhënat e tregtisë së jashtme për gushtin.

Sipas INSTAT, eksportet e mallrave arritën në vetëm 20.5 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 1.6%. Importet, ndërkohë, u ngjitën në 75.6 miliardë lekë, duke u rritur me 12.6%.

Kjo do të thotë se importet u rritën gati tetë herë më shpejt se eksportet. Për pasojë, deficiti tregtar arriti në 55 miliardë lekë, 17.4% më shumë se në gushtin e vitit të kaluar dhe 4.3% më shumë se në korrik.

Shqipëria eksportoi vetëm 27.2 lekë mallra për çdo 100 lekë të importuara. Ky është niveli më i dobët  i mbulimit të importeve me eksporte në tabelën e publikuar nga INSTAT, të paktën që nga janari 2025.

Presioni mbi eksportuesit vjen në një kohë kur monedha europiane vazhdon të këmbehet pranë niveleve minimale historike. Më 17 shtator, kursi zyrtar ishte 91.65 lekë për një euro.

Të dhënat e INSTAT nuk përcaktojnë se sa nga dobësia e eksporteve shkaktohet drejtpërdrejt nga kursi i këmbimit. Megjithatë, tabloja tregon një ekonomi ku importet po zgjerohen shumë më shpejt se aftësia e prodhuesve shqiptarë për të shitur mallra jashtë vendit.

Goditjen më të fortë e kanë dhënë tekstilet dhe këpucët, sektori ku bëjnë pjesë edhe kompanitë e fasonit. Ky grup i hoqi 2.9 pikë përqindjeje rritjes vjetore të eksporteve. Produktet kimike dhe plastike ndikuan negativisht me 0.6 pikë të tjera.

Eksportet u mbajtën në territor pozitiv nga materialet e ndërtimit dhe metalet, si dhe ushqimet, pijet dhe duhani, me nga 1.3 pikë përqindjeje kontribut secili. Mineralet, karburantet dhe energjia elektrike shtuan 0.7 pikë.

Në kahun tjetër, rritja e importeve u udhëhoq nga makineritë, pajisjet dhe pjesët e këmbimit, me një kontribut prej 4.8 pikësh përqindjeje. Karburantet, mineralet dhe energjia kontribuuan me 3.5 pikë, ndërsa materialet e ndërtimit dhe metalet me 1.8 pikë.

Këto tri kategori siguruan rreth 80% të rritjes së importeve. Importimi i makinerive mund të lidhet edhe me investimet, ç’ka është lajm i mirë për ecurinë e ekonomisë, por zgjerimi i përgjithshëm i hendekut tregon se vendi vazhdon të blejë nga jashtë shumë më tepër mallra sesa arrin të shesë. /skyweb.al

Etiketat: eksportetimportet
Artikulli para

Veriu surprizon me 25% më shumë vizitorë, por shumica dërrmuese e turistëve zgjodhën detin

Artikulli pas

Grupi hungarez 4iG gati të listohet në NASDAQ

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së
Aktualitet

DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së

1 Nëntor, 2026
OPEC+ njofton ngrirjen e prodhimit, “çmendet” çmimi i naftës
Ekonomi

OPEC+ njofton ngrirjen e prodhimit, “çmendet” çmimi i naftës

1 Nëntor, 2026
DËSHMIA/ “S’kam parë kuti me euro dhe as kam bërë foto”. Çfarë tha pastruesja për vilën e Igli Tares në SPAK
Aktualitet

DËSHMIA/ “S’kam parë kuti me euro dhe as kam bërë foto”. Çfarë tha pastruesja për vilën e Igli Tares në SPAK

1 Nëntor, 2026
Flluska te kompanitë e AI rrezikon bisedat tona sekrete
Ekonomi

Flluska te kompanitë e AI rrezikon bisedat tona sekrete

1 Nëntor, 2026
“Ankesat nuk do të humbasin më nëpër zyra”, Rama prezanton Pasqyrë Albania
Aktualitet

“Ankesat nuk do të humbasin më nëpër zyra”, Rama prezanton Pasqyrë Albania

1 Nëntor, 2026
DOSJA E SPAK/ Pastronte 6 vila në kompleksin White Rocks, punononjësja dhe i shoqi mohojnë të kenë parë euro te vila e Igli Tares në Palasë
Aktualitet

DOSJA E SPAK/ Pastronte 6 vila në kompleksin White Rocks, punononjësja dhe i shoqi mohojnë të kenë parë euro te vila e Igli Tares në Palasë

1 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Grupi hungarez 4iG gati të listohet në NASDAQ

Grupi hungarez 4iG gati të listohet në NASDAQ

Të Përzgjedhura

Inteligjenca Artificiale do të zbulojë sëmundjet që mund të na prekin pas 20 vitesh
Uncategorized

Inteligjenca Artificiale do të zbulojë sëmundjet që mund të na prekin pas 20 vitesh

Nga Editor
23 Shtator, 2025
0

Një model i avancuar i inteligjencës artificiale, i quajtur Delphi-2M, është zhvilluar për të parashikuar rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve...

Lexo të plotë
Rama mbron Ballukun: S’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen dhe të pezullojnë një anëtar qeverie, do ta çojmë në Kushtetuese

“Balluku është zor të zëvendësohet…..!” Mesazhi i Ramës me dyer të mbyllura para ndryshimeve në qeveri

26 Shkurt, 2026
Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë, çfarë përfitojnë fermerët

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë, çfarë përfitojnë fermerët

25 Maj, 2026
Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

7 Korrik, 2025
Shqipëria dhe Kosova do të prodhojnë armë bashkë

Shqipëria dhe Kosova do të prodhojnë armë bashkë

17 Prill, 2026

Të Fundit

DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së

DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së

1 Nëntor, 2026
OPEC+ njofton ngrirjen e prodhimit, “çmendet” çmimi i naftës

OPEC+ njofton ngrirjen e prodhimit, “çmendet” çmimi i naftës

1 Nëntor, 2026
Sa të shëndetshëm e konsiderojnë veten të rinjtë europianë? Shqiptarët ndër më pozitivët në përgjigje

Sa të shëndetshëm e konsiderojnë veten të rinjtë europianë? Shqiptarët ndër më pozitivët në përgjigje

1 Nëntor, 2026
Pjerin Ndreu ia bën fakt të krye Ramës: Rikandidoj për Lezhën! A do ta tolerojë kryeministri ultimatumin?

Pjerin Ndreu ia bën fakt të krye Ramës: Rikandidoj për Lezhën! A do ta tolerojë kryeministri ultimatumin?

1 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr